Aktualitet

“Ku e ke makinën më ço në spital, nxito o k..”/ DJ tregoi para hetuesve se si u largua Sokrat Vata pasi vrau turistin te “Principotes”: E lashë në një rrugë me kalldrëm. Hodhi diçka me forcë dhe…

“Ku e ke makinën më ço në spital, nxito o

Një tjetër dëshmi po ndihmon hetuesit për të rindërtuar ngjarjen e rëndë të 18 gushtit në Ksamil. Armando Zeneli, i cili punon si DJ në diskotekën “Principote”, është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe ka treguar momentet pas përplasjes.

Sipas dëshmisë së tij, rreth orës 05:00, Zeneli ka parë rojet e sigurisë duke vrapuar në drejtim të hyrjes së klubit. Pak më vonë, te pjesa e restorantit, atij i janë afruar disa kolegë pune të panikosur, të cilët i kanë kërkuar të merrte Sokrat Vatën dhe ta dërgonte në spital, pasi kishte makinën pranë.

Zeneli ka deklaruar se drejt tij është afruar Sokrat Vata, i cili ishte i gjakosur në të gjithë trupin dhe mbante dorën poshtë bluzës, në pjesën e barkut. Sipas dëshmisë, Vata i ka kërkuar disa herë që ta çonte në spital, duke i thënë të nxitonte.

DJ ka njoftuar menaxherin për situatën dhe më pas ka vrapuar drejt parkimit për të marrë automjetin. Kur ka dalë jashtë lokalit, ka parë një grup turistësh që po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Më pas, Zeneli ka marrë automjetin dhe, në pjesën e sipërme të lokalit, është shfaqur Sokrat Vata, i cili ka hipur në pjesën e pasme të makinës. Ata janë nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit.

Gjatë rrugës, sipas dëshmisë, Vata i ka kërkuar Zenelit të vazhdonte drejt. Pas dy ose tre minutash, kur kanë mbërritur në një rrugë me kalldrëm, ai i ka kërkuar të ndalonte dhe më pas ka zbritur nga makina dhe është larguar me vrap, i zbathur.

Zeneli ka deklaruar se, disa metra larg automjetit, ka vënë re se Vata kishte hedhur me forcë diçka në tokë. Pas këtij momenti, ai është larguar drejt banesës, ku ka qëndruar i tronditur nga ngjarja.

Pasi është qetësuar, Zeneli ka telefonuar policinë dhe u ka ofruar autoriteteve ndihmë për identifikimin dhe kapjen e Sokrat Vatës.

Dëshmia e tij pritet të jetë pjesë e materialeve hetimore që po përdoren për të sqaruar dinamikën e ngjarjes së rëndë në Ksamil dhe veprimet e personave të përfshirë.

“I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit Armando Zeneli, i cili ka deklaruar se punon si DJ në disko “Principote” dhe se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit.

Në vazhdim kur ka qenë te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe coje në spital se ti ke makinë këtu afër. Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe i ka thënë disa herë ku e ke makinën më ço në spital, nxito o k…r.

Armando kishte njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ka ikur me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur ka dalë jashtë ka parë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.
Armando ka marë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e mbasme të makinës dhe është nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati i ka thënë ndalo këtu dhe ka ikur zbathur.

Disa metra pak larg makinës Armandua kishte vënë re që Sokrati kishte hedhur dicka me forcë. Pas këtij momenti ka shkuar në banes i shokuar, ku pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit”, thuhet në dosjen hetimore.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë