Vitet e fundit, zona e Hamallajt ka përjetuar një rritje të ndjeshme të frekuentimit nga turistë vendas dhe të huaj, duke u shndërruar nga një destinacion i qetë bregdetar në një pikë të rëndësishme të hartës turistike shqiptare. Afërsia me kryeqytetin dhe Durrësin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si dhe prezenca e projekteve moderne rezidenciale, kanë kontribuar që Hamallaj të vendoset në qendër të vëmendjes si shembull i zhvillimit të qëndrueshëm turistik në bregdetin shqiptar.
Ky zhvillim nuk është vetëm një proces lokal, por pjesë e një transformimi më të gjerë të tregut turistik, ku bregdeti po bëhet gjithnjë e më konkurrues në rajon falë standardeve të reja të ndërtimit dhe shërbimeve. Hamallaj po përfiton nga ky kontekst kombëtar duke tërhequr investitorë që kërkojnë siguri në kthimin e kapitalit dhe familje që kërkojnë një mënyrë jetese më afër natyrës, pa hequr dorë nga komoditetet e të jetuarit në qendra urbane.
Prania e projekteve të integruara, si Next to Vala Mar Premium, me rezidenca, hotele, marina dhe hapësira tregtare e argëtuese, plotëson këto kërkesa dhe krijon një ekosistem ekonomik të qëndrueshëm për zonën, ku çdo sektor ushqen dhe mbështet tjetrin.
Në këtë ekosistem, projekti Next to Vala Mar Premium është shembull se si një zhvillim jep kontribut të rëndësishëm në krijimin e një standardi të ri të investimeve në bregdetin shqiptar, duke tërhequr një profil vizitorësh që kërkojnë cilësi dhe siguri. Nga viti në vit, rritja e kërkesës për investime në këto projekte ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës, duke rritur vlerën e pasurive të paluajtshme.
Tashmë Hamallaj nuk është vetëm një destinacion turistik i modës së momentit, por një zonë me vizion afatgjatë, ku potenciali natyror bashkohet me planifikimin urban dhe investimin strategjik për të krijuar një hapësirë që ofron vlerë të qëndrueshme ekonomike dhe cilësi të lartë jetese. Kjo ndikohet edhe nga afërsia me Tiranën dhe Durrësin, që e vendos këtë zonë në një orbitë përdorimi gjithëvjetor, ku pronat nuk funksionojnë vetëm si shtëpi pushimi, por edhe si rezidenca fundjave apo shtëpi nga të cilat mund të punosh në distancë.
Faktorë që e kthejnë zonën e Hamallaj në një zgjedhje racionale e të aksesueshme, me komunitete të përzgjedhura dhe me projekte që i japin peshë, duke e bërë investimin të arsyeshëm sot dhe të mbrojtur për nesër.