SHKODËR- Partia Socialiste ka arritur që të marrë avantazhin në shumicën dërrmuese të qarqeve në vend, sipas rezultateve të deritanishme (deri në orën 12 paradite) kur janë numëruar rreth 40% e votave në total, pa llogaritur votat e emigrantëve. Socialistët kanë kryesimin në 10 qarqe, ndërsa Partia demokratike vetëm në 2, në Kukës dhe në Shkodër.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është forcë e tretë në shumë qarqe.
Partia Mundësia e ka rezultatin më të mirë në Tiranë (4.86%), ndërsa Partia Socialdemokrate në Shkodër, me 19.09%.
TIRANE (417 qendra të numëruara, nga 1282)
Në kryeqytet Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me rreth mbi 64 mijë vota deri tani, ose 48.67%.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë rreth mbi 46 mijë vota ose 34.86%.
Forcë e tretë është Partia Mundësia, me 6302 vota ose 4.95%.
Partia Socialdemokrate është e katërta me 4545, ose 3.43%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është në vend të pestë me 3909 vota, ose 2,95 %.
FIER(179/587)
Në Fier dominon Partia Socialiste e Shqipërisë, me 29.7 mijë vota ose 62.92%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë deri tani 11987 vota, ose 25.39%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka 1990 vota, ose 4.22%
Partia Mundësia ka 1245 vota, ose 2.64%
Partia Socialdemokrate ka 746 vota ose 1.58%
ELBASAN (226/508)
Edhe në Elbasan, kryesimi i Partia Socialiste e Shqipërisë është i fortë me 32.1 mijë vota, ose 61.3%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 15.2 mijë vota, ose 29.00%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është në vend të tretë në Elbasan, me 1683 vota ose 3.2%
Partia Mundësia ka 1090 ose 2.08%
Partia Koalicioni Euroatlantik ka 995 vota, ose 2.08%.
DURRES (141/493)
Në Durrës sërish kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë, me 21,2 mijë vota ose 51.87%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 16,4 mijë vota ose 40.20%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka 985 vota ose 2.40%
Partia Mundësia në Durrës ka marrë me 985 vota, ose 2.40%
Lëvizja Bashkë ka 504 vota, 1.30%
KORCE (193/422)
Partia Socialiste e Shqipërisë sërish dominon me 25.9 mijë vota, ose 54.83%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka rreth 16,4 mijë vota ose 34.71%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka 1814 vota ose 3.83%
Partia Socialdemokrate 1240 vota 2.62%
Partia Mundësia 932 vota 1.97%
SHKODER (192/405)
Shkodra është qarku ku gara është më e fortë.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 10,4 mijë vota ose 40.27%
Partia Socialiste e Shqipërisë është e dyta me 10 mije vota, ose 35.52%
Partia Socialdemokrate është në vend të tretë, me 8634, me një peshë të konsiderueshme prej 19.29%, në krahasim me qarqet e tjera po nga kjo parti.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka 738 vota 1.63%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka 567 vota 1.29%
VLORE (178/449)
Edhe në Vlorë dominon Partia Socialiste e Shqipërisë me 19.9.3 mijë vota, ose 57.33%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 10 mije vota, = 28.83%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është sërish forcë e tretë dhe ka një peshë prej 6,05%, ose 2107 vota.
Partia Mundësia 1235 vota, 3.55%
Partia Socialdemokrate PSD 742 2.13%
BERAT (128/275)
Partia Socialiste e Shqipërisë ka 18.1 mijë vota, ose 59.88%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të marrë 8968 ose 29.60%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është sërish i treti me 1893 vota ose 6.25%
Partia Mundësia ka 534 vota ose 1.76%
Lëvizja Bashkë ka marrë 318 vota ose 1.05%
DIBER 80/222
Edhe në Dibër kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë, me 12,494 vota 58.27%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 7.9 mijë vota 37.24%
Partia Socialdemokrate ka 243 vota, ose 1.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet de sërish e treta me 240 vota 1.01%
Partia Koalicioni Euroatlantik ka 217 vota 1.0%
LEZHE (91/245)
Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson dhe në Lezhë, me 10486 vota, 45.24%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 10,036 vota, 43.35%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1167 vota 5.04%
Partia Socialdemokrate 682 vota 2.90%
Partia Koalicioni Euroatlantik 368 vota 1.59%
KUKES (80/139)
Kukësi është nga të pakat qarqe ku dominon Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 10896 vota 51.83%
Partia Socialiste e Shqipërisë ka 6680 vota, ose 31.79%
Partia Socialdemokrate 3012 vota 14.33%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 123 vota 0.59%
Partia Mundësia 122 vota 0.58%
GJIROKASTER (123/198)
Në Gjirokastër dominimi është sërish i Partia Socialiste e Shqipërisë, me 15.7 mijë vota, ose 64.18%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 6611 vota, 27.96%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë deri tani 737 vota, 3.12%
Partia Mundësia ka 333 vota 1.41%
Partia Socialdemokrate ka 255 vota, 1.08%/ Monitor