Aktualitet

Atentati në Shkodër, Balliu: Qyteti simbol i kulturës është kthyer në kryeqendër të krimit! Masakrat, produkt i marrëveshjes së pushtetit me krimin

Atentati në Shkodër, Balliu: Qyteti simbol i kulturës

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar me tone të forta pas atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një deklaratë publike, Balliu e konsideroi ngjarjen si dëshmi të gjendjes alarmante të sigurisë në vend dhe e akuzoi drejtpërdrejt qeverinë “Rama” si përgjegjëse për përhapjen e bandave dhe kriminalitetit.

“Qyteti dikur simbol i kulturës, qytetarisë dhe humorit, është shndërruar nga Edi Rama në kryeqendrën e krimit të organizuar”, u shpreh Balliu. Ai theksoi se ngjarja vjen vetëm dy ditë pas vrasjes së Kristian Kolës dhe dhjetë ditë pas vrasjes së Piro Prronit, duke nënvizuar se Shkodra është goditur radhazi nga “masakra me të vrarë dhe të plagosur”.

Në qendër të atentatit të sotëm ishte Erogen Vaso, i njohur edhe si Erogen Brajoviç, i cili sipas Balliut është një person me lidhje të njohura me grupin kriminal “Bajri” dhe vëllai i Denis Brajoviç, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit dhe përfshirë në përgjimet e aplikacionit të kriptuar “Sky ECC”.

Në deklaratën e tij, Balliu rikujtoi edhe ngjarje të tjera të rënda kriminale që kanë ndodhur muajt e fundit në vend, përfshirë “masakrën e Dobraçit”, atentatin te “Don Bosko” në Tiranë ku u vra Mimoza Paja dhe u plagosën të tjerë, si dhe atentatin në Memaliaj që i mori jetën punonjësit të një lokali dhe një klienti.

“Është e qartë se këto masakra janë produkt i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së pushtetit me krimin. Bandat gëzojnë pushtet absolut pikërisht për shkak të mbështetjes që marrin nga politika,” deklaroi Balliu.

Ai paralajmëroi se Partia Demokratike nuk do të qëndrojë duarkryq dhe do të vazhdojë “betejën kundër mafies dhe narkopushtetit”. Balliu i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në atë që e quajti “përballje të vendosur me këtë qeveri kriminale, me çdo mjet demokratik”.

Partia Demokratike denoncon gjendjen e rëndë të sigurisë publike në vend, konkretisht në qytetin e Shkodrës.
Qyteti dikur simbol i kulturës, i qytetarisë, i humorit dhe i biçikletave, është shndërruar nga Edi Rama në kryeqendrën e krimit të organizuar.
Vetëm dy ditë pas vrasjes së Kristian Kolës në mes të qytetit dhe dhjetë ditë pas vrasjes së Piro Prronit, Shkodra u trondit nga një tjetër masakër me të vrarë dhe të plagosur. Shënjestra e autorëve këtë herë ka qenë Erogen Vaso (Brajoviq) vëllai i Denis Brajoviq, “doraci”-t të Pëllumb Gjokës, “Investitorit strategjik” të Edi Ramës. Emri i Denis Brajoviq ka dalë në përgjimet e Sky ECC teksa kryente vrasje për llogari të Gjokës.
Duhet theksuar se Erogen Vaso, (Brajoviq) një ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, është i njohur për lidhjet e tij me grupin kriminal Bajri. Vetë Vaso sipas raportimeve mediatike, ndodhet i shtruar në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.
Nga kjo ngjarje e përgjakshme humbën jetën Armando Pali, punonjës i IMT, Geridon Kraja, shoferi i Erogen Vasos dhe u plagos një punonjëse e lokalit, shtetasja M.K., 25 vjeçe.
Kjo masakër ndodh vetëm pak muaj pas ngjarjes së njohur si “Masakra e Dobraçit”, ndërsa skenarë të ngjashëm të dhunës janë përsëritur edhe në qytete të tjera:

Eshtë e qartë se këto masakra janë produkt i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së pushtetit me krimin.
Pushteti absolut i bandave buron nga lidhjet e ngushta të bandave të narkotrafikut me politikën. Ky bashkëpunim po merr jetë njerëzish çdo ditë.
Kjo situatë është alarmante dhe rrezikon jetën e çdo shqiptari. Kjo situatë kërkon ndërgjegje kombëtare dhe përballje të vendosur me këtë qeveri kriminale, me çdo mjet demokratik, në mbrojtje të vendit dhe të familjeve.
Partia Demokratike do të vazhdojë betejën kundër mafies dhe narkopushtetit.
Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në këtë betejë të përbashkët kundër së keqes.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë