Mix 2 Mix

“Më digjet zemra kur shoh armiqtë të punojnë kundër Shqipërisë”, intervista e fundit e Ismail Qemalit: Pse çështjen shqiptare mund ta zgjidhin SHBA-të

“Më digjet zemra kur shoh armiqtë të punojnë
 

Nuk mundem t’u them se si më digjet zemra kur shoh gjithë armiqtë tanë të punojnë kundra Shqipëri e cila po rri me gojë mbyllur, është e tepër t’u them se si jam gati të jap edhe shpirtin që më ka mbetur për Shqipërinë”.

Ismail Qemal bej Vlora

Gazeta spanjolle “El Dia” në Madrid, më 9 tetor 1918, ka botuar një intervistë me Ismail Qemal Vlorën. Ajo është realizuar nga gazetari spanjoll me pseudonimin “Hispanus” dhe është intervista e fundit e Ismail Qemalit për mediat ndërkombëtare. Intervista është zhvilluar përgjatë periudhës kur ai jetoi në Spanjë dhe publikohet për herë të parë në Shqipëri. Vetëm pak muaj më pas Ismail Qemali do të mbyllte sytë në Peruxhia.

Gazetari e përshkruan Ismail Qemalin si njeriun që e shpëtoi Shqipërinë nga katastrofa e përgjithshme në nëntor të vitit 1912, në Vlorë. Ai konsiderohet si një mik i shquar, me sy të vegjël, inteligjent dhe plotë shkëlqim. Në këtë intervistë të dhënë gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, kur ai po bashkëpunonte më së shumti me shqiptarët e Amerikës, Ismail Qemali flet për vendin e tij legjendar dhe piktoresk. Aty ai përmend vështirësitë me të cilat po përballej vendi, pas copëtimit të padrejtë nga Konferenca e Londrës në vitin 1913. Ismail Qemali shpjegon se shqiptarët janë populli më i vjetër, të cilët shtriheshin në gjithë Ballkanin. Dhe të cilët më vonë për shkak të epidemive dhe luftrave e brakistën pjesën lindore të gadishullit dhe u vendosën në bregdetin Adriatik mes maleve.

Sipas tij, Shqipëria që do të rilindë pas Luftës së Parë Botërore, duhet të jetë më e madhe se ajo e vitit 1913. Ajo duhet të ketë brenda saj Pejën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ohrin. Kosova, Dibra dhe Epiri duhet ti përkasin Shqipërisë. Të ardhmen e Shqipërisë, ai e shikon sërish të organizuar nën mbretërimin e një princi evropian.

Kryesore për Ismail Qemalin ishte pasja e një qeveri kombëtare dhe liberale, që t’i përshtatej zakoneve dhe karakterit të popullit shqiptar. Qeveria duhet që të jetë e aftë për të garantuar integritetit territorial dhe lirinë e plotë të vendit. Kërkojmë para së gjithash rilindjen e vendit dhe rikthimin e tij në gjirin e popujve të qytetëruar, – thekson ndër të tjera Ismail Qemali.

Gazetari nënvizon në fund të intervistës se, në sytë e liderit shqiptar shquhet flaka e patriotizmit më të kulluar…

Sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar mbi çështjen kombëtare shqiptare, në një moment tejet delikat sikurse ishte zhvillimi i Konferencës së Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ishte një ndër shtylla kryesore të bashkëpunimit midis Ismail Qemal Vlorës dhe Partisë Politike Kombëtare të shqiptarëve të Amerikës. Ismail Qemal Vlora i shfrytëzoi të gjitha kontaktet diplomatike për mbrojtjen e interesit kombëtar. Deri në ditët e fundit të jetës së tij të jashtëzakonshme, Ismail Qemali punoi me të gjithë forcën e shpirtit të tij fisnik për çështjen shqiptare…

Pas qëndrimit për disa vite në Francë, në maj 1918, Ismail Qemali u nis nga Parisi për në Barcelonë. Në këtë periudhë, qeveria italiane nuk e lejonte që të kthehej në Itali ose të shkonte në Zvicër, sepse i ruheshin influencës së tij në komunitetin shqiptar. Kështu që ai u lejua nga francezët që të shkonte në një vend neutral si Spanja. Qëndrimin në Spanjë, Ismail Qemali e shfrytëzoi për të komunikuar më me lehtësi me shqiptarët e Amerikës, nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve në Madrid. Kolonia e shqiptarëve të Amerikës e kishte caktuar ndërkohë si përfaqësues në Konferencën e Paqes që pritej të mblidhej në Paris.

Në një artikull të gazetës “Koha”, që botohej në SHBA, më 13 shtator 1917, Ismail Qemali përshkruhej si “plaku dhe burri më i madh i Shqipërisë”. Ai konsiderohej si “më i njohuri në qarqet diplomatike të Europës, më i dëgjuari në Shqipëri dhe më i zoti i gjithë politikanëve shqiptarë…”.

“Sot, – vazhdonte artikulli, – Ismail Qemali numërohet një nga më të mëdhenjtë diplomatë të Europës dhe nderohet kudo.”.

Ismail Qemali ishte i shqetësuar për fatin e Shqipërisë pas përfundimit të luftës dhe u bënte thirrje shqiptarëve për bashkim. Ai hartoi edhe një program të gjerë politik për t’i bërë jehonë problemit kryesor që lidhej me sigurimin e tërësisë territoriale dhe të pavarësisë kombëtare shqiptare.

Në korrespondencën e pasur që ai ka me atdhetarët shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Ismail Qemali flet për rrezikun e copëtimit që i kanoset Shqipërisë. Si një lider përbashkues, ai flet për punën që duhet bërë me qëllim bashkimin e faktorit shqiptar dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare pranë Konferencës së Paqes në Paris.

Nga Parisi në një letër të 10 marsit 1918, Ismail Qemali kërkonte që ata të linin mënjanë zemërimin dhe mosmarrëveshjet: “Mjerisht neve që kemi atë më të madhen detyrë e dëftejmë atë më të madhe lidhje, përkundrazi jemi të përçarë dhe të kundërshtuar njeri me tjetrin për zemërime vetiake, të cilët as në kohët e shtruara s’lipsej t’i kishim se nuk do të na nderonin aspak. Kjo më bën të helmonem, po me gjithë, ka shpresë se rreziku i madh në të cilin ndodhet atdheu, rrezik i cili na bën të dridhemi, do të japi fuqi në patriotët e vërtetë, kështu që gjithë Shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke pasur ndër mend shpëtimin e Shqipërisë, do të dëgjojnë këtë porosi.”.

Nga Madridi ku ai ishte duke punuar për çështjen shqiptare në qarqet diplomatike spanjolle, Ismail Qemali, i shkruan Mihal Gramenos. Në letër ai kërkonte sërish bashkimin e gjithë shqiptarëve kudo që ata gjendeshin, me qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë. Ismail Qemali e shikonte veten e tij si një shërbëtor të kombit shqiptar, dhe i tillë ai mbeti deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ai i shkruante në frëngjisht dhe e sqaronte se letrën po e dërgonte nëpërmjet korrierit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Spanjë, për të qenë më i sigurt dhe më i shpejtë. Dhe i thoshte se edhe ata mund të vepronin po ashtu, duke ia dërguar letrat ambasadës amerikane në Madrid.

Në një tjetër letër dërguar patriotes Sevasti Qirazi nga Madridi, më 17 nëntor të vitit 1918, Ismail Qemali thotë se: “Sot është dita e fundit për Shqipërinë do të ngjallmë a do të vdesmë.”. Ai kërkonte që shqiptarët të gjendeshin të përgatitur për ta mbrojtur me këmbëngulje dhe argumente bindëse çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.

Ismail Qemali është i gatshëm për të kryesuar shqiptarët edhe në këtë sfidë vendimtare për fatin e kombit. “… Po e dini, – thotë Ismail Qemali, – që mungimi për të mbrojtur të drejtat tona do të jetë vdekje për gjithmonë. Lipset të fitojmë me ça do mënyre Kosovën, Manastirin, Janinën me gjithë Çamërinë. U lutem gjithë atdhetarëve të mos flenë, të mos kursejnë as gjësendi për shpëtimin e Shqipërisë nga duart e armikut.”.

Më 20 dhjetor 1918, Ismail Qemali vjen nga Barcelona në Xhenova dhe niset drejt Peruxhias, për të koordinuar me qeverinë italiane strategjinë e mbrojtjes së çështjes shqiptare në Konferencën e Parisit. Në Peruxhia, ai do të gjendej i izoluar dhe aty do të mbyllte sytë me brengën e madhe për të ardhmen e Shqipërisë… Por fjalët e tij të shkruara në një letër të 10 marsit 1918, tingëllojnë profetike: “Pa tërësinë tokësore të Shqipërisë, Gadishulli i Ballkanit nuk do të jetë kurrë i qetë…”

Interesant është fakti që edhe “Kujtimet” e Ismail Qemalit, u botuan pas vdekjes së tij në vitin 1920, në Londër, me këmbënguljen e dy gazetarëve të njohur amerikan Somerville Story dhe William Morton Fullerton. Madje ky i fundit shkroi edhe parathënien.

Publicisti amerikan William Morton Fullerton, shkruan se Ismail Qemali “ishte politikan mendjemprehtë dhe kurrë nuk qe cinik. Ai kishte syrin kureshtar për të parë larg, nga ku ‘kthehej’ me fare pak iluzione.”.

Fullerton dëshmon edhe admirimin që Ismail Qemali kishte për Amerikën: “Mbaj mend kënaqësinë e Ismail Qemalit, kur në shkurt të vitit 1918 më tregoi një pergamenë të hollë, të dërguar nga një asamble e ‘Partisë Kombëtare të Shqipërisë’, që ishte bërë dy muaj më parë në Uorçester të Masaçusets”.

Me anë të saj atij i jepeshin kredencialet për të përfaqësuar koloninë shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me mandatin për ‘të siguruar dhe garantuar pavarësinë politike dhe ekonomike të Shqipërisë’. Ismail Qemali ngarkohej për të realizuar ndryshimet e nevojshme të kufijve shqiptarë, me qëllim që të futeshin brenda kufijve ato toka dhe krahina të banuara krejtësisht nga shqiptarët dhe që Konferenca e Ambasadorëve të Londrës i kishte shkëputur më 1912 dhe 1913, në mospërfillje dhe padrejtësisht, duke ia dorëzuar Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Shumë domethënës është edhe një artikull me titullin “Ismail Qemali N’Amerikë” i shkruar një vit para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shkrimi mban datën 9 nëntor 1911, dhe është publikuar në Boston, nga gazeta më e vjetër shqiptare “Dielli”, e cila botohej nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shkrimit Ismail Qemali pritej të bënte një vizitë në Amerikë. Artikulli përshkruan personalitetin dhe autoritetin e Ismail Qemalit, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai bën një përmbledhje të aktivitetit patriotik dhe karrierës së tij, duke nxjerrë në pah karizmën dhe aftësitë e veçanta komunikuese të Ismail Qemalit. Po sjellim këtu vetëm një pjesë të artikullit, i cili është një nga shkrimet më të bukura për figurën e tij:

“Ardhja e Ismail Qemalit këtu është një gjë mjaft për të vënë re. Është një politikan nga më të mbëdhenjtë edhe një diplomat nga të paktit që ka Turqia, po edhe i vetëmi Shqipëtar që e di dhe e njeh thellësisht çështjen shqiptare, s’ka fjalë. Shqiptarët mund të gjejnë në Ismail Qemalin të vetëmin shtyllë dhe udhëheqës të Kombit, porsa që ka vërtet qëllim edhe dëshirë të përpiqet kthiellësisht e të bënjë çeç për kombin t’onë.

Në kohë të Sulltan Hamidit u ndoth i vetëmi politikan që s’e shtiu dot në dorë Sulltani ta dërgonte atje ku dërgoj të tjerët, po i shpëtoj nga duartë ditë më drekë, dyke u mbrojtur nga ambasadori i Englisë në Stamboll.

Në Vlorë quhet Perëndi, në Berat Spriha Politikane, [shpirti i politikës], në Shqipëri i vetëmi diplomat, në Greqi o ijetis ton Alvanon qe opadhos tis Ellino-Alvaniqis simprakseos. [i vetmi udhëheqës shqiptar, kundërshtar i marrëveshjes shqiptaro-greke] në Europë, The Albania leader Qemal Bey, [Udhëheqësi shqiptar Qemal Beu] në Stamboll, dilqi [dhelpër], etj…

Mase s’është pritur kurrë Shqiptarë në Shqipëri si u prit Ismail Qemali në Vlorë. Vlonjakët zbërthenin kuajtë e qeres tij dyke mbërthyer këta vetë në vënt të kuajve, edhe dyke hequr t’adhuruarin e tyre në Vlorë me dandana e bujë që edhe Sulltan Selimi III po të kish ardhur nukë do t’i bëheshin këto! Për të parën herë pamë në Vlorë njeriun logjik e mëndarak të vinjë në shkallë të kafshës që të nderonjë një njeri të shënuar. Po tham edhe të kishin të drejtë Vlonjakët, se për ata s’ish njeri i shënuar, por Perëndi.”.

Ismail Qemali ushqente shpresa të mëdha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahnin çështjen shqiptare. Deklarata e presidentit amerikan Uilson se nuk do të njihte traktatet e fshehta, si ai i Londrës, më 26 prill 1915, i cili e zhdukte Shqipërinë nga harta e Evropës, ishte shpresëdhënëse. Njëkohësisht Shpallja e Programit të Paqes nga Presidenti Uilson, më 8 janar 1918, e mbushi me shpresë Ismail Qemalin se qeveria amerikane do t’i shihte “me mirëdashje kërkimet e shqiptarëve, të cilat hynin në kufirin e programit të paqes së zotit Uilson”. Veçanërisht, Ismail Qemali kërkonte t’i tërhiqte vëmendjen qeverisë amerikane duke kundërshtuar pikën 11 të këtij programi, në të cilën kërkohej rivendosja e të drejtave të vendeve të Ballkanit, por nuk përmendej shprehimisht Shqipëria, të drejtat e së cilës ishin dhunuar brutalisht nga dy blloqet ndërluftuese.

Ismail Qemali në raportin që i dërgoi “Partisë Politike”, shprehej se fusha më e pëlqyer për zgjidhjen e çështjes shqiptare do të ishin Shtetet e Bashkuara. Deklarata e Presidentit Uilson “për pavarësinë politike, e tërësinë tokësore njëlloj, si për shtetet e mëdha ashtu edhe për shtetet e vogla”, si dhe mospasja e synimeve territoriale të drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë ishin dy nga faktorët kryesorë që i mbushnin me shpresë shqiptarët. Dhe këto shpresa do të ktheheshin në realitet në mbrojtjen që presidenti Uilson i bëri çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.

Me intuitën e tij të mprehtë politike, Ismail Qemal Vlora ishte ndër të parët që e kuptoi se në skenën botërore kishte hyrë tashmë një fuqi e re, tek e cila shqiptarët mund të gjenin mbështetjen e munguar dhe të shumëdëshiruar. Vizioni i tij do të bëhej realitet pas afro njëqind vitesh, në lidhjen e partneritetit strategjik më të madh që kombi shqiptar ka njohur ndonjëherë dhe në themelimin e shtetit të dytë shqiptar mu në zemër të Evropës…

Open Youtube

“Ramës i do trapi që i ka vënë figurat e PS te lista e hapur”, Hila-Sulos: Pse Berishës nuk i do..?

“Ramës i do trapi që i ka vënë figurat e PS te lista e hapur”, Hila-Sulos: Pse Berishës nuk i do..?

“E ke ves të më vësh fjalë që s’i thashë”, “plas” në studio, Hila-Sulo: Braçe makineri votash...

“Po kush ka vota nga ata aman”, listat e PD trazon analistët: U është harruar emri

“S’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, Xhaferri: Për fajin tonë populli opozitar ka 12 në opozitë

"Rama nuk ka zbritur ndonjëherë nga kali i pushtetit”,Xhaferraj: S'e kemi luksin të eksperimentojmë

“Listën e zgjodhi kryetari”, Baçi i ashpër: Kandidatët s’kanë bosht politik, iu mungon…

E FORTË/ ‘Pirro Vëngu në SPAK’! Hila-Xhaferrajt: Memet e Berishës ato, ia keni marrë dorën

Baçi: Të mundësh Ramën duhet të bësh koalicione me emra që as PD-së nuk i shkojnë në mendje

Arion Sulo: Lista e PS me të rinj, por pa logjikë politike. Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar

“Për Çyrbjen ka pyetur bandat Rama”, Baçi: Mazhoranca nuk guxon të thërrasë në interpelancë Ramën

Listat PS dhe PD/ Hila: Ishalla vazhdoni me këto mendje. Xhaferri: Unë vazhdoj me program

“Rama është nisur për spastrim”,Sulo:Me SPAK në tavolinë do të duket i pa korruptuar me emrat e rinj

???? Listat, Lubonja: Tek PS janë njerëz pa vesh, sy e gojë… në PD janë besnikët

"Gazmend Bardhi do mbetet pa krahë, do i hiqen puplat një nga një", Hila: Mazniku meme gjithandej

"Listat PD dhe PS, një fasadë! Nuk ka zgjedhje normale": Lubonja: Parlamenti nuk përfaqëson...

"Hidhni paratë në fushatë ,rrini në listë të hapur se na duhen vota", Lubonja: Kush ka hyrë është...

"Lista e PS është rinovimi i dytë, janë sponsorizuar nga.." Hila: Tani mund të quhet partia e Ramës

Luarasi binjakëzim me LSE, Zv.rektorja Dasho: Sigurojmë bursa që mundësojm një punësim të sigurt

Binjakëzim Luarasi me LSE/zv.rektorja Dasho:Studentët mund të studiojnë si në Londër nga Shqipëria

“Luarasi” binjakëzohet me LSE/ Profesori Abdey: Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria

Përfaqësuesi i LSE,Rob Inglesen:Ne ofrojmë kurrikulën, ‘Luarasi’ ofron pjesën kryesore,të mësuarit

“Luarasi” binjakëzohet me London School of Economics/ “Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria”

"Mbështetësit e Veliajt të gjithë në listë të hapur”. Ja emrat e kandidatëve për deputet nga PS e PD

“E di që PD s'e kalon lumin, nuk fiton dot”, Dash Sula plas bombën, komenton kandidatët në lista

“Punoje dhe ti për votat personale, jo të partisë”, Bushkolaj debate të ashpra me Sulën

“Në listë ai që bashkoi votat me PS”, Dash Sula komenton kandidatët e PD për Qarkun e Tiranës

“Ceno Klosi emër i atakuar”, Bushkolaj: Lista e Fierit e fortë, ka “duar” Belinda. Sulo: Rama bëri..

Sula: Do të ketë probleme/ Prezantohen kandidatët e PS në disa qarqe, të ftuarit ndajnë detaje

U tërhoq nga listat e PD, Sula: Në lista nuk ka përfaqësim si duhet, tani po shoh aleancë me Shehin

Vasili zbulon emrat e kandidatëve të PS në Qarkun e Durrësit në ‘Open’

Bushkolaj analizon listat e PS: Pjesa më e madhe e mbështetësve të Veliajt në listën e hapur

“Do nis një jetë të re politike", u la jashtë kandidimit/ Dash Sula habit me deklaratën

LAJM I FUNDIT/ Prezantohet lista e PS në Tiranë, në listën e mbyllur kryeson Rama, ja të gjitha...

Dash Sula: PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kisha shanset 0 që të fitoja në listën e hapur

Nuk u zgjodh në listën e PD, Sula: Brenda shpirtin e kisha kete ndjesi, një pjesë aty janë lëpirës

Lala: Nëse do të ishte hetuar ‘Babalja’ sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

???? SPAK përgjoi Veliajn në paraburgimin e Durrësit”, Lala: Gjatë kontrollit në qeli përdori…

4 vite burg për Bllakon/ “Morën milionat për inceneratorin që nuk ekziston”, Lala zbulon detaje

Lala për Salianjin: Në burg duhet të ishin edhe... Dosja e ‘Babale’ e pahetuar

“Shqetësuese çështja e Jetmir Olldashit”, Çela: Mbeti në hije, Daci për Salianjin: pse nuk kërkoi...

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, “U dënua pa ligj”, Rumano zbulon: ja arsyet pse u...

“90 faqe vetëm përgjime, pa faturat e...”, Lala zbulon: ja sa shanse ka Veliaj të lirohet nesër

“Nuk mund të mbrohet nga një avokat i huaj”, Daci për Veliajn: ja çfarë pritet nga Avokati Amerikan

Provat e reja për Veliajn, Avokati Daci:Duhet të dimë se çfarë ka Spak në dorë për të kuptuar...

Avokati amerikan i Veliajt, Lala zbulon detaje: si do ndikoi në seancë dhe sa pagoi...

A mund të hetohej në gjendje të lirë Veliaj? Lala: Konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK, ka guxim të…

'Në kushtet e Veliajt asnjë shqiptar s’ka shans të dalë nga burgu',Daci: Nëse është përgjuar nuk...

Seanca e Veliajt në GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Çela: Galeria kombëtare deri në 94 kishte stopuar të blinte vepra arti, por me ardhjen e Veliajt...

'Veliaj është përgjuar në qeli’, Gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka prova të reja