Bota

Nga kritikat ndaj NATO-s dhe Europës tek kërkesa e angazhimit europian për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, çfarë tha Donald Trump në Davos

Nga kritikat ndaj NATO-s dhe Europës tek kërkesa e angazhimit

ZVICËR- Në fillim të fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësoi arritjet e mandatit të tij të dytë. Një ditë më parë (20.01.2026) u shënua përvjetori i parë i mandatit të tij të dytë presidencial. Trump bëri fjalë për një ekonomi amerikane në lulëzim, nga e cila, sipas tij, do të përfitojë e gjithë bota. Ai e quajti këtë një mrekulli ekonomike.

Lipset një angazhim më i madh evropian për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë në Forumin Ekonomik Botëror. 31,000 njerëz u vranë vetëm muajin e kaluar, tha Trump në Davos. "Është një masakër atje dhe dua që ajo të marrë fund." "Çfarë fitojnë Shtetet e Bashkuara për gjithë këtë punë, për të gjitha këto para, përveç vdekjes, shkatërrimit dhe shumave të mëdha parash, që njerëzit nuk kanë mirënjohje për atë që po bëjmë?" vazhdoi Trump. NATO dhe Evropa duhet të kujdesen për Ukrainën. SHBA-jaështë larg. "Kemi një oqean të madh dhe të bukur që na ndan prej saj. Nuk kemi të bëjmë fare me të", tha Trump.

Trump "nuk do të përdor forcë" në grindjen për Groenlandën

Në javët e fundit, presidenti i SHBA-së nuk e ka përjashtuar kurrë plotësisht vënien e Groenlandës nën kontroll me një ndërhyrje ushtarake. Në fjalimin e tij në Davos Trumpe bëri të qartë se nuk do të përdoret forcë. "Sinqerisht, ne do të ishim të pandalshëm nëse do ta bënim këtë. Por unë nuk do ta bëj këtë," tha Trump. "Nuk kam nevojë të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë. E tëra çfarë SHBA-ja do është një vend i quajtur Groenlandë."

Trump vë theksin tek aspekti i sigurisë lidhur me Groenlandën

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u përpoq edhe një herë të justifikojë pretendimet ndaj Groenlandës për arsye sigurie. "Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe të Danimarkës", tha Trump, "por çdo aleat i NATO-s duhet të jetë në gjendje të mbrojë territorin e vet". 

Ai pohoi se askush përveç SHBA-së nuk është i aftë të mbrojë Groenlandën. Trump kujtoi Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka u pushtua nga Gjermania. Ai pretendoi se SHBA-ja shpëtoi Groenlandën dhe se ishte budallallëk nga ana e SHBA-së që ta kthente ishullin Arktik. Ai e akuzoi Danimarkën se ishte mosmirënjohëse.

Kritika të ashpra ndaj NATO-s

Fjalimi i Trump u shndërrua në një përballje të vërtetë me NATO-n. "Ne nuk morëm kurrë asgjë", pohoi Trump, edhe pse NATO aktivizoi Nenin 5 të Traktatit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mori pjesë në luftën në Afganistan. Aleatët e SHBA-së pësuan qindra viktima në konflikt. SHBA-ja do të qëndrojë 100% pas NATO-s, tha Trump, por tha, se nuk është i sigurt nëse NATO është e dobishme për SHBA-në. Në formulime të ndryshme, Trump u ankua se SHBA-ja është në disavantazh brenda NATO-s, mban barrën kryesore dhe merrnin shumë pak përfitime nga aleanca.

Trump: Europa ka ndryshuar sa nuk njihet më

Në fjalimin e tij, presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kritikat e tij kryesorendaj shteteve evropiane. Kontinenti i vjetër nuk po shkon më në drejtimin e duhur, tha Trump. "Unë nuk e njoh më atë." Ai përmendi përsëri imigracionin masiv dhe fokusimin tek energjitë e rinovueshme të gjelbra si rrugën e gabuar. Duke iu referuar "Marrëveshjes së Re të Gjelbër", ai i quajti energjitë e rinovueshme një "Mashtrim të Ri të Gjelbër". Turbinat me erë prishin peizazhin dhe me çdo rrotullim humbasin para, pohoi Trump. Gjermania, për shembull, tani po prodhon më pak energji sesa në vitin 2017, tha ai./DW

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë