Aktualitet

“Një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes”, Kurti: Pjesëtarët e UÇK-së nuk janë marrë me trafik organesh, narrativë serbe

“Një shtet që përballet me të kaluarën, ecën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pjesëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk janë marrë me trafik organesh, duke e cilësuar këtë pretendim si “narrativë hibride” kundër Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se e ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikim organesh dhe se akuza të tilla synojnë të dëmtojnë luftën çlirimtare të UÇK-së.

Postimi i plotë:
Nuk ka simbolikë më të fuqishme se sa ta lidhim Ditën e Pavarësisë me përgjegjësinë tonë për reflektimin shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës dhe rrugën e rimëkëmbjes sonë.
Përtej një aktiviteti akademik, konferenca e dytë ndërkombëtare e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës “Nga lufta në rimëkëmbje” është pjesë e procesit të gjerë shtetëror dhe shoqëror për përballje me të kaluarën, për dokumentim të së vërtetës dhe drejtësi. Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka forcuar ndjeshëm kapacitetet e tij dokumentuese dhe arkivore. Sepse një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid. Seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë nuk mund të vënë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.
E ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Shtëpi të Verdhë” nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi e fakte se ka pasur “Sarajevo Safari” ku rol thuhet të ketë pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ç’rast për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjak civilë me snajperë në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar e gjykuar krimet e “Sarajevo Safari” do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare.
Fjala e plotë në hapjen e Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë “Nga lufta në rimëkëmbje”:
I nderuari z. Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
I nderuari profesor Arben Hajrullahu, Rektor i Universitetit të Prishtinës,
Të dashur familjarë të viktimave dhe ju të mbijetuar,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare,
Të nderuar profesorë, studiues dhe studentë nga Kosova dhe nga bota,
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, po i hapim punimet e konferencës ndërkombëtare “Nga lufta në rimëkëmbje”. Nuk ka simbolikë më të fuqishme se sa ta lidhim Ditën e Pavarësisë me përgjegjësinë tonë për reflektimin shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës dhe rrugën e rimëkëmbjes sonë.
Përtej një aktiviteti akademik, kjo konferencë është pjesë e procesit të gjerë shtetëror dhe shoqëror për përballje me të kaluarën, për dokumentim të së vërtetës dhe drejtësi. Sepse pavarësia jonë, krahas së qeni një akt politik demokratik, është edhe obligim moral kujtese ndaj të dashurve që na i vranë dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.
Në këtë kontekst, nuk mund të mos përmend edhe seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë, në kuadër të Dhomave të Specializuara, në një proces gjyqësor i cili ende është në zhvillim e sipër dhe do të ndjekë rrugën e vet ligjore deri në përfundim. Por pavarësisht kësaj, ai nuk mund dhe nuk do ta ndryshojë një të vërtetë themelore historike: se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe për mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid. Ky proces nuk mund të vërë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.
E ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Shtëpi të Verdhë” nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi e fakte se ka pasur “Sarajevo Safari” ku rol thuhet të ketë pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ç’rast për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjak civilë me snajperë në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar e gjykuar krimet e “Sarajevo Safari” do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare.
Të dashur familjarë, që gjatë luftës ua vranë më të dashurit tuaj,
Shteti ynë ju dëgjon, ju sheh e ua njeh dhimbjen. Vuajtja juaj është pjesë e historisë sonë shtetërore dhe e ndërgjegjes sonë kombëtare.
Dokumentimi është akt respekti ndaj jetës së secilit e secilës që u vra, u zhduk apo u torturua gjatë luftës.
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka forcuar ndjeshëm kapacitetet e tij dokumentuese dhe arkivore. Janë standardizuar procedurat e verifikimit, janë ndërtuar baza të reja të të dhënave dhe është avancuar puna për regjistrimin e viktimave dhe dëmeve të luftës. Këta hapa mund të tingëllojnë aq teknik, por janë kaq thelbësor për drejtësinë tranzicionale. Sepse një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes.
Të nderuar të pranishëm,
Agjenda e kësaj konference, e cila shtrihet përgjatë tri ditëve, përfshin sesione mbi kujtesën, dëshmitë, traumën, memorializimin, dhunën seksuale gjatë luftës, personat e zhdukur, përvojat e fëmijëve në luftë, si dhe mbi rrugët e drejtësisë dhe të shërimit. Kjo qasje shumëdimensionale është jetike, sepse pasojat e luftës janë edhe çështje psikologjike, edhe juridike, shoqërore, kulturore e edhe politike.
Kjo qasje na flet për shoqërinë tonë që dëshiron të kuptojë thellë, jo të thjeshtojë. Të shërojë, jo të fshehë a harrojë.
Të dashur të rinj që jeni sot këtu,
Kosova që po ndërtojmë është Republika e dijes, e universiteteve aktive, e studiuesve që bashkëpunojnë me botën, e konferencave që bashkojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë. Është Kosova që e shndërron përvojën e saj të vështirë në kontribut për shkencën, për të drejtën ndërkombëtare dhe për studimet mbi paqen e drejtë dhe drejtësinë tranzicionale.
Republika e Kosovës është ndërtuar mbi aspiratën për liri dhe barazi. Shteti ynë ka për detyrë të ruajë kujtesën, të mbështesë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit dhe të sigurojë që krimet të mos relativizohen e as të harrohen. Kujtesa është përgjegjësi institucionale dhe garanci për mospërsëritje.
Në këtë frymë, kemi bërë kërkesë zyrtare lidhur me arkivat e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar që çdo vendim për të ardhmen e tyre të garantojë qasje të barabartë dhe dinjitoze për viktimat dhe institucionet tona. Këto arkiva përbëjnë një pjesë tejet të vlefshme të dokumentimit ndërkombëtar të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe për këtë arsye ato janë të pandashme nga puna kërkimore, dokumentuese dhe arkivore që zhvillohet sot në Kosovë. Instituti, si mekanizëm shtetëror për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, është i gatshëm të bashkëpunojë me Mekanizmin Ndërkombëtar Rezidual për krijimin e një qendre informacioni dhe dokumentimi në Kosovë, i cili do të siguronte qasje në materialet publike të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), dhe të mbështesë kërkimin shkencor dhe edukimin, e të forcojë integritetin e kujtesës kolektive në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo është një lidhje natyrore ndërmjet drejtësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë sonë kombëtare për ruajtjen e së vërtetës.
Të nderuar të pranishëm,
Në këtë 17 Shkurt, ndërsa festojmë pavarësinë tonë, ne riafirmojmë edhe zotimin për drejtësi, për dokumentim të plotë dhe për përballje të ndershme me të kaluarën.
Ne e ndërtojmë të ardhmen tonë mbi të vërtetën e dokumentuar, duke nderuar kujtimin e secilës viktimë dhe sakrificën e mbarë popullit tonë.
U uroj punime të mbara në konferencë, për të thelluar dijen, për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të konsoliduar angazhimin tonë institucional.
Të nderuar qytetarë,
E ardhmja e Kosovës nuk përcaktohet vetëm nga sfidat të cilat i kemi kaluar, por nga mënyra se si i kemi adresuar ato. Ne kemi zgjedhur rrugën e ligjit dhe së drejtës, rrugën e institucioneve dhe të profesionalizmit.
Kosova e së nesërmes është Kosovë e dijes, e drejtësisë dhe e bashkëpunimit.
Dhe atë po e ndërtojmë bashkë sot e përditë. Me përkushtim të palëkundur, me profesionalizëm të lartë, me dashuri të madhe e besim të plotë në të ardhmen tonë si Republikë sovrane dhe demokratike, si shtet ligjor e zhvillimor që i bënë bashkë barazinë me solidaritet, por edhe jetesën e gjithsecilit me dinjitet.
Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Lavdi martirëve e dëshmorëve të lirisë!
Rroftë Republika e Kosovës!

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë