Aktualitet

“E zhytur në krizë institucionale”/ Analiza e REL: Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

“E zhytur në krizë institucionale”/ Analiza e REL: Kosova

Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026. Por, Kosova rrezikon të humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore. Ajo mund t’i përfitojë mjetet financiare nga BE-ja vetëm nëse i ndërmerr reformat e domosdoshme.

Më shumë se dy muaj pas zgedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e nisur më 6 gusht, u shty dy herë, me kërkesë të kreut të partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë e tjera lidhur për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike, që përfshin edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Pikërisht mungesa e konsensusit mbi presidentin çoi Kosovën në zgjedhjet e parakohshme.

Komisioni Evropian (KE) paralajmëron se zvarritja e formimit të institucioneve të reja, pas votimeve të 7 qershorit, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në zbatimin e reformave dhe në qasjen e Kosovës në fondet e BE-së. Zëdhënësi i këtij institucioni, Guillaume Mercier, përsërit thirrjen e rregullt të Brukselit drejtuar aktorëve politikë në Kosovë për të siguruar stabilitet institucional. “Është thelbësore që institucionet e Kosovës të konstituohen pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me kornizën kushtetuese dhe me procedurat e përcaktuara”, thotë Mercel për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Vonesat në formimin e institucioneve rrezikojnë të pengojnë reformat e rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shton ai. Në dhjetor të këtij viti skadon afati për përmbushjen e gjithsej 27 hapave reformues nga Prishtina zyrtare, me një vlerë totale prej 165.9 milionë eurosh. Shumë zyrtarë evropianë, me të cilët ka biseduar REL-i, tashmë flasin për humbje shumëmilionëshe, që Kosova mund të pësojë si pasojë e krizës institucionale.

“Ndërsa Komisioni Evropian është duke vlerësuar raportimin e Kosovës për këta hapa, situata politike në vend ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në ritmin e zbatimit dhe ka kufizuar përparimin në një numër reformash kyç, duke vënë në rrezik një pjesë të financimit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, thotë për REL-in një zyrtar evropian, në kushte anonimiteti.

E para në hartimin e Agjendës së Reformave, e fundit në raportim
Kosova ishte ndër të parat që dorëzoi Agjendën e Reformave në vitin 2024, por ishte e fundit që paraqiti raportin mbi nivelin e zbatimit të saj. Autoritetet kosovare paraqitën kërkesën e parë për shpërndarjen e mjeteve, pak para skadimit të afatit, më 15 korrik 2026, duke raportuar për hapat e Agjendës së Reformave që fillimisht ishte paraparë të përmbusheshin në dhjetor 2024, qershor 2025, dhjetor 2025 dhe qershor 2026.

“Për të ruajtur financimin në dispozicion, do të jetë thelbësore të sigurohet funksionimi efektiv i institucioneve dhe konsensusi politik i nevojshëm për të mbajtur fokusin e qëndrueshëm në zbatimin e agjendës së dakorduar të reformave”, nënvizon një burim evropian.Zëdhënësi i KE-së, Mercier, thekson se një marrëveshje e shpejtë midis partive politike për një kandidat unifikues për president ka rëndësi të veçantë. “Vetëm një dialog efikas ndërpartiak dhe një ndjenjë e përbashkët e qëllimit do t’i lejojë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të realizojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj”, thotë ai për REL-in.

Brenda 18 muajsh, Kosova kaloi nëpër tri procese zgjedhore, duke mbajtur dy herë zgjedhje parlamentare, si dhe zgjedhje lokale (dy runde). Përmbushja e hapave reformues, në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së, kërkon angazhimin e të dy pushteteve: Qeverisë – e cila harton, negocion dhe zbaton objektivat konkrete të politikave – dhe Kuvendit, i cili miraton reformat përkatëse.

Dhjetori dhe rreziku për humbjen e përhershme të fondeve
Fundi i vitit 2026 shënon përfundimin e periudhës së tolerancës, e cila në Bruksel njihet si “periudha gri”, për hapat reformues që fillimisht duhej të përmbusheshin në shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën, në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025. Komisioni Evropian e mundësoi këtë periudhë tolerance, e cila i referohet kohës pas skadimit të një afati, gjatë së cilës veprimet e vonuara mund të korrigjohen ende pa shkaktuar pasojat që do të sillte mosrespektimi i afatit.

Sipas këtij parimi, të gjithë hapat reformues, që kishin afatin fillestar gjatë vitit 2024, kanë afat shtesë prej 24 muajsh për zbatim. Ndërkaq, për hapat që kishin afat gjatë vitit 2025, toleranca është 12 muaj. Për të gjitha reformat e parapara për zbatim deri më dhjetor 2024, përkatësisht dhjetor 2025, afati përfundimtar është fundi i vitit 2026, kur rrezikohet humbja e përhershme e fondeve. Nëse vendet përfituese nuk i përmbushin kushtet, përkatësisht nuk zbatojnë reformat e parashikuara, Komisioni Evropian ka të drejtë t’i mbajë fondet e destinuara për këta hapa reformues. Këto mjete mund të shpërndahen tek vendet tjera që janë më të suksesshme në procesin reformues.

Kosova, përfituesja më e madhe vetëm në teori
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është planifikuar për periudhën 2024–2027. Ajo ka vlerë prej 6 miliardë eurosh dhe paraqet paketën më ambicioze financiare për rajonin. Alokimi i mjeteve të Planit të Rritjes është bërë bazuar në numrin e popullsisë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nga kjo pako, për Kosovën janë alokuar 882.6 milionë euro, çka e bën atë përfituesen më të madhe për kokë banori. Në periudhat e mëhershme, Kosova nuk u kualifikua për pranim të mjeteve nga Plan i Rritjes, meqë – gjithashtu për shkak të ngërçit politik – nuk ishin miratuar marrëveshjet relevante për këtë pako evropiane.

Pasi në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, Kosova u kualifikua për të përfituar nga fondet evropiane. Deri më tani, Kosova ka pranuar vetëm mjetet e parafinancimit në vlerë prej 61.8 milionë eurosh, që përfaqësojnë 7 për qind të shumës së përgjithshme të alokuar. Për fondet e tjera, Kosova duhet të dëshmojë zbatimin e hapave reformues, duke dorëzuar raportin për reformat e bëra. Komisioni Evropian vendos për shpërndarjen e fondeve dy herë në vit, por vetëm pasi të ketë verifikuar se një vend ka përmbushur me sukses hapat dhe objektivat konkrete të përcaktuara në Agjendën e Reformave./REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë