
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për projektligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, e cilësoi nismën si një garanci të rëndësishme për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë. Nga foltorja, Braçe theksoi se askush nuk mund të pretendojë se BE kërkon mosmiratimin e këtij ligji.
Gjatë fjalës së tij, socialisti theksoi se projektiligji forcon garën e hapur dhe transparencën në dhënien e kontratave, por ngriti edhe disa vërejtje mbi fushën e gjerë të zbatimit të koncesioneve dhe PPP-ve. Braçe tha ndër të tjera se këto instrumente nuk duhet të përdoren në sektorë që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, duke kujtuar si shembull rikthimin e prodhimit të pasaportave dhe ID-ve nën kontroll shtetëror.
"Garanci e rëndësishëm në përmbushjen e kuadrit legjislativi në këtë fushë. Nuk besoj se del dikush që të thotë BE kërkon që ky ligj të mos miratohet. Vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin edhe këtu, e kontratave koncesioneve me vlerë 1 euro apo transferimin e pasurive publike me vlerë 1 euro. Më vjen mirë që edhe kjo pikë nuk gjendjet mirë në koncesionet. Nuk do ketë instrument të dhënies kontrata koncesionare me vlerë 1 euro. Elementi tjetër i mirë ka të bëjmë me garën e hapur për kontrata koncesionare për të shkuar te këto kontrata.
Transparenca është vlerë e shtuar në këtë fushë. Kam vërejte, e para fushë e gjerë për operimin me këto instrumente. Ligji duhet të kishte sjellë në vëmendje që me këto dy instrumente nuk operohet në fusha për rendin dhe sigurinë publike. Kemi bërë hap përpara që për prodhimin e pasaportave apo ID, e kemi në domen shtetëror dhe jo në kompani private. Së dyti gara e hapur si element kyç për definimin me kontratat koncesioneve duhet të shtrihet edhe në kontratat e PPP.
Kemi patur përvoja shumë të hidhura lidhur me transferimin e kontratave. Aeroporti i Rinasit devijoi në një konsorcium kinez. Transferimi i kontratave ka sjellë që nuk marrin maksimumin e mundshëm të përfitimeve. Edhe në shëndetësi kemi një përqendrim shumë të madh në një dy pronarë por nuk kemi marrë ndonjë përfitim që të lë pa mend. Dy definicione, vlera për paratë, risku operativ.
Mendoj se transparenca nuk është e plotë, qoftë para dhënies së kontratave koncesionare qoftë pas. Nuk kemi kontroll sinjifikativ të zbatimit të këtyre kontratave. Detyrim për pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh shfaqen të fshehur dhe vijnë nga vende offshore," deklaroi Erion Braçe.