TIRANË- U mbajt sot seanca e radhës në GJKKO për atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, te mbikalimi i “Shkozetit”. Atentati iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD, dhe shoferit të magjistratit, Andi Maloku.
PëR Këtë çështje, SPAK ka marrë nën akuzë një grup të strukturuar kriminal që e ka vënë para përgjegjësisë penale dhe sot u dhanë dëshmitë e radhës në sallë, ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet.
Dëshmia e Erigen Toska:
"Në 2019 kam patur Mercedez ngjyrë gri. Në pallatin që unë banoj, kam parkuar automjetin rreth orës 22.00, ka qenë shtator 2019. Më pas rreth orës 06.30 të nesermen, zbres për te ikur në punë, nuk gjeta automjetin poshtë. Gjëja e parë që bëra, telefonova policinë dhe bëra denoncimin. Më telefonoi me pas policia në telefon, 2-3 muaj pas denoncimit. Më thirrën për automjetin, më morën në pyetje. Nuk bëra kërkime për gjetjen e automjetit. Kopjen e çelësit që kisha, ja dhashë policisë.", tha ai.
Dëshmia e Ramazan Rraja:
"Kam jetuar edhe jashtë edhe në Shqipëri. Nuk kam pasur konflikte me askënd përpara se të arrestohesha. Plaurent Dervishaj e njoh, Redjan Rrajën e kam kushëri, Julian Meçaj e njoh, ndërsa të pandehurit e tjerë i kam njohur në burg. Në 2019 kam patur një numër telefoni në përdorim, e kam vënë në dispozicion gjatë procesit që ka qenë hetimi. Ka qenë i regjistruar në emrin tim. Kam pasur Ëhatssupin të instaluar. Ne Durrës kam qenë në lokalin “Zodiac”, nuk e kam idenë kush është pronari. Jam ulur vetëm një herë para vitit 2019. Arjan Ndoj, Vullnet Muça, Aleksandër Laho etj, nuk i njoh i kam parë vetëm në televizor. As Ervin apo Luan Matën. Lokal “Viktoria” nuk e di ku ndodhet. Nuk kam patur aplikacion të enkriptuar.
Jam dënuar për “sigurim kushtesh””, nuk di te kem siguruar kushte për ndonjë ngjarje. Nuk kam siguruar kushte as për Arjan Ndoj, as për Genci Malokun. Nuk kam patur asnjë automjet në përdorim në momentin që jam arrestuar. Kam dijeni që kanë dashur të vrasin familjarët e mi, mesa kam parë në media. Edhe për këtë nuk shqetësohem, gjumin e bëjmë rehat edhe në rruge te madhe. Nuk kam dijeni nëse familjarët e mi janë takuar me familjen e Genci Malokut (babai i Andi Malokut që mbeti i vrarë në atentat). Me Plaurent Dervishaj kam takuar vetëm një herë për kafe, detyrim financiar nuk i kam as atij, as ndonjërit. Në 1 nëntor kam qenë jashtë territorit të Shqipërisë përpara dhe pas asaj ngjarje.", tha ai.
Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./