
KOSOVA- Specialisti i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti ka deklaruar se gjendje e tre fëmijëve, të cilët u shpëtuan nga zjarri që ra në banesën e tyre është e qëndrueshme dhe nën kontroll nga mjekët. Në një prononcim për mediat, Veçgishti u shpreh se foshnja ishte paraqitur në spital pa shenja jete.
“Rreth ora 10:25 në emergjencën e spitalit të Prizrenit, është sjell pa shenja jete nga një shtëpi që është kapluar nga flaka. Në emergjencë është konstatuar vdekja e fëmijët nga ky rast. Po ashtu dhe tre fëmijë janë sjell në repartin e pediatrisë, ata aktualisht janë duke vazhduar trajtimin në repartin e pediatris, ata kanë pas intoksikim prej tymit që ka qenë nga flak, sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe janë nën monitorim”, tha ai.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi u shpreh se shkaqet e këtij zjarri, ende nuk dihen. Sipas tij dyshohet se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike apo ndonjë pajisje elektrike. Ai tha se policia së bashku me disa hetues janë duke punuar, për të mbledhur prova dhe dëshmi se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit.si pasojë e zjarrit një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën dyshohet kjo ka ardhur si pasojë e tymit deri tek vdekja. Tre fëmijët tjerë kanë shpëtuar dhe janë larguar nga shtëpia kurse të njëjtin janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë….njësitet emergjente që kanë dal në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësit, policia dhe emergjenca, posa kanë marrë informacionin menjëherë janë nisur për në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar plotësisht dhe ekipet kanë vazhduar të qëndrojnë edhe më tej më qëllim që të mos përhapet zjarri përsëri. Policia së bashkë me hetues dhe në bashkëpunim me prokurorinë dhe ekspert të zjarrin janë duke punuar për të mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim që të arrihet tek përfundimi se si ka arritur deri tek zjarri.. nuk dihet saktësisht, ka dyshime të ketë ardhur nga rryma apo pajisjet elektrike” tha ai.
Një dëshmitar tha se kishin dëgjuar zëra në momentin, që banesa ishte përfshirë nga flakët. Ai tha se fqinjët arritën të shpëtonin tre prej fëmijëve.
“Ne ishim lokalin e kemi këtu hapur, i dëgjuam disa zëra që po ndodh diçka, edhe vrapuam të shohim se çfarë po ndodh. Kur e pamë, e kishte kapluar flaka këtë shtëpinë. Për fat të mirë, katër fëmijë ishin brenda, tre mund t’i shpëtuan këta komshinjtë afër që ishin, kurse të katërtin s’patëm mundësi të hyjmë brenda për shkak se pajisjeve nuk kemi”, tha ai./Dosja.al