TIRANA- Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me 7 persona të tjerë, mes tyre ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës Naim Qarri, morën peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanosën për dhënie pasurie, duke i kërkuar një shumë prej 70 mijë euro. Mësohet se në momentin e ndalimit Fredi Keta, banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme. Bëhetme dije se ndaj tij është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.
DVP Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Debt”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Në muajin korrik 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie, vihet në pranga 40-vjeçari. Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.
Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.
Policia zbardhi pengmarrjen e 35-vjeçarit për lirimin e të cilit u kërkuan 70 mijë euro. Në listën e personave në kërkim doli sërish emri i Hektor Xheçukës, i konsideruar si një person që është i pozicionuar në grupin e Ervis Martinajt, ndërkohë që i përfshirë në këtë ngjarje doli edhe ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës, Naim Qarri.
Mësohet se Hektor Xheçuka, është përfshirë në një pengmarrje bashkë me ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.