Bota

Zelensky tregon detajet, do të takohet me Trumpin për të diskutuar propozimin për paqe

Zelensky tregon detajet, do të takohet me Trumpin për të
 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 26 dhjetor se është pajtuar që të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, “në një të ardhme të afërt”, teksa Uashingtoni po përshpejton përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës.

Zelensky njoftoi për takimin e planifikuar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka pranuar një raport nga sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje, Rustem Umerov, lidhur me kontaktet e reja me zyrtarët amerikanë. “Nuk po e humbasim asnjë ditë. Jemi pajtuar për një takim të nivelit më të lartë – me presidentin Trump, në një të ardhme të afërt”, tha Zelensky, duke shtuar se “shumë mund të vendoset para Vitit të Ri”. Trump nuk ka konfirmuar publikisht një takim të tillë. Zelensky pritet të udhëtojë drejt Floridës më 28 dhjetor për bisedime të nivelit të lartë në Mar-a-Lago, thanë burimet për Kyiv Post.

Njoftimi vjen një ditë pasi Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarit e Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të diskutuar “idetë e mira për një paqe të qëndrueshme”. Sipas Zelenskyt, në bisedë morën pjesë edhe Umerov, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Andriy Hnatov, dhe ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha. “Diskutuam për disa detaje kyç të punës. Ka ide të mira që mund të ndihmojnë në arritjen e një rezultati të përbashkët dhe një paqe të qëndrueshme. Siguria e vërtetë, rimëkëmbja e vërtetë dhe paqja e vërtetë – këto janë ato që na duhen”, shkroi Zelensky.

Këto zhvillime vijnë në kohën kur negociatorët amerikanë, ukrainas dhe evropianë po punojnë mbi një kornizë për paqe me 20 pika, që synon t’i japë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Plani, i shpalosur nga Zelensky më herët gjatë javës, përfshin pika për garanci të sigurisë për Ukrainën, rindërtimin dhe një udhëzuesi për ndaljen e armiqësive. Përfaqësues nga Rusia morën po ashtu pjesë në diskutimet e organizuara nga SHBA-ja në Majami më 20-21 dhjetor, megjithëse Kremlini më pas tha se këto bisedime nuk mund të shihen si ndonjë përparim i madh.

Bloomberg, duke cituar një burim të afërt me Kremlinin, raportoi se Moska synon të kërkojë ndryshime në planin aktual me 20-pikësh për të marrë garanci të sigurisë kundër zgjerimit të mëtejmë të NATO-s në lindje dhe për të garantuar që Ukraina do të mbajë status neutral nëse anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar mbi bisedimet në Majami dhe se Rusia planifikon të vazhdojë kontaktet me Uashingtonin lidhur me qëndrimin e saj gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia ka vazhduar të sulmojë Ukrainën ditët e fundit, duke përshkallëzuar sulmet në rajonin jugor të Odesës.

Forcat ruse kanë lëshuar një raketë Iskander-M dhe 99 dronë sulmues mbi Ukrainë gjatë natës, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës. “Sot, armiku sulmoi përsëri qytetin tonë”, tha më 26 dhjetor Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake të Odesës, duke shtuar se një sulm me dronë goditi një objektiv infrastrukturor në qytet, duke shkaktuar zjarr. Sulmet ruse të kryera gjatë natës dëmtuan anije të regjistruara në Sllovaki, Palau dhe Liberi, në portet në Odesa dhe Mikolajiv në Ukrainë, sipas zëvendëskryeministrit ukrainas, Oleksiy Kuleba. Një grup i senatorëve amerikanë, nga të dyja partitë, dënoi sulmet e Rusisë ndaj civilëve ukrainas gjatë festës së Krishlindjes.

“Ne dënojmë sulmet brutale të Rusisë ndaj Hersonit, Çernihivit, Harkivit, Odesës, Sumit, Donjeckut dhe Krivi Rihut kundër ukrainasve të pafajshëm”, u tha në deklaratën e publikuar më 25 dhjetor. “Edhe për vendet që janë në luftë, ekziston një histori e gjatë e armëpushimeve gjatë Krishtlindjes, veçmas gjatë Luftës së Parë Botërore. Vendimi i sotëm i Putinit për të kryer sulme në vend që të ketë një armëpushim është një tregues për të gjithë ne se Putini është një vrasës mizor që nuk ka interes në paqe dhe nuk mund t’i besohet”, u tha në këtë deklaratë./REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë