
Vrasja e Ali Larijani- t, sekretarit të fuqishëm të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, nga Izraeli nuk do të jetë një goditje fatale për udhëheqjen e Iranit. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi, në një intervistë me Al Jazeera. Zyrtari iranian tha se ” SHBA- të u tërhoqën në këtë luftë nga Izraeli dhe veçanërisht nga Netanyahu. Unë besoj se ata nuk e dinë se cili është qëllimi i tyre përfundimtar, ata thonë gjëra të ndryshme çdo ditë. E gjitha bazuar në një llogaritje të gabuar që tani e kuptojnë ndërsa janë në një pozicion të vështirë. Ata që kërkuan dorëzim pa kushte tani janë të detyruar të kërkojnë ndihmë për Ngushticën e Hormuzit duke u bërë thirrje vendeve të tjera duke thënë ‘ju lutem ndihmoni'”. Sipas Araghchi-t, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ende nuk e kanë kuptuar se qeveria e Iranit nuk bazohet në një individ të vetëm.
“Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët nuk e kanë kuptuar ende këtë pikë: Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të vendosura politike, ekonomike dhe sociale. Prania ose mungesa e një individi të vetëm nuk ndikon në këtë strukture”, tha Araghchi. Më tej ai shtoi se; “Sigurisht, individët kanë ndikim dhe të gjithë luajnë rolin e tyre – disa më mirë, disa më keq, disa më pak – por ajo që ka rëndësi është se sistemi politik në Iran është një strukturë shumë e qëndrueshme”.
Ai madje përmendi shembullin e vdekjes së Ajatollah Ali Khamenei në ditën e parë të sulmeve SHBA-Izrael më 28 shkurt, duke vënë në dukje se pavarësisht humbjes së madhe kombëtare, “sistemi vazhdoi të funksiononte”. “Ne nuk kishim askënd më të rëndësishëm se vetë udhëheqësi, dhe edhe pse udhëheqësi u martirizua, sistemi vazhdoi punën e tij dhe menjëherë gjeti një zëvendësim. Nëse dikush tjetër martirizohet, e njëjta gjë do të ndodhë”, shtoi ministri i jashtëm iranian. Araghchi përsëriti se konflikti në rritje në rajonin e Gjirit dhe më gjerë nuk ishte zgjedhje e Teheranit dhe se në fund të fundit SHBA-të duhet të mbahen përgjegjëse: “Do ta përsëris: Kjo luftë nuk është e jona. Ne nuk e filluam. Shtetet e Bashkuara e filluan atë dhe janë përgjegjëse për të gjitha pasojat e kësaj lufte – njerëzore dhe ekonomike – qoftë për Iranin, për rajonin apo për të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara duhet të mbahen përgjegjëse.”.
Iran's Foreign Minister Abbas Araghchi:
the Americans were drawn into this war by Israel—more precisely by Netanyahu.
I think they do not even know what their ultimate objective is. Every day they say something different: regime change, dividing Iran, collapsing the… pic.twitter.com/PLwRUfpiYU
— Clash Report (@clashreport) March 18, 2026