Aktualitet

Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj në Tiranë, strehimi merr deri 77% të pagës

Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj në Tiranë, strehimi merr

TIRANË- Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare. Teksa çmimet e qirave vijojnë të rriten, të ardhurat mujore nuk po ndjekin të njëjtin ritëm, duke e kthyer koston e strehimit me qira afatgjatë, përtej kufijve të përballueshmërisë së rekomanduar nga koeficienti ndërkombëtar, por edhe një nga sfidat më të mëdha financiare për individët dhe familjet.

Ekspertja e tregut të pasurive të paluajtshme, njëkohësisht dhe menaxhere ekzekutive e agjencisë “Colliers International Albania” Stela Dhami thotë se shpenzimet mujore për qiranë konsiderohen të përballueshme nëse zënë jo më shumë se 30% të të ardhurave mujore të një familje.

Sipas koeficientit ndërkombëtar që përdoret për vlerësimin e përballueshmërisë së strehimit, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të ardhurave mujore bruto të familjes ose individit. Kur qiraja kalon mbi 30% të të ardhurave mujore, ajo konsiderohet e papërballueshme dhe sinjalizon stres financiar te një familje për strehimin. Nëse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet “housing cost burden” ekstrem, që rrit rrezikun e pasigurisë në strehim.

Qiraja mesatare mujore arriti 721 euro e llogaritur për Monitor, nga agjencia imobiliare CPM (qiraja mesatare është llogaritur nga transaksionet për 2026). Nga llogaritjet, sipas formulës së koeficientit ndërkombëtar, një individ duhet të shpenzojë 77% të ardhurave të tij bruto apo 720 euro për të paguar shpenzimet e qirasë.

Nëse merret parasysh paga mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh (740 euro), shpenzimet për qiranë arrijnë rreth 97% të të ardhurave mujore neto, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një individ mesatar. Në të dyja rastet, treguesit qëndrojnë ndjeshëm mbi pragun prej 30% që konsiderohet kufiri i përballueshmërisë së kostove të banimit.

Kostoja e strehimit mbetet problematike edhe për familjet me më shumë se një të punësuar. Një familje me 3 anëtarë (2 të rritur dhe 1 fëmijë), me të ardhura mesatare bruto prej rreth 182,200 lekësh, nëse paguan një qira prej 721 eurosh në muaj, shpenzon rreth 39% të të ardhurave për strehim. E llogaritur me të ardhurat neto, kjo përqindje arrin rreth 49%.

Përveç kostove të larta të strehimit, edhe shpenzimet për ushqime vijojnë të zënë peshën më të madhe të buxhetit familjar. Në Shqipëri, ato përbëjnë rreth 40% të shpenzimeve mujore, ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 13% dhe atë të rajonit, nën 35%.

Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.

Shpenzimet mujore në 2024 për grupin “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.

Agjentët e tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se çmimet e qirave vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Për 2025 sipas të dhënave nga tregu i pasurive të paluajtshme, në zonat pranë qendrës së Tiranës, çmimet mesatare të qirave për apartamente të tipologjisë 1+1 varionin nga 600-900 euro në muaj, ndërsa në periferi qiratë ishin 400 dhe 500 euro.

Sipas një vëzhgim të bërë më herët  për 2026 nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kishin shënuar tendencë rritëse krahasuar me vjet.

Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25% krahasuar me vjet.

Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata. Ky fenomen po shton presionin mbi tregun dhe pritet të ndikojë edhe në vitin 2026.

Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.

Ndërsa në total në të gjithë vendin ishin të disponueshme për vitin 2025 rreth 26,3 mijë apartamente të dhëna me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnb (në total përfshihen edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Expedia). Në 2024 totali i apartamenteve ishte 21 mijë. Rritja rreth 25%.

Në shtrenjtimin e qirave ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të apartamenteve sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, sidomos për zonat afër qendrës./MONITOR

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë