STRASBURG- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Komisionin e Stabilizim-Asocimit në Strasburg.
Korreshi tha se në Shqipëri plehrat kimike janë një nga pikat më ndjeshme që fermerët shqiptarë përballen në doganë. Më tej shtoi se çmimi i tyre është i lartë dhe i papërballueshëm, dhe kjo sipas tij, rrit koston për çdo fermer shqiptar.
Një tjetër problem me të cilin përballën fermerët, Korreshi tha se është edhe uji për të ujitur bimet. Ai shtoi se qeveria i ka lënë njerëzit në mjerim, në të gjitha situatat që ata kanë, si me pronën, si me investimet dhe si me marrjen e granteve.
Do flas për një nga pikat, ndoshta më ndjeshmet për shqiptarët, për skemat preferenciale që janë bërë, të oligarkëve që kanë dalë edhe pronarë serrash, padi edhe kërkesat të cilat kërkohen për të marrë këto subvencione janë për fermerët shqiptarë, të cilët janë kryesisht në regjim familjar, ose të vegjël. Është e pamundur, nuk ka shumë fermerë që kanë një hektar apo që plotësojnë kushtet që kërkohen. E njëjta gjë ndodh edhe me blegtorinë. Vetëm në Shqipëri ndodh që gjithë fshati, edhe pse mund të ketë pasur gjithmonë kafshë shtëpiake, tashmë blen qumështin në qytet. Dikur ndodhte e kundërta. Ndoshta Europa duhet të marrë pak vizion edhe nga Shqipëria në këtë pikë.
Duhet të kujtojmë që këtu në Shqipëri plehrat kimike janë një nga pikat më ndjeshme që fermerët shqiptarë përballen në doganë. Kjo nuk është për fajin e tyre, por është për fajin e plehrave kimike të cilat hyjnë në Shqipëri dhe janë të pakontrolluara. Për më tepër, çmimi i tyre në këto momente është jashtëzakonisht i lartë, i papërballueshëm, dhe kjo rrit koston për çdo fermer shqiptar.
Së dyti, përmbajtja e elementëve kimikë që ka çdo ambalazh i plehrave kimike nuk përputhet me atë që kërkon çdo fermer. Kështu që, nëse keni ndërmend të hapni një grup kapitulli, duhet të keni shikoni që një nga çështjet kryesore është bujqësia. E thashë edhe njëherë sepse keni harruar. Ndoshta është një vagon që keni shkëputur nga treni dhe keni harruar në stacion, nuk e keni marrë me vete. Por duhet gjithashtu, ne jeni akoma në atë kategori kur kemi kanale të papastruara apo të zëna dhe i mungojnë ndërhyrjet që qeveria duhet të bëjë, është akoma si në mesjetë.
Në fshat, për të mbushur tre kanale, duhen katër pompa që të mund të japësh pak ujë bimëve. Kjo është më skandalozja. Edhe më skandaloze akoma është tregu. Edhe pas gjithë këtyre peripecive arrijnë të prodhojnë: kanë katër-pesë ditë që edhe çmimi i shalqirit, të cilët prisnin të shkretët mos merrnin prapë paratë e tyre mbrapsht. Kanë katër ditë që po e hedhin dhe nuk e nxjerrin dot në treg, sepse kostoja ka shkuar më lart nga ç’kanë shpenzuar për ta prodhuar.
Kështu që pjesa tjetër e mjedisit, dua të them që është një nga çështjet më sensitive që ka qyteti dhe gjithë Shqipëria janë plehrat, vendet e grumbullimit të plehrave që vazhdojnë digjen. Është rasti i Vlorës, rasti i Lushnjës – janë male me plehra dhe janë në mes të qytetit. Por të gjitha këto fabrikat e peletit, që po qelbin në mënyrë absolute, të cilat punojnë ndoshta edhe pa licencë një pjesë e tyre, por që qelbin gjithë qytetin me erën që kundërmojnë ato.
Theksoj edhe një herë: Europa është afër, por ju e keni harruar stacionin e bujqësisë. Njerëzit i keni lënë në mjerim, në të gjitha situatat që ata kanë tashmë, si me pronën, si me investimet, si me marrjen e granteve, po të shikojmë se sa fermerë, nga ata që kanë nipt, apo me atë ç’ka ndodh me naftën. E kam kallëzuar në 2021, kur ditën e shtunë jepej naftë për anëtarët e PS, fermerët që ishin regjistruar në Partinë Socialiste – kallëzimet kanë mbetur ende në prokurori, ende pa u hekurosur dhe pa marrë një vendim. Kanë kaluar 4 vite. E njëjta gjë ndodh edhe tani, është një selektivitet, pavarësisht se kush bën kërkesën merr vetëm nga ai që ka teserën e PS-së.