Aktualitet

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmitari: Babai i Rrajës më çoi te familja e viktimës për pajtim gjaqesh

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmitari: Babai

TIRANË- Gjyqi për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka vijuar ditën e sotme me dëshminë e Haxhi Muratit. Mësohet se në seancë, Murati ka deklaruar se babai i Ramazan Rrajës, Asllan Rraja i ka shkuar në banesë, për të pajtuar gjakrat me familjarët e Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë në atentat.

Haxhi Murati thekson se e ka takuar 2 herë babain e Andi Malokut në Shijak dhe i ka përcjellë fjalët që i ka thënë Asllan Rraja, që djali i tij nuk është i përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë që babai i viktimës, i kishte kërkuar vetëm që të thonin realitetin.

Pjesë nga dëshmia: 

Haxhi Murati: Në 2019 kam jetuar në Krujë. Kam një biznes. Kam qenë edhe kryeplak disa muaj. Asllan Rrajën e njoh. Kur ka ndodhur ngjarja, më ka ardhur tek shtëpia. Meqë unë merrem me pajtime gjaqesh, më kërkoi të shkoja në Shijak, të takonim babain e viktimës, që të mos vazhdohej pushka. Mos vazhdohej pushka derisa të sqarohej ngjarja. Isha me dy vetë të tjerë. Shkuam tek shtëpia e atij djalit, viktimës. Kemi takuar babain e atij dhe më pas kemi lënë që takimi të bëhej në Shijak.

Unë isha në dy takime, por pastaj erdhi ai virusi dhe nuk bëmë më takime. Isha bashkë me dy shokë. Në takimet kanë qenë babai i Andi Malokut dhe ca të tjerë. Ne i kemi përcjellë fjalët e Asllan Rrajës, që nuk është djali im në ngjarje. Duroni sa të zbardhet ngjarja. Babai i viktimës na ka thënë fjalë shumë të mira, na ka thënë: Vetëm na tregoni realitetin. Më vonë e kam takuar Asllan Rrajën dhe i kam thënë që ti nuk zbardhe asnjë gjë. Emrin e djalit të Asllanit nuk e mbaj mend, por ka pasur një punë në Fushë-Krujë kështu për dhëmbët. Redian Rrajën nuk e njoh. Atë deputetin Rraja po, e njihja.

Fillimisht ne kemi takuar veç të atin e viktimës dhe të shoqen e tij në Tiranë. Takimin e dytë e bëmë në Shijak, me kërkesë të  tij, pasi kishte vëllezërit dhe njerëzit e tij. Biseduam për ngjarjen. Nuk janë përmendur emra konkretë për autorët e mundshëm të ngjarjes, përveç emrit të djalit të Asllanit, që thoshin ka qenë në ngjarje. Ne kemi dashur të takonin edhe Aleksander Lahon (Rrumin), meqë ishte dëmtuar në ngjarje dhe ta pyesnim, mos zbardhnim gjë nga ngjarja. Do iknim me iniciativën tonë, por nuk u takuam. Tek Arjan Ndoja nuk kemi kërkuar ta takonim.

Plarent Dervishaj: The që djali i Asllan Rrajës (Redjan Rraja) nuk ishte arrestuar kur ju kërkoi juve të kontaktonit familjarët e Andi Malokut.

Haxhi Murati: Nuk e di nga e ka marrë informacionin Asllan Rraja. Ai më ka thënë, djali im nuk është fajtor. Më ka thënë, thuaji familjes, derisa ta zbardhim nëse ka faj apo jo djali im, të mos na vrasin. Unë kaq mund të bëja me kapacitetin që kisha. Ata na kanë pritur shumë mirë.

Plarent Dervishaj: Emra konkretë janë përmendur, që kanë lidhje me atentatin.

ramazan rraja arjan ndoja haxhi murati plarent dervishaj

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë