TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është aplikuar në të gjithë Shqipërinë.
Berisha tha gjatë fjalës së tij se grupet kriminale kanë mbledhur vota për shumë nga kandidatët e Partisë Socialiste në disa qarqe. Më tej, kryedemokrati foli edhe lidhur me operacionin antidrogë "Ura" që u zhvillua në Itali dhe Shqipëri, ku në vendin tonë u godit grupi kriminal në Durrës.
Sipas Berishës, zhvillimi i këtij operacioni u vonua nga kreu i SPAK, Altin Dumani për qëllime elektorale dhe e akuzoi se ka mashtruar dhe Antimafian italiane.
"Ai kurs, ai u zhvillua pikërisht për të mbuluar këtë. Se këto nuk ka sy që nuk i sheh që janë reale. Por partia e krimit, Edi Rama për t’i hapur rrugë, shteg ‘trenit bullgar’, krijoi disa fake fletë votimi, se gjoja do të mësonte socialistët si të votonin. Këto ishin thjeshtë për të maskuar këtë akt që kanë bërë. Bashkitë kanë shpërndarë fletët e votimit tek qendrat paralele të krimit ku janë dorëzuar, ose kuti të mbushura, ose treni bullgar, ka disa mënyra realizimi i tij..
...Tani siç e dini janë dy votime të veçanta. I diasporës është i veçantë dhe çdo votë është vlerësuar dhe do vlerësohet në përputhje me ligjin. E njëjta gjë do bëhet me procesin e përgjithshëm, por në aspekte të tjera. Ja për shembull, urdhëro. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se në dy qendrat ose janë vendosur kuti të mbushura paraprakisht, gjë që nuk mund të jetë pa shenja. Jo, nuk ndodh pa shenja. Ose pastaj është aplikuar ‘treni bullgar’. Por fletët e votimit nuk mund të jenë kurrë në këtë formë jashtë qendrës së votimit. Ato janë dhënë vetëm për këtë përdorim. Ndaj dhe është një damkosje, nuk është problemi këtu... Është absurde të mendosh se vetëm diaspora.
Çfarë do thoni ju për 20 mijë votat e ministrit të ardhshëm të brendshëm, Arkend Balla? Sa janë vota ato të qytetarëve?
A nuk është çdo votë krim aty? Po Ani Dyrmishi? Po grupi në Elbasan? Po grupi në Shkodër, Korçë, Vlorë e kudo? A nuk janë vota krimi këto? Çfarë përfaqësojnë këto, vullnetin e qytetarëve apo vullnetin e kriminelëve të mbrojtur nga Edi Rama dhe Altin Dumani? A nuk i denoncuam 30 herë Troplinët dhe Pojën si zotërit e Portit të Durrësit? Kush i mbronte ata? Vota në krim dhe krimi në votë, ju e dini, Altin Hajri ka marrë leje ndërtimi, personi në ndjekje. Poja disa, jo një. Ka çdo gjë të cilat groposen nga kriminelë të tipit Dumani dhe Edi Rama. Groposen...
Çfarë mendoni ju se Antimafia Italiane e ka bërë për qëllime elektorale vonimin? Jo, ia ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias Italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane si ordiner. Se kemi operacion tani, se na prish punë tani... Dhe Poja çau ferrën. Kush e njoftoi Elvis Doçin dhe të tjerët? Kush i njoftoi? Këtu janë të gjithë bashkë. Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i hapte Edi Rama? Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.Por këto janë zgjedhjet. I them këto fjalë për të gjithë ata lakej që nga mëngjesi gjer në darkë bëjnë avokatinë e turpshme elektorale. Mercenarë të vërtetë të fjalës së lirë dhe moralit njerëzor. Bëjnë avokatinë e dhunimit të votës. Urdhëroni, ja ku është, faqezinj që dalin dhe mbushin studiot dhe xhepat për të bërë avokatinë e farsës së zgjedhjeve. Kjo është farsë, është turp për çdo komb, për çdo vend.", tha Berisha.