Aktualitet

Cila bankë ka normat më të ulëta? Prezantohet platforma e shërbimeve bankare në Kosovë

Cila bankë ka normat më të ulëta? Prezantohet platforma e

KOSOVË- Banka Qendrore e Kosovës ka lansuar të mërkurën një platformë të re, ku qytetarët mund të krahasojnë produktet dhe shërbimet financiare. Platforma përmban të dhëna nga 50 institucione financiare, përfshirë bankat, institucionet mikrofinanciare, institucionet jobankare dhe kompanitë e sigurimeve.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së vizionit për rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes financiare dhe fuqizimit të qytetarëve në marrjen e vendimeve të informuara, e prezantoi zyrtarisht në një ceremoni Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare.

Sipas një njoftimi për media, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në ceremoninë e lansimit të Platformës theksoi se ky hap përbën një avancim të rëndësishëm në transparencën dhe fuqizimin e konsumatorëve. Ai tha se platforma u jep përdoruesve një instrument për të krahasuar dhe zgjedhur produktet që u përshtaten më së miri nevojave të tyre, duke forcuar njëkohësisht besueshmërinë ndaj sektorit financiar dhe përgjegjshmërinë e institucioneve financiare.

Platforma pasqyron 17 kategori produktesh, të ndara në 60 nënprodukte dhe 203 ndarje të detajuara, me mbi 10 mijë të dhëna për krahasim dhe vendimmarrje.

“Platforma është e qasshme në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes zyrtare të BQK-së [https://bqk-kos.org/] ose drejtpërdrejt nga linku i dedikuar [https://krahaso.bqk-kos.org/]. Ajo ofron neutralitet dhe qasje të thjeshtë. Platforma do të funksionojë në fazë testuese deri në fund të vitit, me qëllim të harmonizimit dhe përshtatjes me kërkesat teknike dhe rregullative”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se, përveç funksionit informues, platforma do të shërbejë edhe si mjet mbikëqyrës i BQK-së, duke siguruar që institucionet financiare të ofrojnë të dhëna të sakta dhe në përputhje me rregulloret.

“Edukimi financiar mbetet një nga prioritetet strategjike të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të zgjeruar njohuritë e qytetarëve lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, në mënyrë që ata të kenë mundësi të negociojnë kushtet dhe të marrin vendime të mirëinformuara. Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Fondit Evropian për Evropën Juglindore dhe të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet më tej.

Banka Qendrore riafirmon përkushtimin e saj në promovimin e edukimit financiar, mbrojtjes së konsumatorit, inovacionit dhe avancimit të komunikimit me të gjitha palët e interesuara, duke mbetur e përkushtuar për të zhvilluar më tej sektorin financiar.

Ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se kjo nismë është një shembull i fuqishëm i transparencës, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar.

“Sot flasim për tre çështje që prekin të gjithë: kuptimin e financave, informacionin e qartë dhe të saktë, si dhe sigurinë e konsumatorëve. Kjo nismë është një shembull se si kuptueshmëria vihet në praktikë. Por informacioni, në fakt, nuk është i mjaftueshëm. Kërkimi dhe siguria financiare janë të domosdoshme. Edukimi financiar në shkolla, fushatat informuese dhe mekanizmat mbrojtës duhet të sigurojnë që të gjithë të mund t’i shfrytëzojnë vërtet këto mundësi”, tha ai.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian mbetet partner kyç i Kosovës në këtë drejtim.

“Kjo do të thotë se kemi edhe më shumë punë përpara. Bashkimi Evropian, ashtu si edhe Suedia dhe partnerë të tjerë, është partneri më i rëndësishëm i Kosovës në ofrimin e financimit për bizneset, për t’u mundësuar atyre të rriten dhe të inovojnë. Kontributi i BE-së nuk kufizohet vetëm në financim, por lidhet edhe me rritjen e ndërgjegjësimit dhe sigurisë, në mënyrë që njerëzit të marrin vendime të informuara dhe të ndërtojnë një të ardhme të fortë”.

Edhe përfaqësuesja e Finance in Motion dhe menaxhere e portofolit të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), Venera Hoxha, tha se ky projekt ka rëndësi strategjike për sistemin financiar.

“Kjo ngjarje shënon përpjekjet për finalizimin e një projekti të një niveli të tillë. Nuk është vetëm një projekt teknik, por një projekt strategjik, sepse nuk mbështet vetëm klientët, por edhe të gjithë aktorët e sistemit financiar. Është thelbësor për zhvillimin e tij”, u shpreh ajo./Monitor.al

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë