Aktualitet

Prapaskenat e marshimit drejt Rinasit, kush i çoi protestuesit 4 orë rrugë në këmbë drejt aeroportit?

Prapaskenat e marshimit drejt Rinasit, kush i çoi protestuesit 4 orë

TIRANË- Marshimi i protestuesve drejt Rinasit ka shkaktuar debate të forta mes pjesëmarrësve, me akuza të ndërsjella për mënyrën se si u drejtua protesta dhe qëllimet e lëvizjes. Itinerari i ndjekur nga protestuesit ka hapur debat dhe ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si u mor vendimi për tu larguar nga qendra e qytetit. Sipas disa prej qytetarëve, ekzistojnë dyshime se persona të paidentifikuar, të cilët pretendohet se paraqiteshin si efektivë policie, mund të kenë ndikuar në orientimin e turmës drejt aeroportit.

Pas mesnate, turma mbërriti pranë mbikalimit të Rinasit dhe vijoi lëvizjen drejt aeroportit “Nënë Tereza”. Forcat e policisë vendosën masa sigurie dhe krijuan një kordon për të mos lejuar afrimin e protestuesve në zonën e aeroportit, ndërsa u bënë thirrje të vazhdueshme për lirimin e rrugës dhe shmangien e bllokimit të qarkullimit.

Një protestuese Irini Myftaraj, në një video të publikuar pas përfundimit të marshimit, ka deklaruar se aktivisti Gent Progni se ka orientuar qëllimisht protestuesit drejt Rinasit, duke pretenduar se ai ka manipuluar pjesëmarrësit dhe ka devijuar rrjedhën e protestës. Sipas saj, protesta kishte karakter paqësor dhe pjesëmarrësit nuk kishin asnjë qëllim për tu përplasur me Policinë apo për të krijuar tensione.

Ajo vijon më tej duke ngritur dyshime edhe mbi organizimin e protestës, duke deklaruar se çdo gjë ka qenë e dyshimtë që nga momenti i ngritjes së podiumit. Protestuesja thekson se Progni po tenton të paraqitet si mbështetës i lëvizjes, ndërsa në realitet ka ndjekur një agjendë tjetër.

"Ne po kthehemi nga Rinasi, ku u ndam aty shumë paqësisht. U udhëhoqëm për të ikur aty nga Gent Progni, i cili tani bën këto skemat tipike të një tradhëtari, që medemek na tërhoqi dikush tjetër. Kemi bërë tre orë rrugë, për të ardhur deri këtu. Dhe po bëjmë prap për tu kthyer sepse ne nuk kemi qëllim për të sulmuar as policnë dhe asnjë. Të gjithë e dinë që kjo protestë është paqësore, por siç e dimë gjithashtu se ka shumë si Gent Progni dhe shumë si këta. është në dorën tuaj të zgjidhni se kë bësoni, është në dorën tuaj të zgjidhni se kush është i drejti. Që te ngritja e atij podiumi çdo gjë ka qenë e dyshimtë, që po Gent Progni e ngre, dhe pa tjetër që do përdori manipulimin, duke thënë që unë kam qenë gjithmonë me ju. Po po, patjetër, por kush është i zgjuar e di shumë mirë, që kjo lëvizje sot ishte tipike e një tradhëtari," thotë protestuesja në video pas marshimit në Rinas. 

Ndërkohë, Gent Progni ka dhënë një version tjetër të ngjarjeve. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se një grup protestuesish ka insistuar të vazhdojë marshimin drejt Rinasit, pavarësisht thirrjeve për t’u kthyer pas.

"Një grup që do t'i çoj protestuesit drejt Rinasit. Policia ka dal para. Edhe pse i bëjmë thirrje që të kthehemi, ai grup është shumë i vendosur për të shkuar drejt Rinasit. Qytetarët janë shumë të qetë dhe nuk duan përplasje," thotë Progni.

Më pas, Progni ka publikuar edhe një video ku shfaqet një protestues që sipas tij është prezantuar si efektiv policie dhe ka tentuar të provokojë situatën. 

Debatit në rrjetet sociale iu bashkua edhe avokati Altin Goxhaj, i cili ngriti pikëpyetje mbi logjikën e organizimit të marshimit drejt aeroportit të Rinasit. 

"Pyetja është: kush rq i ka drejtuar qytetarët në marshim drejt Rinasit që do 4 orë me shku në këmbë e 4 orë me ardh? Ne dimë kush do me lodh qytetarët," shkruan avokati Altin Goxhaj.

Pavarësisht debatit marshimi përfundoi pa incidente të rënda dhe pa përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërkohë që presim të shohim protestën e sotme, për të kuptuar se si do vijojë marshimi i qytetarëve. 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë