Aktualitet

Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

Një zemër që rreh, një jetë që frymon!
 

UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.

Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, është një bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jo vetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, për këto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve të platformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj të porsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetë falë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me probleme në frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimi shumë të specializuar. Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë & Cpap në maternitetin e Tiranës Koço Gliozheni si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetet si: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubator për secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilin rajon spitalor.

Një zemër që rreh, një jetë që frymon!
 

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, përfaqësuesi i UNICEF Albania z. Murat Sahin, Drejtoresha e Fondacionit Credins, znj. Elvana Hana, si dhe drejtues të lartë të Abi Bank dhe Credins bank në statusin e partnerëve dhe kontribuesve të rëndësishëm në platformën SMILE.al. Në prani edhe të personelit shëndetësor, Genci Hyska, drejtor i maternitetit “Koço Gliozheni”, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi të rëndësishëm, duke theksuar se kontributi i shqiptarëve, donatorëve të sektorit privat si dhe mbështetja e qeverisë shqiptare është thelbësore. Ai citoi se iniciuesi i këtij projekti, UNICEF, ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e shërbimeve të maternitetit, sidomos në neonatologji. Nga ana tjetër, z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Albania, vuri në dukje rëndësinë e angazhimit të sektorit privat në çështje sociale duke cituar: “Kur nisëm bashkëpunimin me sektorin privat vitin e kaluar dhe u takuam me përfaqësues të platformës SMILE.al dhe Fondacionit Credins, kuptuam se ky partneritet mund të sillte një impakt real. Deri atëherë punonim vetëm me qeverinë, por tani kemi bashkuar forcat për të mbështetur 10 spitale në vend”. Si një projekt i një rëndësie jetike të veçantë, ai nuk ndalet vetëm te pajisjet, por gjithashtu edhe në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e protokolleve standarde si dhe në trajnimin e stafit mjekësor për të garantuar një nivel më të lartë të shërbimeve ndaj foshnjave në nevojë. Ndërkohë znj. Elvana Hana, drejtoreshë e Fondacionit Credins, falenderoi përzemërsisht të gjithë donatorët që e bënë këtë projekt të mundur duke vënë theksin: “Dua të bëj një falënderim special për mbështetjen kryesore të dhënë nga Credins bank dhe Abi Bank. Nga ana tjetër dua të theksoj mirënjohjen time të veçantë për 124 individë që kontribuan përmes platformës online SMILE.al, të cilët mundësuan realizimin e projektit.”

Prej vitesh, platforma SMILE.al është kthyer në një simbol të solidaritetit dhe angazhimit social në Shqipëri. E njohur për realizimin e kauzave të rëndësishme që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e komunitetit vendas, SMILE.al nuk është thjesht një platformë dhurimi, por një urë e besimit mes individëve, biznesit dhe institucioneve publike, OJF, etj. Duke kthyer nevojat reale në prioritete konkrete, SMILE.al ka kontribuar vazhdimisht jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit, por njëherazi edhe në integrimin e shtresave të margjinalizuara. Me transparencë, përkushtim dhe vizion të qartë, sot kjo platformë rendit projekte të realizuara me shumë sukses në shumë fusha, si: arsimi, turizmi, trashëgimia kulturore, arti, sporti, mjedisi, teknologjia, etj. Ndaj edhe mbështetja e projektit të UNICEF erdhi me entuziazmin dhe bindjen se çdo frymëmarrje e çdo foshnje është një e drejtë sublime e merituar dhe jetike.

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë