
GJIROKASTËR- Policia ka goditur dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër. Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave".
Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, operacioni policor "Trace the flow". Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin "Trace the flow".
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”