Mix 2 Mix

“Kur i kërkoi burrit ta çonte tek prindërit, sepse nuk mund të duronte të flinte me një njeri të përlyem, ai u tërbua, e lidhi këmbë e duar pas trarit të ahurit dhe…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik

“Kur i kërkoi burrit ta çonte tek prindërit, sepse nuk
 

PJESË NGA LIBRI, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”

(Krejt ndryshe ndodhte në mensën e konviktit: duke qenë i vetëm, ky e formonte orkestrën, mezi priste të qasej ora e mbylljes, që t’i çlodheshin krahët dhe veshët. Edhe pse këtë detyrim të bezdisshëm angarie, e bënte pa qejf, nuk e kundërshtonte dot, sepse nuk i lejohej si konviktor, të mos përmbushte dëshirën e një bashkësie, dufin e mërzitjes e nxirrte duke kënduar çfarë i shkrepej në kokë, pa iu bërë vonë se katundaria e pjesës veriore nuk dinte as t’i këndonte e, as t’i kërcente këto melodi.

Vetëm disa prej nesh uleshin pranë tij, për ta shoqëruar, duke e ditur që me këtë veprim ia shtonim zellin për të kënduar. Kujdestar Tishit, i hipnin kacabunjtë në kokë dhe na bënte shenja nga vendi i tij, ta ndërpritnim këtë aheng, sepse këtu kishim ardhur për të argëtuar konviktorët, t’i mësonim këta si të kërcenin e, jo të shisnim mend se dinim të këndonim. Por në të vërtetë, hallin ky e kishte gjetkë: ziente përbrenda nga inati që minutat e argëtimit, kalonin në boshllëk dhe ora e mbylljes afronte.

Mitika, për ta nervozuar, vazhdonte ritualin e tij të këngëve, me vështrim nga ne, njësoj sikur të na thoshte: mos ia vini veshin qejfliut gërxho! Dhe vetëm në 10 minutat e fundit, i ndërpriste këngët, merrte melodi të rëndomta kërcimi). Nuk e di pse pas këtij përfytyrimi, me ngacmoi legjenda e Kalasë se Rozafës, murimi i nuses të vëllait të tretë, lënia e gjirit jashtë, për të mekuar foshnjën.

Edhe më parë më kishte ndodhur diçka e tillë, me rishfaqej në kujtesë si në ekran kinemaje, shpjegimi plot m’usht dhe tharm i profesorit të letërsisë, ndoshta sepse në këtë legjendë, ndërthureshin më natyrshëm se kudo, veset më të tmerrshme njerëzore: (pabesia, mashtrimi, krahë-marrja tinëzare, ligësia e llahtarshme mes vëllezërve), me virtytet më parake të dëlirësisë së pafajshme: (besnikëria primitive ndaj ndershmërisë, mbajtja e fjalës dhe premtimit, deri në vetëflijimin e jetës së njeriut më të shtrenjtë, bashkëshortes, dashuria e epërme e nënës së re, për krijesën e saj, dhe amaneti i fundit që i përkushtohet dashurisë e vazhdimësisë së jetës!).

Dikush në këtë çast më preku në sup dhe po më thoshte të mos dremisja, pasi autobusi kishte mbërritur në Tiranë dhe duhet të zbresim. Më dukej e habitshme si fluturuan fare pa u ndjerë, rreth katër orë rrugëtim, kur në udhëtimin e parë ndodhi krejt e kundërta, më bezdisi deri në pa durim!…

Me valixhen në dorë zbrita nga autobusi dhe mora drejtimin për tek stacioni i trenit. Në bulevardin “Shqipëria e Re”, kalimtarët ecnin me nxitim, që të arrinin në kohë atje ku duhej. Më të shumtë ishin udhëtarë, që njësoj si unë, drejtoheshin tek stacioni i trenit, për të blerë biletën, edhe pse nisja bëhej pas dy orësh. Të paktën këtu e kishin të sigurt mjetin e rrugëtimit, nuk ndodhte si me agjencitë e autobusëve, që njoftojnë: biletat u mbaruan! Fatmirësisht treni i mblidhte të gjithë nevojtarët, edhe kur numri i udhëtarëve, ishte sa trefishi i vendeve.

Madje në muajt e verës, kishte dyndje kaq shumë të ngjeshur (nga Tirana deri tek Hekurudha, në plazhin e Durrësit), sa të merrej fryma, dhe ata me zemër të dobët, shpesh rrezikoheshin nga asfiksia! Në këtë stacion bëhej zbarkimi i turmës, që shpërndahej gjatë bregdetit, deri tek muri i Ilirisë, përtej të cilit fillonte “Zona e Ndaluar”, që ruhej nga ushtarët e Gardës së Republikës, ditë e natë, sepse brenda kësaj hapësire gjendeshin vilat e pushimit të funksionarëve shumë të lartë.

Për fatin tim të mirë, maji donte dy ditë ta mbyllte ciklin e tij, kështu që sezoni i plazhit, ende s’kishte filluar. E megjithatë duhej mbajtur radha, për të blerë biletë, që të rrije mendje mbledhur ulur diku në platformë, deri në dëgjimin e fërshëllimës së lokomotivës. Për rastin konkret, kur ngrehina e stacionit të trenit ende s’ekzistonte, dhe mungonin stolat, udhëtarët shpërndaheshin përgjatë platformës, për të gjetur një mënyrë përshtatje rehatimi. Në këto kushte valixhja e drurit, më shërbente si ndenjëse portative. Prandaj kërkova një vend me hije, ku të mos më rroknin rrezet e diellit, dhe u ula përsipër valixhes, duke u mbështetur pas shtyllës së betonit. Pastaj hodha një vështrim rreth e rrotull, deri në fund të platformës, mos pikasja ndonjë të njohur, ndonëse ishte shumë herët të vëreje lëvizje nxënësish, apo studentë të instituteve.

Pas disa minutave, më ngacmoi prapë mendimi shqetësues i këtyre dy ditëve, vendimi i papritur i Këshillit Pedagogjik të shkollës, të shkoja me pushime verore pranë familjes, pa shlyer provimet e fundvitit, me shpjegimin se disa muaj të këtij viti shkollor, kam përballuar ngarkesë mjaft të rëndë për moshën time, duke zbërthyer një program mësimor, me nxënës të vështirë. Për më tepër, falë këtij veprimi të guximshëm, shpëtova nga sikleti i madh dy profesorë të trupës pedagogjike, një i matematikës e, tjetri i fizikës, të cilëve u takonte të gjenin zgjidhjen e duhur dhe t’i jepnin përgjigje kërkesës zyrtare të gjeneralit të Degës së Brendshme, kur drejtori i shkollës do t’iu thoshte këtyre, të gjejnë një mënyrë si duhet vepruar, pa dëmtuar veten, por që kërkesa të përmbushet.

Edhe pse kjo pjesë e shpjegimit kishte forcë bindëse të fuqishme, s’linte shkas për dyshime, prapë i dukej i tepërt formulimi i përgjithshëm: “s’ka nevojë të japësh provime, sepse ke rezultate të shkëlqyera në mësime”. Më bindëse për t’i mbushur mendjen, mund të mjaftonte vlerësimi konkret për punën e bërë. Por edhe ky nuk e zhvishte nga dyshimi, kumtin e vendimit befasues. Ishte një parapritë misterioze, që fsheh prapamendim të hidhur, i cili lidhet me një ngjarje tronditëse në familje, duke filluar nga pandehma më e lehtë, përkeqësimi i shëndetit të babait, deri tek më e llahtarshmja, vdekja e menjëhershme! Dhe përsëri qamimi preku pikën nevralgjike: “cili person ka njoftuar drejtorinë e Gjimnazit, si e ka formuluar kërkesën…”?!

“Sepse ecuria e ngjarjes së fshehtë, sikur asgjë s’ka ndodhur (që mbulohet me pritjen e përfundimit të procesit mësimor, për t’i dhënë vendimit të Këshillit Pedagogjik, ngjyrime sa më të natyrshme e bindëse), kishte vlerë për drejtorin e shkollës dhe profesorët, vetëm sa të më nisin nga Shkodra, me sa më pak ngarkesa të fuqishme emocionale, duke patur parasysh rrugën e gjatë dhe kushtet e vështira të udhëtimit. Deri këtu shkon detyra e tyre, dhe këtë ata e përmbushën me zgjuarsi. Në njëfarë mënyre e krijuan imazhin e vlerësimit maksimal të punës së bërë, duke më shprehur falënderimin, aq sa i lejohet një trupe pedagogjike”!

Fërshëllima e lokomotivës u dha fund mendimeve brejtëse. Udhëtarët në platformë, u vunë në lëvizje të vrullshme. Secili synonte të ndodhej në pozicionin më të përshtatshëm, që kur të ndalojë treni e, të hapen dyert, pa zbritur të ardhurit, të ngjiten ikësit, sëmundja epidemike më e përhapur e varfërisë, me simptomat e dukshme të mungesës së edukatës, e cila nxit krijesat me vetëdije, të kryejnë veprime të pa kontrolluara.

Prandaj në stacionet e trenave dhe autobusëve, shpesh sheh e dëgjon rrëmuja të zhurmshme, shoqëruar me sharje tmerrësisht banale e çirrma të nervozuara, sa njeriu normal mbetet i habitur e i shtangur, nga këto skena të turpshme, të cilat mund të shmangen brenda pak minutave qetësisht, po të zbatohen normat elementare të edukatës qytetare.

Unë prita deri sa hipi udhëtari i fundit, në derën ku ndodhesha, dhe atëhere ngjita shkallët. Sigurisht vendet ishin zënë, sepse për këto u bë gjithë kjo zallahi. Madje disa u treguan meskinë deri në neveri, përvetësuan me babëzi vende “rezervë”, duke thënë; “janë të zënë, presim të vijnë”, kur fare pranë tyre rrinin në këmbë pleq të moshuar, nëna me fëmijë të vegjël, invalide! Duhej një ndërhyrje e fortë t’i shkundte e, t’i sillte në vete këta të paedukatë, por ky veprim i takonte ta bënte kontrollorja e biletave dhe polici i trenit. Një malësore rreth të pesëdhjetave, nga krahina e Hasit, veshur sipas traditës, me tha me zë të ulët, të ulem pranë saj.

– “Ju lutem, mos u ngushtoni! – ia ktheva unë duke e falënderuar. – Ja ku e kam me vete karrigen… – shtova me buzëqeshje duke treguar valixhen prej druri. – Ja, po ulem përsipër saj, pranë jush. Ku do shkoni”? – e pyeta pas pak.

– “Në rrethin e Lushnjës, në fshatin Kosova e Vogël”, – u përgjigj ajo me psherëtimë të thellë.

– “Keni bërë krushqi dhe po shkoni me rastin e ndonjë sebepi”? – u interesova më tej.

– “Po shkoj të shoh çikën, se më ka këput malli! – tha ajo . – Ti, besoj duhet të kesh dëgjuar, se në Kosovën e Vogël të Lushnjes, ka një burg për gratë dhe vajzat…”!

– “E kanë dënuar për hakmarrje ndaj gjakësit”?

– “Çika ime ka fytyrë engjëlli dhe shpirtin si ujët e Bjeshkëve tona. Ajo nuk i bënë keq as mizës e jo robit…”! – “Po atëherë çfarë ka ndodhur, që ndodhet e mbyllur në burgun e Kosovës”?! – e pyeta mjaft i shqetësuar:- “E ndoqi fati i keq: kur kjo zbuloi që burri e tradhtonte, i kërkoi këtij ta çonte tek prindërit, sepse nuk mund të duronte, të flinte me një burrë të përlyem!

Këtij i kërceu tërbimi, e lidhi këmbë e duar pas trarit të ahurit, dhe i klithi para hundës, se këtu do jepte shpirt! Nëse vinin prindërit apo vëllai ta kërkonte, ky do derdhte kundër çikës tonë, lumenj me sharje, si përdoren për të përdalat, dhe në fund do ta lejonte të kthehet në kullën ku ka lindur, vetëm të hipur në kalë, me fytyrë nga bishti e, me thes në kokë!… Kur mësuam të vërtetën, çfarë i kish ndodhur çikës, neve na ra kupa e qiellit mbi krye dhe zemra filloi te na përpëlitej.

Kuvenduam burrë e grua, si ta shpëtojmë prej katilit e të dalim nga ky hall i mbrapsht, pa shkaktuar gjakderdhje. Sepse ishte e pamundur të afroheshe pranë kullës së tij, ai na përgjonte nga frëngjitë. Madje as në katund nuk futeshim dot. Në këto kushte kaq të rënda, një kushërira ime e martuar këtu, burrneshë e trimëreshe, që të merr gjak në vetull, u tregua e gatshme të na ndihmonte.

Kjo gjeti rastin kur burri i çikës u largua diku me kalë, dhe u fut në ahur, e zgjidhi. Pastaj bashkë me të, erdhën fshehurazi nëpër rrugica pylli, deri në kullën tonë. Im shoq e falënderoi për guximin e treguar, duke rrezikuar jetën e saj. Sepse pas këtij veprimi, që shumë shpejt u përhap në gjithë krahinën tonë, kulla e të përlyerit me tradhti, u mbulua me marre, pasi askund s’ishte dëgjuar të lidhet gruaja e kurorës pas shtyllës së turpit, në atë farë feje, që e kryejnë vetëm katilët më të tërbuar, pse guxoi t’i thotë të shoqit, se s’mund të fle me një burrë të përlyem me tradhti.

Kuptohet, për kushërirën time priteshin dy ndëshkime të tmerrshme: Mund ta ndante burri, pse veproi me krye të saj, pa e pyetur, dhe futi dy kulla në armiqësi, për shkelje bese! Ose nëse nuk vepron ky, do ta vrasë dhëndri ynë i përlyem me tradhti, pasi i cënoi nderin, duke e poshtëruar! Pra na takonte neve ta mbronim e, t’i dilnim zot sjelljes së saj para burrit, duke e falënderuar njëqind here, që na shpëtoi çikën nga ai ndëshkim prej faqeziu. Kjo do të thoshte se pritej të dukej në sinorin tonë i përlyemi, me maliherin në sup.

Ndaj çika rrinte natë e ditë në gatishmëri, me syrin në shënjestër. Sepse trembej mos hakmarrjen ndaj saj, katili e derdhte mbi babën, ose vëllanë. Nëse ndodhte kjo gjëmë e llahtarshme, nuk do t’ia falte kurrë vetes. Qe betuar ta merrte vetë hakun e torturës, kur katili e lidhi këmbë e duar, pas furkës së ahurit, dhe për një javë rresht, aty urinoi! Një turpërim kaq i tmerrshëm ,lahej vetëm me marrjen e jetës. Ishte e bindur se egërsia e përbindshme e burrit të përlyem me tradhti, ndaj pafajësisë e dëlirësisë së saj, ndëshkohej vetëm me plumb! E quante mëkat ta linte mes të gjallëve. Çika jonë, e vendosur për të vënë në vend nderin e saj të përdhosur, gjeti më në fund rastin, ta shtrij për tokë kafshën e tërbuar!… Dhe, si trimëreshe, shkoi vetë në polici të dorëzohej”.

– “Me sa vjet u dënua”? – e pyeta unë, kur malësorja heshti një çast.

– “Ta merr mendja se tek ne ka drejtësi të kulluar?! Maskarenjtë e gjejnë shpejt gjuhën e përbashkët. Ajo çfarë i ndodhi horrit të tyre, tradhtia bashkëshortore, me paturpësinë më të madhe, ia kaluan çikës tonë, sikur kjo ka çnderuar kullën e tij me lidhjet e saja të fshehta, që u zbuluan në kohën e duhur. Madje në pohimet e mbrapshta, gjykatësi maskara guxoi të thoshte, se i ndjeri u tregua i përmbajtur e i duruar, nuk përdori fishekun në pajë, për ta ndëshkuar sipas Kanunit, sepse e pengoi dashuria, prandaj vetëm e lidhi, nuk i mori jetën! Dhe nuk e mori fare parasysh dëshminë e vërtetë të kushërirës time, kur kjo tregoi si e mbajti lidhur pas furkës së ahurit, një javë rresht, nuk e lejonte as të urinonte”!

– “Megjithatë nuk duhet hequr dorë nga shpresa, se: drejtësia vonon, gabon, por një dita që e drejta del në shesh”,- i thash unë për ta ngushëlluar. – “Masën e dënimit me të vërtetë e caktojnë gjykatësit. Por drejtësinë nuk e vendosin vetëm këta. Duhet t’i drejtohesh Kuvendit. Shkruaj një letër me zemër të hapur. Përshkruaja ngjarjen ashtu si ka ndodhur. Shpjegoja pse krushqia mes dy kullave, u kthye në armiqësi të kobshme”. Errësira e tunelit ndërpreu bashkëbisedimet. Udhëtarët e krahinave dhe qyteteve të jugut, u përgatitën të zbresin nga treni në stacionin e Rrogozhinës. – “Ju duhet të rrugëtoni me autobusin e Beratit”, – i thash unë malësores, duke e ndihmuar aq sa mundja, mora me dorën e lirë një hejbe të mbushur deng me plaçka, që po ia çonte bijës së saj, dënuar me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie.

Në stacionin hekurudhor të Rrogozhinës, nyja fundore për udhëtarët e gjysmës së vendit, sa herë mbërrinin trenat nga dy drejtime, veriu dhe lindja, vëreheshin skena të jashtëzakonshme, duke filluar me hedhjen e nxituar nga shkallët, pa ndaluar treni, veprim që shpesh shkaktonte dëmtime e fraktura, dhe vazhdon me vrapimet masive të menduara drejt xhadesë, për t’u dyndur drejt dyerve të autobusëve të linjave, e njëjta gjë si ndodh me shtyrjen gjatë ngjitjes tek shkallët e vagonëve. Kur zbritëm nga vagoni bashkë me nënën malësore, i ngarkuar në dy duar me plaçka, iu drejtova shoferit të njohur të autobusit të Beratit, duke e thirrur në emër.

(Fatmirësisht, ky nuk e ndalonte autobusin poshtë tek kthesa e xhadesë, por e ngjiste lart, fare pranë stacionit, dhe këtu i priste qetësisht udhëtarët e linjës së tij, duke e ditur që këta i presin biletat në agjencinë e Tiranës dhe nuk del nevoja të shtyhen). – “Ti do shkosh në Lushnje, apo kështu siç je ngarkuar të çojë drejt tek daj Nauni”? – më pyeti ai disi i habitur, kur më pa me hejbe. Së pari, pasi lash ngarkesën në tokë, u përshëndeta, e pyeta për shëndetin e familjes dhe ecurinë e punës, pastaj i shpjegova me pak fjalë, hallin e madh të gruas malësore. Në fund iu luta ta merrte në vendin tim, deri tek Çifligu i Ri, ku shkon rruga për në Kosovën e vogël.

– “Nuk i ke lënë gjë Naunit, nga shpirtmadhësia…, – tha shoferi, duke tundur kokën. – Do t’ia tregoj këtë muhabet, kur ta takoj. Këtë e mora vesh dhe do ta zgjidh hallin e saj. Ti sot po vjen drejt nga shkolla, për të shkuar në shtëpi me pushimet e verës? Ma do mendja që pasi të çlodhesh e çmallesh me nënën, me siguri do dukesh andej nga ne ca ditë…- shtoi. – S’ka nevojë të them, që ai mezi të pret! Rast i jashtëzakonshëm që daja ta dojë nipin, djalin e motrës, me dashuri të tillë…”?! Memorie.al

Open Youtube

Debat me tone të larta, Hila-Bumçi për shkrirjen e SPAK dhe deklaratën e Ajola Xoxës

Debat me tone të larta, Hila-Bumçi për shkrirjen e SPAK dhe deklaratën e Ajola Xoxës

Debat i nxehtë në studio! Ajola Xoxa: Ja cila është e vërteta e blerjeve

Ajola Xoxa mohon veshjet dhe bizhuteritë 860 mijë euro, Logu: I janë gjetur para në zyrë..

Arrestimi i Veliaj, Marash Logu:Në qoftë se personi nuk ndikon te dëshmitarët s'ka arsye të jepet...

"USAID do rikthehet përsëri", Hila: Soros është shtetas amerikan, i duhet...

Bumçi: Ne nuk kërcënojmë si Rama gjyqtarët, reforma në drejtësi duhet të kalojë në rivlersim..

“Shkrirja” e SPAK! Bumçi: Do e shqyrtojmë. Blinken njeri i Soros. Cili vend “arreston” opozitën?

Debat /Hila: Kush jeni ju që digjni me selinë e PS. Bumçi: Po përhapni frikën tek prokurorët

Manifestimet përpara SPAK, Bilali: I shoh të gabuara të dyja protestat

"Protestat para SPAK të drejta", çudit avokati i PD: Ligji parashikon që...

Berisha "kërcënon" Dumanin? Hila: I nxori foton e gruas. Bumçi: Është publike po e devijoni..

A nuk ishte protesta e Berishës si e Veliajt? Bumçi: Përpara SPAK ishin punonjës të administratës…

“Arrestimi i Veliajt 100% vepër e Ramës”,Gjokutaj:Ishte i sigurt që do punonte kundër tij në fushatë

“Të kthehem edhe ndryshe..”, plasin debatet Gjokutaj-Hilës: Sorosi ka politikë antishqiptare

“Rama sjell palestinezët tek ne të rregullohet me Trump”, Lubonja: Lacivita hoqi foton me Soros se..

“SPAK për interesat amerikane, jo tonat”, Hila: S’jam entuziast si opozita, s’do të ketë përmbysje

“Berisha ka shkaktuar gjyqtarët e..”, Gjokutaj-Hilës debate të ashpra: Rama s’ka kërcënuar asnjë...

“Elementë armiq brenda SPAK”, Lubonja ‘zbërdhen’ mesazhet e kryeministrit: Ja objekt i sulmit…

“SPAK po monitoron GJKKO-në”, Gjokutaj: Një oficer i BKH-së merret me mbikëqyrjen e gjyqtarëve

'SPAK, krijesa më e mirë që ka pasur drejtësia', Hila: E mira është të mos përdoret politikisht

“Prokurori ta hedh turinjve, ik se...”, avokati i Berishës debate të ashpra me Hilën

"Arrestimi i Veliajt vepër e Ramës", avokati i Berishës me akuza të forta, plasin debatet

"U veprua njëlloj si me komandantët e UÇK", Hila për arrestimin e Veliajt: Mund të ndiqej i lirë

“S’ka bir nëne që s’kupton korrupsionin e Veliajt”, Gjokutaj-Hila debate të ashpra, ndërhyn Lubonja

“Saliu do të bëjë bordello”, Hila ‘përplaset’ me Gjokutajn: Fol si avokat, lëri përrallat

"Më lër se...", përplasjet Rama-SPAK/ Hila kapet me Zekthin: Trego të vërtetën

“Arrestimi i Veliajt, goditje politike”, Hila: Rama nuk përdor gjuhë bullizuese si Berisha

“Sulmoi gjyqtarin dhe jo SPAK”, Lubonja për Ramën: Ja kush është loja e tij

“Turp që mbështet Veliajn”, Debat i fortë në “Open”. Analisti: Ndikimi amerikan po ndihet tek SPAK

“Më ke përndjekur gruan në mënyrë perverse”, Lala zbulon çfarë i tha kryebashkiaku prokurorit Dado

'Turp...turp', lanë në burg Veliajn, prokurorët priten me fërshëllima teksa largohen nga GJKKO

"Avokatët pretendojnë që Veliaj duhet të vazhdojë drejtimin e Bashkisë së Tiranës" Lala jep detaje

"Nuk kanë parë gjë akoma! Një rrugë pa kthim! Kush do të jenë të arrestuarit e radhës? Deklaratat

LAJMI I FUNDIT/ GJKKO lë në burg Erion Veliajn, ndryshon masa për Ajola Xoxën

"Brenda 48 orëve duhet të arrestohet për intimidim të qytetarëve" Revoltohet Shabani: SPAK ose do...

"Shkova 6 herë në SPAK, kam bërë armiq njerëz të pushtetshëm" Collaku: Mos merrni merita që...

" E mbështes SPAK edhe pas arrestimit të Veliajt" Hitaj i prerë: Por, kjo dosje…

Debat i fortë për arrestimin e Veliajt, “Ti s’ke lexuar dosjen”, “kallëzimi yt s’ka pasur vlerë”

"E papranueshme si Rama sulmon punonjësit e drejtësisë! Beci: Absurditet që s’duhet të ndodhë

"Në bashki nuk gjeje njeri për të mbaruar punë, se ishin në protestë për Veliajn" Shabani i çuditur

Pse Rama e mbrojti Veliajn? Analistët: Kryebashkiaku mesazh kërcënues, mund të kemi ‘Ahmetaj 2’

Sa do të paguajë PD për LaCivita? Lela zbulon se kur do të publikohet kontrata me njeriun e Trump

Zgjedhjet në Kosovë, Diplomati zbulon skenarët e qeverisë së re. VV jo me Listën Serbe

Lala: Ja si qarkullonin paratë e çiftit Veliaj në kompanitë dhe OJF-të.Lubonja: Luftë Balluku-Veliaj

"Rezultati dhuratë për Kurtin", më kë duhet të bëj kompromise?/ Lubonja-Gjoka debate në 'Open'

“Gjithçka ndodhi në Kosovë”, Leka zbulon bisedën me Ibrahim Rugovën: Ja çfarë më tha

“Kurti fitoi karrigen e lavdisë dhe…”, Shehi komenton zgjedhjet: Ja me kë mund të bëj kompromise

“Kurti nuk bashkëpunon me Listën Serbe”, Diplomati Gjoka zbulon skenarët: Ja si mund të veprojë

Kurti kryeson zgjedhjet/ "Koalicioni pritet të jetë...", gazetari analizon rezultatin

"Rezultat real", fitorja e Albin Kurtit/ Lubonja: E pritshme, në shqipëri manipulohet