Aktualitet

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados/ Ndërpritet seanca në ‘Administrative’, kryebashkiaku: Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados/ Ndërpritet seanca në

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mbrojtja e kryebashkiakut shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili kërkoi të pranohet si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj. Në sallë mungojnë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit.

Plerent Ndreca: Kodi i Procedurës Civile parashikon se kushdo mund të ndërhyjë si palë në një proces gjyqësor nëse ka interes për të hyrë në proces. Në rastin konkret, shoqata ka interes për përfundimin e këtij gjykimi, që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shoqatës. Shoqata ka identifikuar pse përfundimi i gjykimit lidhet me interesin e saj.

Ndreca do të flasë për ndërhyrjen kryesore të shoqatës, Asociacioni për Median dhe Drejtësinë, në gjykim. Kjo kërkesë duhet të pranohet, që ajo të marrë pjesë si ndërhyrëse kryesore në gjykim.

Ndreca: Kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet të pranohet.

Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Njërës palë po i shtohen palët, ndërsa të paditurit po i largohen. Tek njëra palë shtohen aktorët që kanë interes publik, ndërsa palës tjetër po i reduktohen.

Për 540 ditë, kryetari i bashkisë është rrëmbyer nga detyra e tij dhe nga familja e tij, nga një njeri që ka veshur uniformën e shtetit, por që s’e ka tagrin dhe më ka rrëmbyer nga detyra.

Pesha juaj, i nderuar gjyqtar, është për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Unë dy beteja i fitova në Gjykatën Kushtetuese, pa shkuar ende në Strasburg.

Një noter që nuk ka bërë magjistraturën, nuk mund të jetë prokuror. Ky nuk është më një vend qokash. Dikush nuk mund të veshë uniformën e dikujt tjetër dhe të ushtrojë një funksion të caktuar.

Kushdo palë që tregon interes kontribuon në këtë gjykim.

Është pesha e këtij gjykimi që do të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj edhe bashkisë sime, që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata.

Siç raporton gazetarja Hoxha, ndërkohë në sallë është paraqitur një zonjë, e cila ka bërë kërkesë të vijë në sallë si përfaqësuese e zotit Veliaj. Ndërkohë rezulton që zonja nuk ka as licencë avokati.

Ndërkohë që asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi se do ta referojë çështjen në organet kompetente.

Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Dedaj, ish-prokuror.

Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP-ja dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP-ja nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria, që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj, i nderuar, është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Një noter që është emëruar në kundërshtim me ligjin.

Është pesha e këtij gjykimi që do të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj edhe bashkisë sime, që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata.

Avokati i Ols Dados kërkon që kjo kërkesë të rrëzohet.

Veliaj: E thënë në gjuhë të thjeshtë, na shqetësojnë dy elementë. KLP-ja jo vetëm nuk vjen, por edhe gënjen. A mund të gënjejë KLP-ja, që thotë se ka pasur mbledhje? Për ILD-në, ku ta adresoj faktin që prokurori është edhe sekser për leje? Jam në konflikt të hapur interesi.

Gjyqtari: Konfliktet e interesit kanë një tjetër rrugë. Këtu jemi për tjetër gjë.

Gjykata ndërpret për 20 minuta seancën për të vendosur lidhur me kërkesën e ish-prokurorit Tom Dedaj, i cili kërkon të jetë palë në gjyq.

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë