Bota

U ndalua për mashtrim dhe korrupsion/ Lirohet rektorja e Kolegjit të Evropës Federica Mogherini dhe dy të tjerët! Nuk përbëjnë rrezik për arratisje

U ndalua për mashtrim dhe korrupsion/ Lirohet rektorja e Kolegjit të

BRUKSEL- Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe 2 zyrtarët e lartë të BE-së, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, të cilët u arrestuan dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua gjatë natës.

Lajmi u dha nga Zyra e Prokurorit Publik të BE-së, që po udhëheq hetimin. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por të tre u liruan sepse nuk u konsideruan si rrezik për arratisje. Ata janë marrë në pyetje dhe janë informuar zyrtarisht me akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. 

"Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre. Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje", informuan gjyqtarët.

Mogherini u ndalua dje në kuadër të hetimit mbi tenderin për një projekt për realizimin e një kursi pasuniversitar për të rinjtë diplomatë, i financuar nga BE-ja në Kolegjin Europian të Bruges, ku ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme ishte rektore. Bashkë me të u ndaluan edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS, institucionit europian që shpalli tenderin prej 990 mijë eurosh për realizimin e kursit në vitet 2021–22 në Kolegjin e Evropës, si dhe Cesare Zegretti, menaxher i po atij kolegji prestigjioz të Bruges. 

Hetimi ka të bëjë me akuzat për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga EEAS të një programi trajnimi nëntëmujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin e Evropës. Faktet datojnë që nga periudha 2021-2022 dhe krimet e dyshuara, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, janë potencialisht “mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional”.

Kush është Federica Mogherini?

Federica Mogherini është një nga figurat më të rëndësishme të diplomacisë europiane të dekadës së fundit. E lindur në Romë në vitin 1973, ajo u diplomua në Shkenca Politike në Universitetin “La Sapienza” dhe që herët u përfshi në politikën progresiste italiane. Karriera e saj nisi brenda strukturave rinore të Partisë Demokratike të Majtë, duke u ngjitur gradualisht drejt skenës kombëtare.

Në vitin 2008, Mogherini u zgjodh deputete në Parlamentin Italian, ku u shqua për angazhimin në fushat e politikës së jashtme dhe sigurisë. Gjatë dy mandateve të saj, ajo shërbeu në Komisionin e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Jashtme, duke fituar reputacion si një politikane pragmatiste, e aftë të ndërtonte ura bashkëpunimi në një skenë politike të fragmentuar. Në vitin 2013, ajo u emërua kryetare e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke e rritur profilin e saj ndërkombëtar.

Rruga e saj mori kthesë të rëndësishme në shkurt të vitit 2014, kur Mogherini u emërua Ministre e Jashtme e Italisë. Pavarësisht qëndrimit të saj relativisht të shkurtër në këtë post, ajo u bë shpejt një zë kyç i diplomacisë italiane dhe një figurë e besuar nga aleatët europianë. Po në atë vit, Bashkimi Europian e zgjodhi Mogherinin Përfaqësuese të Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, një nga pozicionet më të fuqishme në strukturat e BE-së, të cilin e mbajti deri në vitin 2019.

Gjatë mandatit pesëvjeçar në Bruksel, ajo luajti një rol të rëndësishëm në negociatat ndërkombëtare, përfshirë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, forcimin e politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe adresimin e krizave të sigurisë në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Afrikë. Mogherini është vlerësuar shpesh për qasjen e saj të qëndrueshme dhe të balancuar, duke e pozicionuar BE-në si një aktor më koheziv në arenën globale.

Pas largimit nga Komisioni Europian, në vitin 2020 ajo mori drejtimin e College of Europe, institucionit më prestigjioz të studimeve europiane, ku drejton formimin e brezit të ri të diplomatëve dhe ekspertëve të politikës së jashtme. Përveç detyrës akademike, Mogherini vazhdon të jetë pjesë e paneleve dhe iniciativave të nivelit të lartë në OKB dhe organizata ndërkombëtare që merren me konfliktet, zhvendosjet njerëzore dhe sigurinë globale.

Stefano Sannino, ish-diplomati që filloi me ekipin e Romano Prodit

Stefano Sannino, një ish-diplomat italian dhe zyrtar i lartë i Brukselit, ka mbi 30 vjet përvojë në diplomaci dhe politikë evropiane. Gjatë karrierës së tij, ai mbajti pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe ishte gjithashtu ambasador i Italisë në Spanjë.

Pasi studioi në Universitetin Federico II të Napolit, Sannino iu bashkua shërbimit diplomatik italian në vitin 1986. Karriera e tij në Komision filloi në vitin 2002, kur u emërua këshilltar për marrëdhëniet e jashtme dhe tregtinë në ekipin e Romano Prodit. Më pas ai shërbeu si Drejtor për Menaxhimin e Krizave dhe Përfaqësues i Komisionit në Komitetin Politik dhe të Sigurisë, përpara se të bëhej Këshilltar Diplomatik i Prodit kur ai u bë Kryeministër i Italisë në vitin 2006.

Në vitin 2013, ai mori pozicionin e Përfaqësuesit të Përhershëm të Italisë në BE, ndërsa në janar 2020, ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i EEAS, duke luajtur një rol qendror në menaxhimin e marrëdhënieve të jashtme dhe politikës së jashtme të BE-së. Ai qëndroi në këtë pozicion deri në vitin 2024. Menjëherë pas largimit të tij, ai u kthye në Komision, si Drejtor për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin (DG MENA).

Përveç karrierës së tij diplomatike, Sannino njihet për mbështetjen e tij për LGBTQI+. Ai është hapur homoseksual dhe i martuar me katalanasin Santiago Mondragon Vial. Në vitin 2016, ai mori Çmimin Transexualia 2016 për mbështetjen e tij për përfshirjen sociale të personave transgjinorë në Spanjë, si dhe Çmimin LGBT Andalucia (së bashku me ish-ambasadorin e SHBA-së në Spanjë, James Costos) për përpjekjet e tij në luftën kundër homofobisë. Në vitin 2018, ai ngriti flamurin e ylberit në Ambasadën Italiane për Madrid Pride.

Kush është Cesare Zegretti i Kolegjit të Evropës?

Cesare Zegretti, një shtetas italian dhe belg, studioi në Universitetin LUISS në Romë dhe ka qenë Bashkëdrejtor i Zyrës së Arsimit, Trajnimit dhe Projekteve Ekzekutive në Kolegjin e Evropës që nga janari i vitit 2022. Sipas CV-së së tij, ai u bashkua me Kolegjin e Evropës në janar 2016 si Koordinator Projektesh dhe ka përvojë profesionale në zhvillimin e biznesit, hartimin e projekteve dhe menaxhimin e programeve ndërkombëtare.

Sipas CV-së së tij, siç është publikuar në faqen e tij të internetit të punës, ai është i interesuar në politikat e bashkëpunimit ndërkombëtar, diplomacinë publike të BE-së, veprimin e jashtëm, si dhe arsimin. Një nga projektet që ai mbikëqyr është "Burimet Evropiane për Mbështetjen e Ndërmjetësimit - ERMES ", i cili lehtëson mbështetjen e BE-së për palët e treta të përfshira në proceset paqësore të ndërmjetësimit dhe dialogut.

Përpara se t'i bashkohej Kolegjit të Evropës, Zegreti punoi për dy kompani evropiane që ofrojnë shërbime për institucionet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai ka punuar gjithashtu për një OJQ që menaxhon fushatat e të drejtave të njeriut.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë