Aktualitet

"Hezitim për përfshirje!" REL: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikë në Kosovë?

"Hezitim për përfshirje!" REL: Çfarë do të
 

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u kërcënua dy herë me jetë së voni, ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci, u përfshi në përplasje me disa figura publike. Kjo na shtyu të pyesim: Si është përvoja e grave në politikë në Kosovë, dhe a ndikohet ajo nga gjinia e tyre? Për Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), përgjigja është e thjeshtë: Po.

“Gjuha seksiste dhe mizogjiniste është një prej pengesave kryesore”, thonë nga RRGK-ja.

Sipas organizatës, gratë përballen edhe me më shumë kërkesa për ta dëshmuar vlerën e tyre dhe bëhen shënjestra të fushatave dezinformuese, “që kanë synim ta minojnë besueshmërinë e tyre”.

Këtë e thonë edhe statistikat. Një hulumtim i vitit të kaluar, nga organizata Demokracia për Zhvillim (D4D), gjeti se kur gratë janë subjekt i lajmeve nëpër media, ato postime në rrjete sociale marrin tri herë më shumë reagime sesa lajmet e tjera – dhe se gati 90 për qind e komenteve me gjuhë të urrejtjes bëhen nga burrat.

Përvojat e një deputeteje dhe të një asambilisteje

Atë që statistikat e thonë në shifra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, dhe asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Vushtrri, Amire Ajeti, e konfirmojnë me përvojat e tyre.

“Shumë njerëz të shohin me dyshim kur je një grua e re, një vajzë e re në politikë. Shpesh është dashur ta dëshmoj dyfish më shumë sesa burrat kolegë se çka mund të bëj”, thotë Salihu.

Këtë vit, 27-vjeçarja nga Ferizaj, në kandidaturën e saj të parë në zgjedhje parlamentare, mori mbi 16 mijë vota. Ndërsa, Ajeti, në zgjedhjet për kuvendin komunal të Vushtrrisë më 2021, kishte dalë e dyta më e votuara nga lista e AAK-së, dhe gruaja e tretë me më së shumti vota në të gjithë komunën. Por, edhe për të, rrugëtimi në politikë ka qenë i shënuar me paragjykime.

“Ka pasur lloj-lloj komentesh që më kanë prekur. Sidomos komentet mbi moralin kanë qenë goditje e madhe për mua, [si] ‘femra e ku ta dimë kujt është’, ‘ku ta dimë kush e ka futur në garë’”, thotë Ajeti.

Se si do të ishte përvoja e tyre ndryshe po të kishin qenë burra, për Salihun – që thotë se veprimet e saj janë analizuar gjithnjë me llupë – është e qartë.

“Nuk do të isha gjykuar qysh vishem, qysh rri… Kam rrugëtuar me shokë që kanë pasur të njëjtat paraqitje televizive, të njëjtat kritika si unë, por nuk janë përballur me komente, gjuhë të urrejtjes dhe të pavërteta sa unë”, thotë ajo.

Edhe pse pohojnë se plot herë janë prekur nga komentet përplot gjuhë të urrejtjes, Salihu dhe Ajeti thonë se gjithnjë kanë qenë të sigurta për ta vazhduar rrugëtimin në politikë. Por, jo të gjitha vajzat e reja dhe gratë ndihen njëjtë.

Hezitimi i grave për përfshirje në politikë

Sipas të dhënave të organizatës Friedrich-Ebert Stiftung, nga vitet 2021 dhe 2022, gratë në Kosovë nuk tregojnë gatishmëri të lartë për t'u përfshirë në politikë, dhe gati 80 për qind thonë se as nuk do të merrnin pjesë në ndonjë protestë për vendime politike. Hezitimi i grave për përfshirje në skenën politike ndikohet nga përvojat e këqija të grave që veçse janë aktive në politikë.

“Kur gratë përballen me sfida të tilla si paragjykimet, kërcënimet e ofendimet, kjo mund të krijojë një atmosferë të pasigurisë dhe të frikës, duke i penguar vajzat e reja të angazhohen në politikë”, thonë nga RRGK-ja.

Lidhur me këtë temë nuk janë përgjigjur, me gjithë tentimet e Radios Evropa e Lirë, nga LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e as nga Presidenca e Kosovës. Salihu dhe Ajeti theksojnë se përkrahjen kryesore, përtej familjes së tyre, e kanë gjetur te gratë e tjera me më përvojë se ato në botën e politikës. Dhe, tani Ajeti synon ta bëjë të njëjtën për gratë e tjera.

“Dëshmi e fakt i gjallë që gratë mund t’ia arrijnë, pa i dëgjuar fjalët e burrave, pa u dekurajuar prej tyre, jam unë”, thotë Ajeti.

Që më shumë gra të kenë sukses në politikë, Salihu rekomandon mentorim dhe trajnime për shkathtësi të buta, dhe krijim të një “rrjeti të mbështetjes për gratë”. Pikërisht mungesa e një rrjeti të tillë ishte listuar si arsyeja e dytë kryesore pse gratë në Kosovë nuk janë më të përfshira në politikë, në një publikim të organizatës D4D. Dy arsyet tjera kryesore ishin përkujdesja për fëmijë dhe mungesa e përkrahjes nga vetë partitë politike./ REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë