Aktualitet

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë ku do flasin deputetët dhe qytetarët", Berisha konferencë për mediat: Nuk do e bojkotojmë Paramentin

"Opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë
 

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Kreu i SPAk, Altin Duamni është personi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë.

Berisha tha se kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve, çdo transaksion të familjarëve të tij.

"Deklarata e Altin Dumanit, është një skandal. Një skandal i vërtetë. Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë. Kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve dhe e përgëzoj, çdo transaksion të familjarëve të mi. Dhe unë i përgëzoj, gjëja më normale. Kjo agjenci, nuk mund të them se ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk mund të përjashtoj se e ka bërë këtë. Nuk mund të them që nuk e ka bërë. Por ka një gjë në themel që unë e kam denoncuar me dhjetëra herë para jush. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor, për mos zbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi. Se në qoftëse Altin Dumani zbaton ligjin antimafia, ai konstaton se pronat e klanit Xhafaj, vijnë nga droga e Gerondit, dhe jo nga djersa e tyre. Por Altin Troplini nuk e bën këtë se është peng. Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, ja ku është hoteli 70 mln euro gjer tani i familjes Rama dhe Redi Mollës që e nxorrën nga burgu se është i teta Ollgës. Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, le të lexojnë Ola Xamën, një gazetare kurajoze, e cila bëri një hetim që Altini nuk e bëri. Dhe kjo gazetare i tha opinionit publik, se këto kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit, vetëm 20% të parave i kanë nga bankat. Dhe kjo mjafton për Altin Troplinin që tu vë drynin atyre kullave, me para të pista. Por ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro. Gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda. Kjo është.

Ai tani ka marrë mision të dalë nëpër studio dhe të mashtrojë. I thotë publikut se për herë të parë tre zv/kryeministra, ky quan zv/kryeministra ata që kanë qenë. Por gjer sot, siç mashtron ai, se ka një zyrtarë shumë të lartë të dënuar. Asnjë zyrtar shumë i lartë nuk është i dënuar për korrupsion. Asnjë për korrupsion. Dhe për sqarim për publikun. Këta që duan të ua fshijnë memorien ju dhe tu hedhin trutë e atij që s’po e them, ju thonë ju se nuk ka ndodhur ndonjëherë, ministri në detyrë. U them unë ju, nga viti 2008-2010, kanë lënë imunitetin dhe janë paraqitur para prokurorit dhe gjykatësit, zv/kryeministri në detyrë dhe dy ministria në detyrë, jo ish-ministrin, por në detyrë. Ka dhënë dorëheqjen Ilir Meta në mënyrë absolute, bazuar në një dokument të falsifikuar nga Edi Rama me Filip Çakullin, i cili doli nga analiza e institutit italian më prestigjioz se ishte falsifikuar në 28 segmente.  Por ai e kishte atë burrni. Më erdhi në zyrë dhe më tha se, nuk shkoj te prokurori për tu hetuar si zv/kryeministër, por do shkoi tek ai të hetohem si qytetar i thjeshtë. Për hir të vërtetës, të njëjtën gjë, absolutisht ka bërë Fatmir Mediu, të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha. Se këta që duan ti hedhin publikut trutë e atij dhe mendojnë se publiku do besojë mashtrimet, jo mor. Ky quan zv/kryeministër Arben Ahmetajn të cili i lëshoi mandat arrestin, në një kohë që ai ishte larguar prej kohësh nga detyra dhe vetëm kur mori dokumentet e pllakave të banjës së ish-bashkëshortes nga i mori. Pra, një propagandë vulgare, neveritëse. Por edhe ata gazetarë të cilët qëndrojnë, ky është problemi ‘fact checking’. Gazetarë të cilët pranojnë mashtrime, bëhen bashkëpunëtor në mashtrim, nëse nuk bën ‘fact checking’. Shifni, lexoni mediat amerikane dhe mediat e tjera. Absolutisht të nesërmen e deklaratave të paraqesin ‘fact checking’. Ka rëndësi të madhe, se në këtë mënyrë mund të kthjellojnë hapësirën komunikative-mediatike të vendit. Del ai thotë, për herë të parë. Ç’për herë të parë. Mirë është të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet," tha Berisha./

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë