Bota

Për herë të parë pas dekadash përfaqësues izraelitë dhe libanezë takohen në Uashington për bisedime, SHBA e cilëson moment historik

Për herë të parë pas dekadash përfaqësues

SHBA- Takimi i drejtpërdrejtë mes ambasadores libaneze në SHBA, Nada Hamadeh Moawad, dhe ambasadorit izraelit në Uashington, Jechiel Leiter zgjati sipas njoftimeve nga disa media izraelite rreth dy orë. Nga pala amerikane morën pjesë, përveç ministrit të Jashtëm, Marco Rubio, edhe ambasadori në Liban, Michael Issa, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OKB, Mike Waltz.

Sipas njoftimeve ky takim në nivel ambasadorësh shënon fillimin e negociatave të drejtpërdrejta. Ai përbën herën e parë pas dekadash që përfaqësues izraelitë dhe libanezë u ulën për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta në nivel politik. Zyrtarisht dy shtetet fqinje ndodhen ende në gjendje lufte.

Përputhje në disa fusha

Leiter deklaroi në mbrëmje se biseda kishte qenë pozitive. Ai tha se ka disa fusha ku dy vendet kanë përputhje në qëndrimet e tyre, por theksoi se Libani, nga këndvështrimi i Izraelit, duhet të shihet plotësisht i pavarur nga Irani ose nga milicia shiite libaneze Hezbollah, e cila është aleate e Teheranit.

Sipas tij pala libaneze e kishte bërë shumë të qartë se nuk dëshiron më të jetë nën ndikimin e Hezbollahut. Ai shtoi gjithashtu se si Irani edhe Hezbollahu janë dobësuar ndjeshëm, gjë që përbën një mundësi. Leiter e cilësoi takimin si një "shkëmbim të mrekullueshëm”.

Edhe në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me takimin rreth dyorësh thuhej se  bisedimet ishin konstruktive dhe bëhej fjalë për një "moment historik”. Sipas deklaratës SHBA ishin zotuar që të mbështesin të dyja vendet në vazhdimin e negociatave.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, tha në fillim të takimit se kjo është një "mundësi historike” për pajtim mes dy vendeve. Ai shprehu shpresën se mund të zhvillohet një kornizë për një "paqe të qëndrueshme”. Megjithatë ai theksoi se kjo do të kërkojë kohë.

Guterres kërkon ndryshim rrënjësor

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, kërkoi ndërkohë një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. "E vërteta është se Hezbollahu dhe Izraeli i kanë ndihmuar gjithmonë njëri-tjetrit që të destabilizojnë qeverinë libaneze,” tha Guterres.

Sa herë që Izraeli pushton pjesë të Libanit, Hezbollahu e përdor këtë si justifikim për të refuzuar çarmatimin dhe për të vazhduar rezistencën e armatosur. Nga ana tjetër, Izraeli i përdor sulmet me raketa të Hezbollahut si justifikim për të vepruar ushtarakisht në territorin libanez. Ka ardhur koha që Izraeli dhe Libani të bashkëpunojnë.

Izraeli dhe Hezbollahu në Liban ndodhen në luftë të hapur për herë të dytë brenda rreth dy viteve. Një armëpushim i përkohshëm që u arrit, ishte shumë i brishtë. Të dyja palët e akuzonin vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje. Izraeli vazhdoi pavarësisht armëpushimit thuajse çdo ditë sulmet në Liban dhe vendosi pozicione ushtarake në disa zona të vendit fqinj. Me fillimin e luftës në Iran edhe Hezbollahu rifilloi sumet me raketa drejt Izraelit.

Përmes këtyre bisedimeve qeveria libaneze, e cila nuk është palë në këtë luftë, synon të arrijë një armëpushim të menjëhershëm dhe të sigurojë tërheqjen e trupave izraelite nga jugu i Libanit. Kurse Izraeli kërkon të imponojë ndryshime thelbësore në aspektin e sigurisë./DW

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale