
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PD e ka derën e hapur të ulet në tryezë për reformat e mëdha që pritet të kryhen, ajo zgjedhore dhe territoriale. Por Rama tha se PD nuk e merr peng qeverinë duke vendosur kushte, pasi nëse nuk i pëlqen kjo qeverisje, duhet t’i fitojnë ata zgjedhjet.
“Duan të hyjnë nga dera e hapur dhe të ulen në tryezë bujrum. Por ne peng nuk na bëjnë dot. Edhe këto reforma mirë është ti bëjmë bashkë, nëse sduam do ti bëjmë vetë. Duan qeveri kështu apo ashtu, të fitojnë zgjedhjet. S’i fitojnë dot?”, tha Rama.
Rama foli dhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke deklaruar se ka qenë vetë PD që hodhi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit.
“Si mundet që të imagjinohet që të merret seriozisht një parti në këtë rast PD ndjestë pastë që është zyrtarisht opozita, hyn në procesin për të zgjedhur Avokatin e Popullit, ne i kemi votat. Po te ishim ata që jemi, venim Met Veliun, vjen lista me propozim me firma, dhe mes gjithë atyre qorrave, shohim atë me një sy.
Një sy e ka, ka bërë shumë studime, mbase i vjen dhe syri tjetër po të shkëputet nga ata. Në atë lukuni qorrash ky është i vetmi. Mos takoni Taulant Ballën se do thoë se sjeni në tenxheren tonë, dhe thonë do tërheqim firmat. Më thoni mua, ku hyjmë ne në këtë bojkot. Ku hyjmë ne, vijnë vetë, ikin vetë, shtrihen vetë”, tha Rama.
Edi Rama: I bien gjatë këto të tenxhereve pse fiton PS. Por në fund të ditësh është cështje zgjedhjeje. Si mundet që të imagjinohet që të merret seriozisht një parti në këtë rast PD ndjestë pastë që është zyrtarisht opozita, hyn në procesin për të zgjedhur Avokatin e Popullit, ne i kemi votat. Po te ishim ata që jemi, venim Met Veliun, vjen lista me propozim me firma, dhe mes gjithë atyre qorrave, shohim atë me një sy.
Një sy e ka, ka bërë shumë studime, mbase i vjen dhe syri tjetër po të shkëputet nga ata. Në atë lukuni qorrash ky është i vetmi. Mos takoni Taulant Ballën se do thoë se sjeni në tenxheren tonë, dhe thonë do tërheqim firmat. Më thoni mua, ku hyjmë ne në këtë bojkot. Ku hyjmë ne, vijnë vetë, ikin vetë, shtrihen vetë.
Duan të hyjnë nga dera e hapur dhe të ulen në tryezë bujrum. Por ne peng nuk na bëjnë dot. Edhe këto reforma mirë është ti bëjmë bashkë, nëse sduam do ti bëjmë vetë. Duan qeveri kështu apo ashtu, të fitojnë zgjedhjet. S’i fitojnë dot?