Aktualitet

Konsumuan karamele me kanabis/ Shefi i pedriatisë: 3-vjeçarja në luftë me jetën, 2 motrat janë përmirësuar

Konsumuan karamele me kanabis/ Shefi i pedriatisë: 3-vjeçarja

"Atëherë, aktualisht gjendja e tre vajzave është kjo. Këto ishin tre vajza të moshave të ndryshme: njëra ishte 11 vjeç, më e madhja; tjetra ishte 8 vjeç; dhe më e vogla 3 vjeç. Më e madhja nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë problematike. Kishte vetëm efekte të lehta të substancës që kishte përdorur. Asaj iu dha një ndihmë e veçantë, u mbajt në observim. Vajza që ishte 8 vjeç kishte simptoma të lidhura me substancën që kishte marrë. U bë ndërhyrja e përshatshme në përputhje me gjendjen dhe sot është më mirë, me parametra normalë, e zgjuar, reagon dhe është në përmirësim.

Problemi ishte me vajzën më të vogël, 3 vjeç, e cila erdhi në gjendje të rëndë, me simptoma nga sistemi nervor, si rezultat i efektit që japin këto substanca mbi të. Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose aribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje. Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën.

Aktualisht, që po flasim, kemi ardhur nga reparti i reanimacionit të të rriturve, ku fëmija është ekstubuar, pra është hequr nga aparati i ventilimit. Ruam parametrat jetësorë, është me oksigjen në një gjendje të kënaqshme brenda normave. Por përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë, sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë. Për këtë e theksuam, për arsye sepse ne nuk e dimë se ku i gjeti fëmija, ia dhanë fëmijës apo çfarë ndodhi saktësisht. Këto janë probleme që i takojnë organeve kompetente, të cilat i kemi njoftuar që në momentin kur u paraqit rasti. A i kanë gjetur, a i kanë blerë, a ia kanë dhënë, këtë nuk e dimë.

Nga të dhënat që morëm nëpërmjet prindërve dhe personave të afërt, thuhet se i kanë konsumuar nga dy copë. Nga dy, pra në formën e karameleve ose aribove që kanë qenë. Gjithsesi, duke parë dozën e përmbajtjes që kanë këto produkte, për fëmijën e vogël ishte një dozë shumë e madhe. Dhe sikurse e theksova, doza nuk është e saktë, pra edhe pse thuhet dy, mund të ketë konsumuar edhe më shumë se aq. Nuk kemi mundur të masim nivelin e këtyre substancave në gjak, dhe kjo e bën akoma më problematike situatën. Për këtë duhen laboratorë të posaçëm që matin nivelin e substancës.

Analizat janë marrë, analizat janë diskutuar, por qëllimi kryesor ynë ishte trajtimi i menjëhershëm i fëmijës, pasi ishte në gjendje të rënduar. Problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre. Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor. Fëmija ka ardhur me kriza, me të vjella dhe me kriza konvulsive, gjë që tregon se substanca kishte dhënë efekt mbi sistemin nervor qendror," tha shefi i pediatrisë Robert Rado.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë