Aktualitet

"Neve s’kanë ç’na bëjnë se i bie me shku krejt Fushë-Kruja në burg!" Mesazhet e grupit Rraja: Thuaj Tan Konit të hapë grilën e garazhit

"Neve s’kanë ç’na bëjnë se i bie me shku

Kapja e një sasie prej 2 ton drogë në pikën e kufirit në Malin e Zi, ka sjellë shqetësime mes anëtarëve të grupit kriminal, që drejtohej nga Islam Sefa dhe Rrexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist në Krujë, Rrahman Rraja.

Islam Sefa shprehet pak kapjes së drogës se kjo punë i është kthyer në stres, ndërsa bashkëbiseduesi tjetër Vidjan Baroka, i kërkon që të ruaja qetësinë pasij nuk kanë çfarë ti bëjnë, pasi dy persona e arrestuar në Lushnjë,nuk kanë pasur kontakt me ata dhe nuk kishin njohje.

“...neve skanë ç’na bajnë se ashtu i bie me shku krejt Fushë-Krujën në burg. Po ato si kanë pasur kontakt drejt për drejt, me ato ashtë një fije problem...”-i shkruan Islam Sefës, bashkëpuntori i tij Vidjan Baroka.

Më tej Baroka dhe Sefa, udhëzojnë njëri-tjetrin se ku duhet të fshehin një makinë, që me sa duket e kanë përdorur për veprimet operative të tyre gjatë kryerjes së veprës penale të trafikut të drogës.

Nga analiza e këtyre komunikimeve rezulton se, i hetuari Islam Sefa i dërgon të hetuarit tjetër Vidjan Baroka, një foto të lajmit të publikuar në një media “Online”, në lidhje me kapjen e sasisë prej rreth 2 ton marijuanë në Malin e Zi, moment gjatë të cilit është arrestuar shoferi i kamionit.

Islam Sefa, e porosit Barokën që të fshihte automjetin që ka targën me katër shtata, duke e orientuar që ta dërgonte tek një person i thirrur “Tan Koni”, që t'i mundësonte hapjen e grilës së garazhit që ndodhet poshtë 7 yjeve.

Në vijim i hetuari Vidjan, e informon të hetuarin Islam, se bazuar në lajmet e publikuara në media janë arrestuar dhe dy persona në Lushnje dhe është shpallur në kërkim një i tretë, për të cilët janë publikuar gjeneralitetet e tyre dhe rezulton se janë punëtori dhe pronarët e magazinës ku është bërë fshehja dhe ngarkimi i lëndës narkotike në kamionin e sekuestruar në Malin e Zi.

Ndërsa, personi i shpallur në kërkim është lidhje e tiransve dhe ndodhej në Gjermani.

Në vijim, i hetuari Vidjan i dërgon të hetuarit Islam me foto një lajm tjetër të publikuar në media në lidhje me këtë episod ku citohet gjeneralitetet e personave të arrestuar në Lushnjë, por i hetuari Sefa, i pohon se personat e arrestuar nuk i njohin fare bashkëbiseduesit dhe organizatorët e këtij trafiku, por është lojë e gazetave, dhe shqetësohen rreth tiransve.

I hetuari Vidjan i konfirmon faktin se atyre nuk kanë se çfarë t'ju bëjnë, pasi nuk kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me personat që janë marrë me ngarkimin e lëndës narkotike.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Islam Sefa: Dërgon një foto në aplikacionin “Sky” ku pasqyrohet një lajm në median online “Ora News”, në të cilën raportohet se 2 Ton Kokainë, janë kapur në Pikën Kufitare të Malit të Zi dhe ishte arrestuar shoferi Elvis Çalik.

Islam Sefa: O Vidjoni...ku mo bos? E hangri Kali! Rrush, mbyll makinën, shko m’shefe 7777.

Vidjon Baroka: Po rrush. A po fol me Tan Konin e ti thuash a ka kush me e hap grilën, ke garazhdet, poshtë 7 Yjeve. Me shku me e fsheh atje, se është me grilë poshtë e nuk e shikon kush. Ok në rregull.

Islam Sefa: Ma mirë naj një vend tjetër. Po i duhet thën edhe Rremës të vie të takojë ty njëherë dhe s;qaroja që është zënë malli dhe ai..

Islam Sefa: I them unë, ok vëlla...

Vidjon Baroku: E kee rrugën ke lok, të vij atje tani? E ke rrugën ke lok...?

Islam Sefa: Bjeri, Bjeri në Krujë.Unë jam tu ardh sipër o Rrushi ça Rimi.

Vidjon Baroku: Qënkan arrestuar dhe dy të tjerë në Lushnjë rrushi, e dhanë lajmet. Qenka edhe një tjetër në kërkim

Islam Sefa: aj dha me emra? Rrushi alo...alo rrush? A i ka dhënë me emra?

Vidjon Baroka: Po rrush me emra.

Islam Sefa: Varja se ata janë pronar të magazinës

Vidjon Baroka: Dhe ai tjetri që është në kërkim është ndonjë puntor aty.

Islam Sefa: Ai që është në kërkim është në Gjermani, shoku i atyre tiraneve.

Vidjon Baroka: Mirë rrush hajt se do e myllim me aq dhe i dërgon foto të lajmit të një mendia online, ku raportohet arrestimi në Lushnjë i Përparim Shurdhit dhe Arlind Tabakut.

Në shkrimin në median “Online” thuhet se: “...Në deklarimet e tyre, dy të arrestuarit në Lushnjë, Shurdhi dhe Tabaku, kanë treguar vendin ku është marrë sasia e kanabisit si dhe rolin që kapur secili. Emrat e personave po mbahen sekret nga policia për shkak të hetimeve që po kryen. Në bazë të deklarimeve të tyre, grupi hetimor po punon për të zbardhur rolin konkret të personave të tjerë të përfshirë...".

Këtë informacion dy bashkëbiseduesit Vidjon Baroka dhe Islam Sefa e komentojnë kështu në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:

Islam Sefa: Nuk na njofin ata ne rrush, ata të Lushnjës fare a e kupton. Dhe gazetat kështu bajnë për her.

Vidjon Baroka: Jo neve jo po thashë se për ato Saimirin e ato për ne ta çova rrush, Veç ata të Tiranës, a kupton.

Islam Sefa: Veç ata të Tiranës, a kupton?

Vidjon Baroka: A ok rrushi. Nga je ti?

Islam Sefa: Tiranë. Na ka stresuar kjo punë fort rrush.

Vidjon Baroka: Neve skanë ç’na bajnë se ashtu i bie me shku krejt Fushë-Krujën në burg. Po ato si kanë pasur kontakt drejt për drejt, me ato ashtë një fije problem.

Islam Sefa: Po po, ato direkt.

Vidjon Baroka: Mirë rrush, se do dal andej dhe rrimë. 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë