Aktualitet

Gratë dhe rrjetet sociale, në aleancë për të shpëtuar kafshët e rrugës

Gratë dhe rrjetet sociale, në aleancë për të
 

Esmeralda Doçi

Një mace e vogël e adoptuar në prehërin e një vajze, apo një qenush i shpëtuar nga rruga që ndjek i lumtur dikë. Pas këtyre pamjeve që qarkullojnë shpesh në rrjete sociale, fshihen histori plot shpresë, dhe shpesh, janë gratë ato që i bëjnë të mundura.

Në Shqipëri mungon një sistem i mirëfilltë për trajtimin e kafshëve të rrugës, por disa gra kanë marrë situatën në duart e tyre. Me një telefon në dorë dhe zemër të hapur, ato kanë krijuar faqe online që sot funksionojnë si ura mes kafshëve të braktisura dhe njerëzve që janë gati të kujdesen për to.

Një nga zërat më aktivë në këtë fushë është Teresa, krijuese e faqes “Adoptoni mos blini”. Prej gati 6 vitesh, dhe punës së palodhur, ajo ka bërë të mundur adoptimin, sterilizimin dhe strehimin e 300 qenëve dhe maceve.

“Unë që fëmijë i kam dashur kafshët dhe gjithmonë mendoja si t’i ndihmoja. Me kalimin e viteve fillova të kërkoja një mënyrë se si mund të ndërgjegjësoheshin njerëzit për të adoptuar qen apo mace” - shprehet Teresa. “Fillimisht hapa një faqe në instagram, e cila më pas u bë virale” - shton më tej aktivistja.

Vetëm gjatë periudhës së pandemisë ajo strehoi 7 qen dhe 37 mace që i gjeti në rrugë. Ndërkohë rreth 1000 qen dhe mace janë adoptuar brenda dhe jashtë Shqipërisë nga individë që kanë kontaktuar përmes faqes. “Këtë punë që do vazhdoj ende ta bëj me shumë dashuri dhe dëshirë” - thotë Teresa.

“Albanian Paws Up for Adoption” është një tjetër nisëm personale e cila që prej vitit 2019 ka bërë të mundur adoptimin, strehimin dhe birësimin e qindra kafshëve të pastreha brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas saj qëndron Jenny Müller Hasanaj, nëjherësh edhe presidente e organizatës “Jeta, kafsha dhe njeriu”.

“Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për t’i treguar gjithkujt çfarë pune bëjmë ne dhe cili është qëllimi. Kjo ka bërë të mundur shpëtimin e shumë kafshëve të pastreha. Për fat të keq, nuk kemi statistika fikse për birësimet në Shqipëri,por jashtë shtetit janë birësuar rreth 304 qenë përmes faqes sonë” - pohon Hasanaj.

Jenny shton edhe faktin që përballet me probleme të ndryshme, si vështirësia për të gjetur njerëzit e duhur që të bashkëpunojnë me ta apo për gjetjen e burimeve financiare. Megjithatë, këto nuk e pengojnë atë ta vazhdojë punën për të cilën është shumë krenare.

Përveç nismave individuale, edhe organizatat joqeveritare luajnë një rol të rëndësishmëm në mbrojtjen e kafshëve të rrugës, që veprojnë përmes fushatave sensibilizuese, sterilizimeve masive dhe punës vullnetare.

Një shembull i tillë është organizata “Animals Need Me” e cila është aktive në këtë fushë që prej vitit 2012. Themeluesja Oli Pero, nisi të strehojë disa këlyshë dhe kotele në një apartment krejt të vogël, por sot ka ndëtuar një strehë për ta.

“Ideja për të ndihmuar kafshët nëpërmjet rrjeteve sociale lindi nga nevoja për të sensibilizuar publikun dhe për të shpërndarë informacion në mënyrë të shpejtë dhe efektive” - shprehet Elda Ahmetaj, koordiantore për edukimin pranë organizatës “Animals need me”. Projekti i fundit i organizatës lidhet me edukimin dhe sensibilizimin e fëmijëve dhe mësueseve për kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake dhe ndërveprimin e sigurt me ta.

Shpëtim nga rrjetet sociale, jo nga nismat politike

Në një raport të publikuar në shkurt 2024 nga organizata “Four Paws”, për Shqipërinë u dokumentuan mbi 27 raste abuzimi dhe shfrytëzimi të kafshëve të egra , përfshirë edhe qentë e mëdhenj.

Në një vend ku mungonjë strategjitë e mirëfillta institucionale për trajtimin e kafshëve të pastreha ,janë qytetarët dhe organizatat joqeveritare, e veçanërisht gratë aktiviste, ato që po zgjedhin të veprojnë dhe të angazhohen në këtë mision krejt të vetëm. Ato po e ndërtojnë vetë ndryshimin, çdo ditë, me mjete të thjeshta por me ndikim të madh, me rrjetet sociale, përkujdesjen individuale dhe ndërgjegjësimin komunitar.

Instagrami dhe Facebook-u janë kthyer sot në hapësira shpëtimi për qindra kafshë të braktisura, fati i të cilave mund të ndryshojë me një postim. Historia e Tresës apo Jenny-t, organizatës “Animals need me” dhe dhjetëra individëve të tjerë që veprojnë në heshtje është dëshmi e gjallë se kur dashuria, përkushtimi dhe teknologjia bashkohen, mund të ndodhin mrekulli.

Çfarë mund të mësojmë nga Franca?

Në vende të zhvilluara si Franca situata e kafshëve të braktisura trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale. Ky shtet mbron denjësisht jetën e kafshëve të pastreha, jo vetëm përmes politikave sociale, por edhe me masa të rrepta ligjore. Në nëntor të vitit 2021, Franca miratoi një ligj për mbrojtjen e kafshëve, që ndalon shitjen e kafshëve në dyqane (përjashtim bëjnë strehimoret dhe organizatat që bëjnë adoptime), si dhe forcon ndëshkimet për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve, duke parashikuar nga 3 vite burg deri në gjobë prej 45,000 euro. Gjithashtu në rastet e adoptimit kërkohet certifikatë përgjegjësie, që synon të përforcojë përgjegjësinë e adoptuesit.

Ndërsa vendet europiane forcojnë masat për mbrojtjen e kafshëve, në Shqipëri janë qytetarët dhe organizatat ato që jo vetëm krijojnë mundësi reale kujdesi dhe adoptimi, por po përmbushin edhe boshllëkun instuticional. Edhe rrjetet sociale e kanë kapërcyer funksionin e thjeshtë të argëtimit apo komunikimit. Ato janë kthyer në një burim efikas ndihme dhe mbështetje për kafshët e pastreha. Faqe të tilla si “Albanian Paës Up for Adoption”, “Animals Need Me” dhe “Adoptoni, mos blini” “Animal Club Albania” etj jo vetëm që mbështesin një kauzë kaq të rëndësishme, por në thelb po kontribuojnë në kultivimin e një edukatë qytetare dhe ndërgjegjësuese, duke promovuar shembuj pozitivë për komunitetitn

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë