Aktualitet

I dënuari me 25 vite burg ndërroi jetë sot në QSUT/ Kush është Shpëtim Çeliku, vite më parë masakroi me sqepar gruan shtatzënë! Fjeti 2 net në shtrat me trupin e pajetë dhe...

I dënuari me 25 vite burg ndërroi jetë sot në QSUT/ Kush
 

TIRANË- Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, ndërroi jetë sot në QSUT. Çeliku kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër. Drejtoria e Burgjeve bën me dije se ai ka vdekur si pasojë e një arresti kardiorespirator. Nga dënimi, Çelikut i kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj.

Kush ishte Shpëtim Celiku?

Shpëtimi është fëmija i 7-të i familjes së madhe Çeliku nga Librazhdi. Ishte shumë i vogël kur u dëtyrua të linte shkollën për ti ardhur në ndihmë familjes së madhe me shumë anëtarë. Kur ishte ende shumë i ri Shpëtimi bie në dashuri me një vajzë. Ata krijuan një marrëdhënie së bashku dhe ai pranoi kushtet në të cilat ajo ndodhej, derisa Shpëtimi vendos të marrë Manushaqen në shtëpinë e prindërve të tij.

Familja e Shpëtimit ra dakort për shkak të situatës së krijuar, por familja e Manushaqes nuk e aprovuan këtë marrëdhënie, për shkak se Shpëtimi ishte me ngjyrë. Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dhe të gjithë së bashku jetonin me një pencion që merrte një nga prindërit e Shpëtimit. Kur në jetë erdhi Xhesila vajza e dytë, ata vendosën të shpërngulen drejt Sarandës për më shumë mundësi jetese. Atje jetuan në një shtëpi të braktisur, ndërsa mbanin frymën gjallë duke mbledhur kanaçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor të vitit 2012, ku Manushaqe Çeliku, e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë, u bë viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj. Çeliku, asokohe 35-vjeç, e vrau të shoqen me sqepar në sy të dy vajzave të mitura. Pas arrestimit, ai deklaroi se e kishte vrarë për motive xhelozie, pasi dyshonte se fëmijën e saj të tretë (në muajin e gjashtë të shtatzënisë) e kishte me rojën e fshatit.

Ai fshehu krimin e rëndë brenda familjes për dy net dhe bashkë me fëmijët, 3 dhe 7 vjeçe, fjeti me kufomën në të njëjtin krevat. Ai i kërcënoi vajzat e tij të mitura se do t’i rrihte nëse do të guxonin të dilnin jashtë, duke i mbajtur të mbyllura bashkë me kufomën e nënës së tyre.

Krimi u zbulua vetëm pasi fqinja që pinte kafen gati çdo ditë me viktimën Manushaqe Çeliku nisi të dyshonte. Ajo shihte vetëm kryefamiljarin të dilte dhe të futej në banesë në mënyrë të çuditshme, çka ngjalli dyshime se një gjë e rëndë kishte ndodhur. Përgjigjet e shkurtra të fqinjit teksa e pyeste se ku ndodhej e shoqja, bënë që Flora Muka të sinjalizonte policinë.

Forca të Policisë mbërritën në banesën e çiftit dhe shkallmuan derën e shtëpisë, pasi ajo ishte e kyçur nga jashtë. Ata mbetën të shtangur kur në krevat gjetën gruan e masakruar dhe të përgjakur, ndërsa dy vajzat e mitura qanin e dridheshin te koka e saj.

Ekspertët mjekoligjorë konstatuan se vrasja e 34-vjeçares ishte kryer me sqepar dy ditë para se të gjendej trupi. Ajo ishte goditur disa herë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa kishte shenja djegie (prushi i zjarrit në banesë), sidomos në të ndenjurat dhe në kurriz.

Pas hetimeve të kryera, policia ndaloi bashkëshortin e saj, Shpëtim Çeliku, në lagjen ku banonte. Ai fillimisht ngriti alibi se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur në banesën e tij, pasi kishte qenë në Sarandë prej tri ditësh dhe se po kthehej prej andej, por çdo detaj ishte mësuar lidhur me ngjarjen.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë