
Rusia po përpiqet me të gjitha mënyrat të fshehë përfshirjen e ushtarëve të Koresë së Veriut në frontin e luftës në Kursk. Madje duket se ka manipuluar edhe identitetet e ushtarëve koreano-veriorë.
Forcat speciale ukrainase sekuestruan dokumentet ushtarake ruse nga ushtarët e vdekur të Koresë së Veriut në rajonin Kursk gjatë fundjavës. Ajo që ra në sy ishte se letrat e ushtarëve kishin parregullsi të shumta.
Në dokumentet e sekuestruara nuk ka as foto dhe as vula zyrtare. Vendi i lindjes i shënuar është “Republika Tuva” në Siberinë jugore – mijëra kilometra larg nga vendet e vërteta të origjinës së ushtarëve në Korenë e Veriut. Edhe më e habitshme: emrat e futur ishin rusë, por nënshkrimet ishin koreane.
Duke deshifruar nënshkrimet, ukrainasit zbuluan se burrat e listuar në dokumente si Kim Kang Solat Albertavich, Dongnk Dzhan Suropovich dhe Belek Aganak Kapoolovich quheshin në të vërtetë Ban Guk Jin, Lee Dae Hyuk dhe Cho Cheol Ho.
Special Operations Forces of Ukraine on how Russia is trying to hide the participation and losses of North Koreans:
«Russia is trying to hide the presence of North Korean soldiers by issuing them with fake documents.
According to the decrypted data, the real names of the… pic.twitter.com/U2caBb4cT1
— Special Kherson Cat ???????????? (@bayraktar_1love) December 22, 2024
Duke komentuar zbulimin, ushtria ukrainase tha se “ky incident vërteton edhe një herë se Rusia nuk ka asnjë hezitim për të mbuluar humbjet e saj dhe për të fshehur praninë e luftëtarëve të huaj”.
Sipas shërbimeve të inteligjencës perëndimore, rreth 12,000 ushtarë të Koresë së Veriut po luftojnë aktualisht për Rusinë. Pas një periudhe të shkurtër trajnimi, ata u transferuan në frontin afër Kurskut me armë dhe pajisje të reja. Sipas Ukrainës, më shumë se 3,000 prej tyre tashmë kanë rënë ose janë plagosur.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për mbulimin e humbjeve të Koresë së Veriut në Ukrainë. Kohët e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi në X (ish-Twitter) se Rusia po përpiqej të “digjte fytyrat e ushtarëve koreano-veriorë të vrarë në betejë”.
Even after years of war, when we thought the Russians could not get any more cynical, we see something even worse.
Russia not only sends the North Korean troops to storm Ukrainian positions, but also tries to conceal losses of these people.
They tried to hide the presence of… pic.twitter.com/KYyGF1rxP8
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 16, 2024
Zelensky publikoi një video që tregonte ushtarët rusë duke djegur trupat e ushtarëve të Koresë së Veriut