Aktualitet

Kuvendi nuk veproi brenda afatit ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK

Kuvendi nuk veproi brenda afatit ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar sërish për çështjen e pagave dhe deklaron se për shkak se Kuvendi nuk ka vepruar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në muajin shkurt shfuqizoi ndryshimet e ligjit për statusin e gjyqtarëve.

Shoqata i bën thirrje institucioneve të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tyre, mosveprimi i Kuvendit brenda afatit të caktuar nuk krijon boshllëk ligjor, pasi formula e re e pagave hyn automatikisht në fuqi.
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar pas përfundimit të afatit të lënë nga Gjykata Kushtetuese për ndryshimin e ligjit mbi statusin e magjistratëve.

Në deklaratën e përbashkët, shoqatat theksojnë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e mujait shkurt, pranoi kërkesën për shfuqizimin e dispozitave që cenonin statusin financiar të magjistratëve, duke vlerësuar se ndryshimet ligjore kishin sjellë një ulje të fshehur të pagave.

Sipas tyre, Gjykata përcaktoi kriteret kushtetuese për hartimin e një formule të re pagash dhe i la Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet përkatëse.
“Me mbarimin e afatit të lënë në dispozicion, konstatojmë se nga ana e Kuvendit nuk është vepruar me miratimin e ndryshimeve ligjore”, thuhet në reagim.

Shoqatat sqarojnë se, pavarësisht mosveprimit të Kuvendit, nuk ka krijuar boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar mekanizmin që duhet të zbatohet në këtë rast.
Nga data 1 gusht 2026, sipas tyre, pagat e magjistratëve duhet të përllogariten mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, kjo formulë duhet të zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën nga 1 prill 2023 deri më 31 korrik 2026.
Shoqatat e magjistratëve kanë deklaruar se do të monitorojnë zbatimin e vendimit dhe u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe zyrtarëve përgjegjës që të respektojnë detyrimet kushtetuese.

Deklarata e Unionit të Gjyqtarëve

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të misionit të tyre për mbrojtjen e statusit të magjistratit, kanë qenë vazhdimisht të angazhuar në ndërmarrjen e nismave institucionale për garantimin e standardeve kushtetuese që lidhen me ushtrimin e funksionit të magjistratit.

Nisma më e fundit në këtë drejtim ishte kërkesa e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e neneve 1 dhe 2, pika 2, të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të cilës iu bashkua edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026, vendosi të pranonte kërkesën, duke konfirmuar se ndryshimet ligjore të miratuara më herët nga ana e Kuvendit cenonin statusin financiar të magjistratëve përmes një uljeje të fshehur të pagës. Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese përcaktoi qartë edhe kriteret që duhet të respektoheshin në hartimin e normës së re që do të rregullonte pagat e magjistratëve, duke detyruar Kuvendin të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme, brenda datës 31.07.2026.

Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese parashikoi edhe pasojat në rast mosveprimi, duke përcaktuar se pas përfundimit të këtij afati, do të hynte në fuqi formula e përllogaritjes së pagave që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike, sipas referencës së analizuar në vendimin nr. 35/2022 të saj. Që pas njohjes me arsyetimin e vendimit nr. 15/2026, shoqatat tona kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse, me synimin për të gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe në përputhje të plotë me standardet kushtetuese të vendosura nga Gjykata. Me mbarimin e afatit të lënë në dispozicion, konstatojmë se nga ana e Kuvendit nuk është vepruar me miratimin e ndryshimeve ligjore, në drejtim të rregullimit të pagave të magjistratëve, sipas arsyetimit të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, mosveprimi nga ana e Kuvendit si më lart nuk ka krijuar një boshllëk ligjor, pasi vetë Gjykata Kushtetuese ka parashikuar mekanizmin e zbatueshëm në këtë situatë.

Për rrjedhojë, duke filluar nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve do të duhet të kryhet mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta formulë, sipas vendimit nr. 15/2026, zbatohet me efekt prapaveprues për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Në këto kushte, shoqatat tona mbeten të vendosura për të ndjekur zbatimin e plotë dhe korrekt të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, i cili, për shkak të mosveprimit të Kuvendit brenda datës 31.07.2026, është bërë tashmë drejtpërdrejt i zbatueshëm. Në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues, ftojmë të gjithë institucionet dhe zyrtarët e përfshirë në procesin e zbatimit të këtij vendimi, që të respektojnë me rigorozitet detyrimet që burojnë nga neni 132, pika 1, e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, shoqatat e magjistratëve të Republikës së Shqipërisë mbeten të bashkuara në këtë qëndrim dhe do të monitorojnë me vëmendje çdo veprim të ndërmarrë në funksion të zbatimit të vendimit, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë