
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Jeffrey Epstein nuk ka qenë kurrë spiun për Izraelin. Netanyahu tha se marrëdhënia jashtëzakonisht e ngushtë midis ish-kryeministrit Ehud Barak dhe Jeffrey Epstein, dëshmon se ky i fundit nuk ishte një agjent i Izraelit, në kundërshtim me teoritë e konspiracionit që qarkullojnë gjerësisht në internet.
"Marrëdhënia jashtëzakonisht e ngushtë e Jeffrey Epstein me Ehud Barak nuk sugjeron se Epstein ka punuar për Izraelin. Kjo dëshmon saktësisht të kundërtën", shkroi Netanyahu në anglisht, në një postim në platformën X.
Në të njëjtin postim, kryeministri nisi një sulm të ashpër ndaj ish-kundërshtarit të tij politik, duke pretenduar se Barak është përpjekur për vite me radhë, në një mënyrë obsesive, të minojë demokracinë izraelite. Kjo duke bashkëpunuar me të majtën radikale anti-sioniste në përpjekjet e dështuara për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Izraelit.
Mediat shkruajnë se deklaratat e kryeministrit izraelit erdhën pas publikimit të fundit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të miliona dokumenteve të brendshme në lidhje me Epstein. Dokumentet, të cilat u publikuan javën e kaluar, zbuluan dhe konfirmuan marrëdhëniet e tij me një numër figurash të shquara nga fushat e politikës, financave, akademisë dhe biznesit, përfshirë Barak. Ky i fundit pasoi Netanyahun si kryeministër nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe më pas shërbeu si ministër i mbrojtjes në qeverinë e tij nga viti 2009 deri në vitin 2013.
Marrëdhëniet e biznesit dhe personale
Marrëdhëniet e biznesit dhe personale të Barakut me Epstein janë të njohura prej vitesh, por nuk ka asnjë provë për të vërtetuar paligjshmërinë nga ana e ish-kryeministrit, i cili ka shërbyer edhe si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe ishte komandant i Netanyahut në njësinë elitare Matokal.
Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë provë të lidhjeve të Epstein me shërbimin sekret izraelit Mossad. Megjithatë, pas publikimit të mëparshëm të dosjeve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në të cilat Epstein pretendonte se kishte pasur një rol këshillues në fushatën zgjedhore të Barack 2019, Netanyahu kishte ndarë në nëntor një artikull nga një media socialiste anti-izraelite që pretendonte se financieri kishte punuar më parë për inteligjencën izraelite.
Epstein ishte deklaruar fajtor në vitin 2008 për akuza në lidhje me prostitucionin, duke përfshirë joshjen e një të mituri. Në vitin 2019, ai u arrestua përsëri me akuza federale për trafikim seksual të të miturve. Në të njëjtin vit, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Manhatanit, me autoritetet që ia atribuuan vdekjen vetëvrasjes.Ai ishte deklaruar fajtor në vitin 2008