Bota

“Asnjë strehim nuk të shpëton dot”/ Shpresë, frikë, lodhje dhe qëndresë në Dnjipron e kohës së luftës

“Asnjë strehim nuk të shpëton dot”/ Shpresë,

UKRAINË- Rreth orës 1:30 të mëngjesit, më 6 dhjetor, një shpërthim më zgjoi në banesën e nënës sime, në një rrugë qendrore të qytetit tim të lindjes, ku kisha rënë në gjumë nën ulërimën e sirenës së alarmit ajror. Shpërthimi tingëlloi afër dhe u pasua nga disa valë bombardimesh. Kur shkova në dhomën e nënës sime për ta pyetur nëse duhej të strehoheshim në bodrumin e ndërtesës nëntëkatëshe, e ndërtuar në kohën sovjetike, ajo s’u pajtua.

“Janë vetëm Shahed [dronë]. Kështu i rrëzojnë ata”, tha ajo.

“Mund të shkojmë në korridorin e banesës… nëse do. Ka mur mbajtës”, shtoi nëna ime, Tetyana, 50-vjeçare.

Ajo më këshilloi t’i kontrolloja kanalet lokale në Telegram, të cilat i vëzhgojnë sulmet ruse, për të parë se nga po shkonin dronët.

Alarmi ajror vazhdoi gjithë natën dhe, në mëngjes, një raketë kishte goditur një pjesë fqinje të qytetit. Për dy ditët pasuese, shtëllunga të trasha tymi qëndruan mbi zonë, ndërsa helikopterë u angazhuan për të shuar zjarret e shkaktuara nga sulmi.

U goditën magazina ku ruheshin garza, fasha dhe goma, ndërsa mbetje nga një tjetër raketë u gjetën të shpërndara në një kënd lojërash për fëmijë, në një park rreth 10 minuta në këmbë nga shtëpia jonë.

“Asnjë strehim nuk të shpëton dot”

Si një qendër e madhe industriale dhe nyje e rëndësishme për vullnetarët që ndihmojnë në mbrojtjen e vendit, qyteti i katërt më i madh i Ukrainës ndodhet rreth 100–120 kilometra larg vijës së frontit në lindje dhe jug.

Nuk kisha qenë në Dnjipro që nga vera e vitit 2022 – disa muaj pas fillimit të pushtimit të 24 shkurt – dhe kishte disa ndryshime të dukshme, si strehimet prej betoni mbi tokë që tani ndodhen në shumë rrugë.

Por rrallë ndodh që njerëzit të futen vërtet në këto strehime, më tha Danyyl, 21 vjeç, i cili ka studiuar turizëm në universitetin vendës, një ditë pas sulmit gjatë natës.

“Nuk mund të mbrohesh vërtet nga raketat. Asnjë strehim nuk do të të shpëtonte nga një goditje e drejtpërdrejtë”, më tha ai, ndërsa po rrinim në një kafene plot njerëz në bregun e majtë të lumit që mban emrin e qytetit.

Si kryeqytet i një province që kufizohet me rajonet e Donjeckut, Zaporizhjas dhe Harkivit, të gjitha pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, Dnjipro është nën kërcënim të përditshëm nga raketa dhe dronë, edhe kur destinacioni i tyre përfundimtar është më thellë në Ukrainë, shpjegoi Danyyl.

Ky qytet ka kohë të gjatë që është në shënjestër të sulmeve të shpeshta ajrore ruse.

Duke qenë se pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë tashmë në vitin e katërt, banorët e Dnjipros janë mësuar me rrezikun e vazhdueshëm nga vdekja dhe janë bërë të aftë ta vlerësojnë këtë kërcënim, vura re gjatë një vizite trijavore në qytet, teksa po hynte dimri.

“Nëse lëshojnë diçka nga jugu ose lindja, është pothuajse e pashmangshme që ne të kemi alarm ajror. Është thjesht e pamundur të reagosh çdo herë”, tha ai.

Në disa raste, nuk ka fare kohë për të reaguar.

Më 1 dhjetor, një raketë goditi qytetin rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm pak minuta pasi u dha alarmi. Katër njerëz u vranë dhe 45 të tjerë u plagosën.

Në çastin e goditjes, unë isha në një radhë makinash duke pritur në semafor të kuq. Askush nuk bëri panik, edhe pse rreziku i menjëhershëm nuk kishte kaluar.

“Është vërtet si ruletë ruse”, mendova, ndërsa lexoja në Telegram se një goditje e dytë mund të vinte në çdo moment.

Kur pak më vonë hyra në ndërtesën ku punon nëna ime, njerëzit qëndronin jashtë zyrave të tyre duke i treguar njëri-tjetrit pamje nga pasojat që po shfaqeshin në rrjetet sociale.

Duke u përpjekur të kuptonin çfarë kishte ndodhur para deklaratave zyrtare, njerëzit po telefononin familjet e tyre. Një pyetje e vetme jehonte nëpër korridore: “A je mirë?”

Pasi kanalet që i vëzhgojnë sulmet ruse filluan të raportojnë se niveli i rrezikut ishte ulur disi, grupet e njerëzve u shpërndanë dhe të gjithë u kthyen në punë: jeta u kthye në normalitet, ose në atë që quhet normalitet në Dnjipro këto ditë.

Errësirë në mesditë

Dnjipro nuk është qytet në vijën e frontit, por çdo vit i luftës së plotë ka sjellë trupat ruse më afër, dhe jeta dukej ndryshe këtë dhjetor sesa në vitin 2022. Edhe tingëllonte ndryshe.

Ushtarë që vijnë nga fronti dhe shkojnë drejt tij; billborde që promovojnë shërbimin në brigadat më të njohura ushtarake të Ukrainës; ndërtesa të dëmtuara, të mbyllura me dërrasa – e gjithë kjo tregonte për praninë e luftës.

Pavarësisht sulmeve të shpeshta, shumë banorë vazhdonin të dilnin në mbrëmje deri në orët e fundit para orës policore, e cila fillon në mesnatë.

Shpesh, megjithatë, dritat mbi vendet e frekuentuara ishin të fikura dhe rrugët e qytetit ishin të mbushura me zhurmën e gjeneratorëve të vendosur pranë shumicës së kafeneve dhe dyqaneve. Duke kaluar pranë tyre, mezi e dëgjon personin që ke në krah.

Mes sulmeve të shtuara ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Dnjipro tani ka reduktime të rregullta të rrymës, dhe herë pas here përjeton ndërprerje të plota të rrymës. Mijëra banesa mbeten pa ngrohje dhe në errësirë për më shumë se 12 orë në ditë.

Në pamundësi për të gatuar, për të bërë dush me ujë që nuk është akull i ftohtë, apo për të kryer detyra të tjera të përditshme, disa banorë e shohin zgjidhjen te inverterët e energjisë, çmimi i të cilëve zakonisht fillon rreth 1.000 dollarë – një çmim që jo të gjithë mund ta përballojnë.

“Ruajmë një pjesë të energjisë kur e kemi dhe e riprodhojnë kur nuk e kemi”, më tha Volodymyr, 23 vjeç, punëtor fabrike, ndërsa po vizitoja banesën e tij.

“Familja ma dhuroi një inverter për Vitin e Ri disa vite më parë”, tha ai. “Ishte një dhuratë e shkëlqyer, duke pasur parasysh realitetin tonë. Edhe pse është një nga modelet më të shtrenjta, nuk i përballon të gjitha nevojat, por të paktën kemi dritë falë tij”.

Po zhurma? “Është e durueshme”, tha Volodymyr. “Tingëllon sikur dikush po than flokët në dhomën tjetër”.

“Shpirtrat e tyre janë ende në betejë”

Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë mbi një dekadë më parë në Donbasin fqinj – rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut – Dnjipro është mobilizuar për të mbështetur forcat ukrainase, numerikisht dhe ushtarakisht më të dobëta, në përpjekje për t’i bërë qëndresë pushtimit.

Tani, teksa pushtimi i plotë vazhdon, ushtria e Ukrainës është rritur në numër, armatim dhe përvojë, por roli i qytetit – ende kryesisht rusishtfolës – nuk ka ndryshuar.

Dnjipro strehon mijëra refugjatë nga lindja dhe jugu, dhe qindra ushtarë të plagosur në çdo moment. Organizatat lokale vullnetare punojnë pa ndërprerje për të mbështetur të zhvendosurit nga lufta dhe për të furnizuar brigadat në vijën e frontit.

Serhiy Kramarenko, një vullnetar 43-vjeçar, më tha se vizitat në front dhe telefonatat 24-orëshe nga ushtarë, të afërm dhe civilë të tjerë, të cilat “janë të frikshme për t’u hapur”, janë bërë pjesë e përhershme e jetës së tij.

“Kjo është bërë një kryq që e mbajmë çdo ditë”, shkroi Kramarenko në një mesazh në Telegram. “Ne takojmë nëna që jetojnë nga një telefonatë në tjetrën. Ushtarë që shikojnë përmes teje, sepse shpirtrat e tyre janë ende atje, në vijat e frontit”.

Derisa ilaçet, rrobat dhe ushqimi nevojiten çdo ditë, qindra njerëz që kanë ikur nga rajonet e shkatërruara nga lufta drejt Dnjipros kanë nevojë për diçka tjetër edhe më shumë: afërsi njerëzore, tha Serhiy.

“Puna është bërë më e qetë, më e vështirë dhe më e thellë. Sepse pas çdo kërkese ka dhimbje të vërtetë njerëzore”, tha ai. “Njerëzit këtu jetojnë mes një të kaluare të shkatërruar dhe një të ardhmeje të frikshme”.

Përtej Dnjipros, më afër vijave të frontit, njerëzit kërkojnë vetëm një gjë: “të mbijetojnë”, shtoi ai.

“Nuk flitet për rehati atje… Njerëzit thjesht kërkojnë të mos harrohen, sepse harresa vret më shpejt sesa të ftohtit dhe uria”.

“Lodhja nuk do të thotë indiferencë”

Gati katër vjet pas fillimit të luftës së plotë, lodhja e ka bërë gjithnjë e më të vështirë mobilizimin e donacioneve financiare. Skandalet e korrupsionit në nivele të larta gjithashtu nuk kanë ndihmuar.

“Askush nuk e priste që të zgjaste kaq shumë”, më tha një sipërmarrës 45-vjeçar nga Dnjipro, i cili mbledh fonde për ushtrinë ukrainase. Por, ai tha se kjo nuk i ka ndalur donacionet që arrin t’i sigurojë për automjete ushtarake, dronë dhe sisteme të luftës elektronike.

“Njerëzit janë të lodhur. Kjo është e dukshme”, tha sipërmarrësi, i cili quhet gjithashtu Serhiy dhe nuk donte të publikonte mbiemrin. “Në të njëjtën kohë, lodhja nuk do të thotë indiferencë”.

Pavarësisht luftës së përditshme, herë pas here qyteti më kujtonte Ukrainën e kohës së paqes. Dhe kujtimet e asaj epoke ishin ende rreth meje.

Shenjat rrugore tregonin distancën drejt Donjeckut dhe Sevastopolit, në Gadishullin e Krimesë – qytete ukrainase të pushtuara nga Rusia shumë vite më parë.

Dhjetëra magnete nga e gjithë Krimea, vendi i preferuar i familjes sonë kur isha fëmijë, vareshin në frigoriferin e apartamentit të gjyshërve të mi. Shumë suvenire të tjera, të blera atje para pushtimit rus, ishin shpërndarë në dhomën ku dikur jetoja.

Por, ndryshe edhe nga viti 2022, banorët nuk flisnin më me zë të lartë për rikthimin e kufijve të Ukrainës të vitit 1991, megjithëse mbeteshin të palëkundur në kundërshtimin e kërkesave të Kremlinit për më shumë tokë dhe për lëshime të tjera që do të komprometonin sovranitetin e vendit ose më keq.

“Njerëzit këtu nuk flasin më për një fitore të pakushtëzuar”, tha Serhiy. “Ne thjesht po përpiqemi të ndihmojmë mbrojtësit tanë ta ruajnë vendin tonë”./REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë