Analiza

Përse me Lindën...

Përse me Lindën...
Nga Eni Vasili

Me Linda Ramën me bashkon një njohje e vjetër, përpara se ajo të bëhej gruaja e kryetarit të opozitës në atë kohë dhe e kryeministrit më vonë. E kam gjetur gjithmonë, që atëherë, pjesë të tryezave të ekspertizës për çështjet ‘gender’, të ekonomisë, arsimit etj. Nëse të duheshin referenca për këta sektorë të gjithë të dërgonin tek Linda.

Kur Linda u bë gruaja e kryeministrit pak gjë ndryshoi në marrëdhëniet tona, kafen e pijmë njësoj rrallë, por në të njëjtin vend, ndërsa ajo vazhdon blen lule tek e njëjta zonjë sa herë dalim që aty. Vetëm, pa badigardë, pa shofer dhe me shumë çantat që mban po vetë në kurriz gjithmonë më ka habitur sesi ka arritur të mbajë atë profil të ulët, të pa përfolur, të pa bërë pis, në një distancë shumë higjenike nga punët e të shoqit, pushteti politik i të cilit polarizon në mënyrë të natyrshme, punë për të cilat ajo ka objeksionet e saj të cilat i thotë pa drojë në tavolinat ku ulet, të paktën në ato që kam qenë unë.

Edhe ky fakt me ka çuditur jo pak herë ashtu siç me surprizoi vështrimi me precizion kirurgjikal për librin tim “Unë kam vrarë” kur i kërkova disa radhë si pjesë të kritikës. Mënyra si i shkoi drejt e në thelb, çështjeve që trajtonte për gjendjen e gruas në Shqipëri më tregoi një profesioniste ekselente të temave që trajtonte. Shtysa për këtë shënim nuk është Edi Rama, me të cilin më ndan fort mënyra se si po qeveris prej 12 vitesh, por njohja personale dhe profesionale me Lindën, pasi pashë me çudi nismën e grupit të PD për t’iu drejtuar disa organizmave ndërkombëtarë, për të mos marrë punë nga Linda Rama.

Së pari, të kujtohesh pas 12 vjetësh për këtë do të thotë të pranosh që ke qenë në rastin më të mirë i paaftë për të evidentuar në kohë problemin, me të cilin rrekesh të bindesh ndërkombëtarët e për të cilin po vetë duhet të mbash përgjegjësi.

Së dyti, Linda ka bërë të njëjtën punë para dhe pas martesës së saj dhe kjo është vetëm për t’u përshëndetur sepse minimumi do skarifikonim një eksperte të zonjën, siç thotë edhe letra e PD në këmbim të një shtëpiakeje.

Së treti, nuk kam fare asnjë dyshim që të gjitha organizatat në fjalë janë në dijeni të statusit të zonjës në fjalë dhe përderisa vazhdojnë t’i referohen mjafton për të kuptuar qëndrimin e tyre. Por nga grupi i PD do kisha pritur referenca të sakta të realitetit të deformuar nga raportet e Linda Ramës, siç pretendojnë dhe jo një përshtypje të vonuar një dekadë për konflikt interesi në punën e saj.

Dhe e fundit, nuk di nëse ka patur nevojë për tekstet e "deformuara" të Linda Ramës në shërbim të qeverisë, duke qenë se të gjitha raportet nga viti në vit e kategorizojnë Shqipërinë gjithmonë e më keq në sektorë të ndryshëm, nga korrupsioni tek varfëria. Pra, ose bashkëshortja e kryeministrit s’ka qenë e aftë (gjë që edhe vetë në letër deputetët e PD janë kujdesur të thonë se kanë respekt për profesionalizmin e zonjës Rama) ose grupi i PD po bën një iniciativë propagande për të ndërkombëtarizuar çështjet e tyre politike. Por të vesh në shënjestër pas 12 vjetësh një grua qoftë, kjo bashkëshortja e kryeministrit si autore të realitetit të zbukuruar që shohin ndërkombëtarët në Shqipëri është së pari të jesh jo serioz me ndërkombëtarët, dhe se dyti, jo serioz me atë elektorat i cili pret nga opozita të rrëzojë Edi Ramën, dhe jo të lërë pa punë gruan e tij.

Open Youtube

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

“Rama në problem me SHBA prej Mc Gonigal”, Zhulali i kthehet Hilës, plasin debatet

“A do të arrijë La Civita të kthejë rrotën?”,Lubonja:S’kam parë asgjë deri tani, nëse bind Rubion...

“Njerzve i shkëlqejnë sytë kur i përmend 200 euro minimum jetik”, Zhulali: Për bukën e gojës...

“Nuk erdha të dëgjoj ty!”, Kaçaj ndez debate/ Zekthi: Opozita i detyrohet shqiptareve

“Erdhi të mundë Ramën e Soros”, Kaçaj për La Civita: Nuk është lobim, por person politik

“La Civita e morëm si strateg”, Zhulali zbulon risitë e fushatës së PD, ja çfarë pritet

"PS duhet të shkarkonte Veliajn"/Kaçaj: Të bënte zgjedhje për bashkinë brenda 45 ditëve

"S'mund të shantazhohet prokurori"/ Zekthi për Veliajn, plasin debate të ashpra me Lubonjën

“Veliajt vetëm 41 biss i mungon”, Hila kapet me Zhulalin: Kreu juaj dilte në ballkon, ka lën nam!

"Veliaj dirigjon nga qelia punët jashtë", Zhulali e ashpër: Ja rreziku i tij për të prishur provat

"Veliaj jepte instruksione si të përgjigjeshin të tjerët në prokurori", Bajrami: Kishte rrezikshmëri

"I dolën dosjet pa shkuar në gjykatë”/ Kaçaj: Ja çfarë ndodhi në rastin e Berishës

"Dokumentet e SPAK, i nxjerr dikush nga brenda"/ Hila: Politike, i pëlqen ballafaqimi mediatik

“SPAK i nxjerr vetë dosjet”/ Lubonja analizon: Ja arsyet, Zekthi: Mund të vriten njerëz nëse del...

“Kisha informacione sekrete dhe nuk i publikova se...”, gazetari për SPAK: Nëse kam dyshime...

“SPAK nuk është redaktori im”, Bajrami: Nuk këshillohem se çfarë duhet të publikoj

???? Open| Çfarë mesazhi do të sjellë nesër nga SHBA LaCivita?

Shabani: Anulimi i PPP-ve vendimi i parë nëse vijmë në pushtet

“Kemi propozuar vendosjen e Euros”, Barbara Doda e partisë “Mundësia”:Oligarkia e mban gjallë shteti

Debat në studio/Doda: Shqipëria meriton një qeveri të pakorruptuar.Shabani: Ke qeverisur me Berishën

Doda: “Mundësia” në Kuvend me grupin e vet. Baçi: Të gjitha forcat politike do marrim deputetë

Shabani: Votat e “Nisma Thurje” nuk bashkohen me Ramën e Berishën. Akti i fundit politik nëse..

Shabani, Dodës: Nuk është e domosdoshme të bashkohemi, por të mos zihemi...

“Partitë e reja kanë qartësuar bindjet e tyre, nuk bashkohen!”, Kikia ndez debatet

“Hyni në parlament të bëni pazare!”, Doda ndez debatet/ Shabani i ashpër: E latë mandatin përgjysëm!

“Ke ardhur të pastrosh imazhin e Lapajt!”, Doda debate të ashpra me Shabanin: Ti ke pronar...

“Ne nuk bëjmë pazare!”, Doda kapet me Baçin: Eskpontentë të partive të reja,pjesë e të korruptuarve!

Plas debati / Doda: Hape pak fletën e votimit, kryetar nuk je ti, Shabani: Mos e merr personale!

“PS-PD nuk duan asnjë front”, Shabani: Mund të bashkohemi pas zgjedhjeve për...

“Kur pushtetin e merr një njeri, njerëzit korruptohen”, Shabani: Beteja jonë ishte lista!

Sherri “Shehaj-Lapaj”, akuzat mes dy partive të reja vijojnë në OPEN

"Partitë e reja nuk u bënë dot bashkë",Baçi i prerë/Shabani:Rama dhe Berisha s’e donin polin e tretë

"Ndershmëria shihet në pushtet!", Kikia: Si do të përballen partitë e reja me të vjetrat?

"Kisha dyshime, terreni mi hoqi"/ Doda: Opozita nuk është monopol, partitë e reja kanë mundësi

"SPAK ka kapur të gjithë ato që blenë votat", Shabani për diasporën: Do votojë për ndryshim!

Shabani thumbon Ramën: A mund ta blejnë me shumë se 50% të qytetarëve?

“Kujtoj diasporën, kush ishte arsyeja që u largua?”,Hysaj: As nigerianët nuk qëndrojnë,plasin debate

“U kujtuat pas 12 vitesh për program!”, PS-PD përplasen në debat/ Dhame: PD të përfshijë të rinjtë!

“Lagja nr.1 gropat më të mëdha se ti në këmbë! Hysaj kapet me Malajn: Prandaj ju çuam në SPAK!

“Pse të djeg i kishe shokë, iu doli boja!”/Xhaferri ndez debatet/A do shkrihet SPAK?Përplaset PS-PD

“Kam qënë afër diasporës së fundmi”, Dhame: Jam e sigurt që do të kontribojnë në fitoren e PS!

"Patronazhistët bëjnë dhe foto me mua nëpër takime", Hysaj-Malaj debate të forta

“Narkoeuro ra me 40%”, Xhaferri kapet me Malajn: Nuk shpikët Chat gpt! Çmenduri!

“Ku e merr Rama garacinë e integrimit në 2030?”, Hysaj-Malaj debate me tone të ashpra

Rama i ndikuar nga La Civita? PS-PD debate të ashpra/ Dhame-Hysajt: Shkollat janë plot, pse...

Dhame: Rama ekspert specialist, s'ka nevojë për të huaj, ndërhyn Malaj: La civita ka punën e tij

"La civita trajnim intensiv për fushatën"/ Xhaferri zbulon: Ja çfarë pritet të zhvillohet

Kandidatja e PD për Durrësin, Jola Hysaj: Çfarë e pengoi Ramën të realizojë në 12 vjet premtimet?

"Do prezantojmë risitë e mandatit të katërt", Dhame zbulon: Ja surprizat që priten nga PS