TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta që shkaktoi deklarata e tij se “Serbia e humbi Kosovën”, e bërë në kuadër të debatit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se ka një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të tij kur flet apo poston lidhur me Serbinë.
Kryeministri shtoi se reagimet e ashpra ndaj tij, veçanërisht nga qarqe nacionaliste në Prishtinë e bindin se e ka kryer me sukses detyrën e tij ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe bashkëpunimit rajonal.
Lideri i qeverisë theksoi se qëndrimi tij në debatin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të serbe ka qenë preciz, duke shtuar se ai është përshëndetur edhe nga deputetja britanike Alicia Kerns. Më tej, kryeministri e cilësoi shprehjen “Serbia e humbi Kosovën” si një fakt, duke shtuar se ajo është e papranueshme si për nacionalistët në Beograd ashtu edhe për ata në Prishtinë.
Rama: Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës???? Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal???????????????????????????????? Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër????
Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese - që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar - baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut???? Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit.
Çfarë ndodhi në përplaset mes Tiranës dhe Beogradit?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, riktheu tre ditë më parë idenë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër në territorin serb, duke bërë të ditur se për këtë janë angazhuar ekspertë dhe inxhinierë, si kundërpërgjigje ndaj trajtimit të serbëve në Kosovë. Gjatë një vizite në punimet e Urës së Vjetër Hekurudhore në Beograd, Vuçiç u shpreh se Beogradi ka vënë në lëvizje specialistët për të analizuar këtë nismë.
Pas kësaj reaguan shumë figura poltike, mes tyre edhe kryeministri Rama, të cilët e cilësuan këtë deklaratë si kërcënim për Kosovën. Gjatë reagimit të tij në rrjetin social X, lideri i qeverisë mes rrjeshtash përmendi edhe shprehjen “Serbia e humbi Kosovën”, gjë e cila u cilësua nga masa si një shtrembërim i historisë, pasi Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë. Figura poliktike dhe përdorues të mediave sociale, e dënuan këtë fjali duke akuzuar kryeministrin Rama për qëndrime që bien në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe shqiptarëve.