TIR
ANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese po bllokojnë luftën kundër korrupsionit. Në një deklaratë për mediat, ai nënvizoi qëndrimet e Ramës duke i cilësuar ato si përpjekje për të mbrojtur veten.Ai paralajmëron se do ketë pasoja mbi këtë të fundit dhe u bën thirrje qytetarëve të guxojnë të flasin për veten.
Berisha gjithashtu vlerëson reagimin e shoqatës së gjyqtarëve duke e quajtur një reagim në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.
"Jam këtu gjithashtu për të dënuar përsëri me forcën më të madhe presionin e jashtëzakonshëm, të padëgjuar kurrë më parë mbi Gjykatën Kushtetuese, metodat antiligjore dhe antikushtetuese që po përdoren për t’i diktuar kësaj gjykate vendimin e Edi Ramës, me të cilin po bllokon luftën kundër korrupsionin, për të mbrojtur veten e tij dhe Lubi Ballukun nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje janë të papara ndonjëherë në historinë e këtij vendi.Kërcënimet, paritja dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi gjer në darkë.
Pikërisht për shkak të tyre, Gjykata, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent, pranoi të shqyrtojë kërkesën dhe u dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit. Qytetarë dhe qytetare, mbetet vetëm fjala dhe guximin juaj për të folur për veten, për çdo shqiptar, kudo që është dhe për mbarë Europën dhe botën.
Me këtë rast, paralajmëroj Edi Ramën se këto qëndrimet e tij dhe kjo përpjekje për të mbrojtur veten e tij përmes Gjykatës Kushtetuese, do kenë pasoja direkt mbi të.Se populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë. Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë në disa paragrafë Komisionin e Venecias, mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shquar se ky Komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri. Absolutisht.Përkundrazi ka paragrafë në të cilat pezullimin e vlerëson si akt kushtetues.
Tani, nuk e përmend më, duket se ka pasur reagime, nga Komisioni apo nga të tjerë.Tani ka hequr dorë.Tani ka vetëm hallin e tij.Por hallin e tij e ka krijuar vetë duke urdhëruar Lubi Ballukun, duke e bërë atë bashkëpunëtorë në krim.
Edi Rama është pa kurrfarë mbrojtje tani.Ajo e ka marrë vendimin, do të të marr me vete.Unë vlerësoj reagimin e shoqatës së gjyqtarëve.E vlerësoj atë si një reagim në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës," tha Berisha.