Agron Gjekmarkaj replikon me Neritan Sejaminin: “Bijtë e etërve” në oborrin e PD të cilët mërziten për kushërinjtë! - Aktualitet
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj replikon me Neritan Sejaminin: “Bijtë e etërve” në oborrin e PD të cilët mërziten për kushërinjtë!

Nga Agron Gjekmarkaj

Personalisht e kam parë me simpati të madhe tendencën e kohëve të fundit të Lulzim Bashës për të nderuar e kujtuar të gjithë ata gra e burra që u persekutuan , që qëndruan kur të tjerët u thyen, që nuk bashkëpunuan duke paguar çmimin e gjakut, të jetës, të martirizimit e të kalvarit pa mbarim!

Dikush mund të thotë janë vetëm fjalë, por Kryetari i Opozitës fjalën ka! Në të njëjtën mase shihet me keqardhje sesi ndryshe nga çka qenë tradite njëri prej nënkryetareve të kësaj partie duhej ti përkiste shtresës të të përndjekurve! Në dhjetorin e vitit 1990 PD i ngjante një fronti për përmbysjen e regjimit, por ashtu dhe palca e saj qenë ish të përndjekurit politike, ish-pronaret, intelektualet liberal e kështu me radhë! Në vitin 1997 kur të gjithë iknin, fshiheshin, distancoheshin aty u rikthyen në oborrin e saj për të mbrojtur konceptin e opozitës dhe liritë që burojnë prej saj! Në fillim 300  me pas  tremijë e të tjerë që u bashkëngjiten treguan vendosmëri për të vënë jetën e tyre në diskutim që kthimi me zjarr e hekur i ish komunisteve mos të vriste përfundimisht idenë e demokracisë!

Mesazhi u perceptua dhe qeveritë e kohës , stinë pas stinë e  ulen revanshin! PD shpesh ndaj tyre është sjellë me mentalitet komunist! Në vitin 1994 i ka rrahur e fyer, por në llogari të fundit mbetet partia që i ka përfaqësuar më shumë në rrafsh politik dhe që  ka bërë përpjekje për integrimin e tyre moral, intelektual e ekonomik! Nëse në PD ka mbetur ndonjë që i njeh mbështetësit e saj do të ketë vënë re se në protestat e mëdha të opozitës nga shkurti e këtej ata janë aty pleq , burra, gra e fëmijë! Në PD ende ndonjë mbiemër si Alibeaj, Strazimiri, Tabaku, Ademi, Alizoti të kujtojnë gjurmët e kësaj shtrese! Ky i fundit në Shkodër në ditën kur përkujtoheshin viktimat e Komunizmit mbajti një fjalë të ndjere e të mirëpritur ku ra ne sy togfjalëshi “bijtë e etërve” që e përdor shpesh edhe Sali Berisha! Ata që këshillojnë Lidershipin e PD-së se si ajo të bëhet një parti spitullaqe, pa asnjë rëndese ideologjike plot me djelmurina e cuca te hajthme qe nuk dine shkrim e këndim, dëshmojnë që nuk dinë asgjë, jo vetëm nga historia e Shqipërisë, por as nga ajo e formësimit te mendimit politik kudo në Europe!!

Fatmirësisht ende në PD ka zëra që ju kujtojnë qeveritareve të sotëm që janë bijtë e etërve! Ky nuk është mentalitet komunist, nuk është persekutim as luftë klasash ! Do të ishte e tillë nëse këta do të kishin kërkuar falje për krimet dhe shndërrimin që baballarët e gjyshërit i bënë shqiptarit! Se bënë kurrë në fakt, por janë krenar! Do të ishte tepri nëse ata nuk do të na kujtonin metodat e dhunshme të etërve, nëse do të ishin të ndershëm dhe të zotë kur në fakt janë lumpen intelektual dhe fosile ideologjike! Nëse PD heq dorë nga përkatësia e djathte, nga trashëgimia e të persekutuarve politik dhe të vetëshpallet  social demokrate, liberale, elektorale është në të drejtë të Zotit të mos i ngacmoje më bijtë e etërve dhe të djathtët më pas të krijojnë formacionin e tyre!

Po ashtu PD që kujton siç e thamë më sipër viktimat e tiranisë për të ruajtur koherencën pa persekutuar askënd duke i njohur të drejtën çdokujt të ndihet i djathtë dhe antikomunist , duhet qe në sekretariatin e vet individët që i kishin prindërit, gjykatës dhe prokurore, të cilët dënuan me vdekje qytetare që shanë Enver Hoxhen , të distancohen dhe të lypin ndjesë! Po kaq në grupin e saj parlamentar ata qe kanë prishur kisha e xhamia janë thjesht një turp që ndajnë fjalën nga fakti! Nuk ka vlerë që këtë t’ia kujtojnë e kërkojnë orë e çast Edi Ramës kur nuk e bëjnë vetë! Djemtë e etërve në oborrin e PD-së të cilët shqetësohen për kushërinjtë në PS në thelb, duke folur për disa parime kinse të demokracisë së kulluar i druhen pikërisht origjinës së tyre ! Ata duan të hanë ku tu dalë, në të dy krahët e njëkohësisht të marrin ndonjë kacidhe prej atyre që mendojnë se monopoli mbi historinë tragjike të shqiptareve nën diktature blihet me lekë! Kësisoj avokati i Familjes Hoxha bëhet edhe Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe tani gromësin çomlek i bindur që bashkë me taftin e tij ka qerasur dynjanë me ide për të cilat pretendon se u dashka edhe të merremi!

Lulzim Basha dhe Sali Berisha nëse duan ta vrasin të djathtën janë në rruge të mbarë nga bashkudhëtaret që zgjedhin! Eterit dhe bijtë e tyre janë fatkeqësia e këtij vendi tash 75 vjet! Ata dinë te sundojnë dhe të vjedhin, dinë të rrejnë dhe të bëjnë propagandë apo PR ( marrëdhënie me publikun) por demokracinë dhe perëndimin si kane ne gjak! Këta janë dy komponent qe u japin alergji! Kruhen dhe teshtijnë e me shpesh diarrenë e nxjerrin nga goja!

 *Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore. 

 

Neritan_sejamini

Qëndrimi i Neritan Sejaminit

Në mënyrë ironike, koncepti “bijtë e etërve”, të cilin artikulojnë me aq pasion shumë përfaqësues të PD-së si sulm ndaj qeveritarëve të sotëm është në fakt koncept totalitaro-komunist: nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës ekzistonte “krimi/faji për shkak të shoqërisë”—nëse dikush ishte “armik” apo “i keq”, e gjithë familja, i gjithë fisi ishte detyrimisht armik dhe i keq. Nën komunizëm kishte “klasa” dhe jo individë. Njësoj, nën nazizëm ekzistonte krimi racor, nëse i përkisje një race apo një gjaku të caktuar ishe kriminel.

Varfëria e ideve të së djathtës ka arritur në pikën sa huazojnë ide komuniste. Për të mos thënë se këto ide as nuk shpjegojnë fare realitetin kriminal-plaçkitës të qeverisjes së tanishme, por as nuk tingëllojnë të kuptueshme për shumicën e shoqërisë që tashmë nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me periudhën komuniste.

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë