Argëtim

Verë me (pa) libra, rekomandimet për t'u lexuar në plazh

Verë me (pa) libra, rekomandimet për t'u lexuar në plazh
 

TIRANA- Kur libri konsiderohet si aksesor i verës për foto në rrjete sociale nga të rinjtë, vera pa libra është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: mungesës së politikave të qëndrueshme për kulturën dhe edukimin. Dhe si çdo simptomë që injorohet, kostoja shfaqet më vonë…

Në rrjetet sociale, vera është stina e “perëndimeve dhe selfie-ve”. Por në shumicën e vendeve europiane, ajo është edhe sezoni i listave të librave që lexohen në plazh, në avion apo në qetësinë e një fundjave në fshat. Në Shqipëri, edhe pse librat në dukje janë pjesë e valixhes së pushimeve, shifrat tregojnë një tjetër realitet: leximi mbetet i ulët dhe i rastësishëm.

Disa ditë më parë, rrjeti zjeu prej deklaratës së një influencereje që pranoi në një televizion kombëtar se “libri ishte aksesori i fotove të saj të plazhit”. Në mungesë të politikave publike për promovimin e leximit, mbështetjes për libraritë dhe autorët vendas, si dhe incentivave për botuesit, tregu i librit në Shqipëri po përballet me një stinë të zgjatur “në hije”.

Vera, që në vende të tjera është moment i artë për industrinë e librit, këtu kalon pa shumë gjurmë. Dhe kjo ka kosto më të thellë sesa duket: një popullatë që nuk lexon është më e ekspozuar ndaj manipulimit, konsumit të cekët dhe paaftësisë për të ndërtuar mendim kritik, elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Tregu që nuk e njeh sezonin

Ndryshe nga vendet perëndimore, ku shtëpitë botuese nxjerrin posaçërisht tituj për pushime, në Shqipëri nuk ka një “sezon vere” për librin.

Nuk ekziston një strategji e përbashkët mes botuesve, librarive dhe institucioneve për t’i kthyer muajt e verës në një moment të favorshëm për qarkullimin e ideve, mendimeve dhe përmbajtjes cilësore nëpërmjet librit.

Në mungesë të statistikave të detajuara për shitjet mujore të librit, botues dhe librarë tregojnë se vera është një periudhë me ritme të ngadalta.

Shqipëria po njeh rritje rekord të turistëve, por me pak përfitime për industrinë kulturore. Në shumë zona bregdetare mungojnë libraritë ose bibliotekat publike.

Madje, edhe vetë qytetet kryesore nuk kanë nisma për të integruar librin në paketën e përvojës kulturore për pushuesit vendas apo të huaj.

Ndryshe nga Franca, ku në disa plazhe gjen “plazhe bibliotekë”, ose si në Itali, ku stacionet e trenave dhe hotelet ofrojnë libra falas, në Shqipëri mungon ky dimension kulturor.

Turizmi mbetet i lidhur fort me konsum mekanik, jo me përmbajtje që edukon, frymëzon apo formon.

Leximi është investim në kapitalin kulturor dhe njerëzor të një vendi. Një popullatë që nuk lexon prodhon më pak dije, më pak debat cilësor dhe më shumë varësi nga informacioni i shpejtë dhe i paverifikuar.

Elda Vela, nga shtëpia botuese “Mediaprint”, pohon për “Monitor” se mungesa e leximit ka pasoja të drejtpërdrejta në tregun e punës: më pak aftësi kritike, më pak kreativitet dhe fleksibilitet mendor, cilësi të domosdoshme në ekonominë e sotme që kërkon të menduar kompleks dhe zgjidhje jolineare.

“Kemi dëshmuar shpesh se mungesa e leximit gjatë pushimeve përforcon idenë se libri është një barrë, jo një kënaqësi.

Kjo ndikon në edukimin e brezave të rinj, që e shohin librin si detyrim shkollor, jo si zgjedhje personale për rritje”, – përfundon ajo.

Një industri që kërkon mbështetje reale

Pavarësisht përpjekjeve të disa botuesve për të sjellë tituj të rinj dhe përkthime cilësore, industria e librit në Shqipëri përballet me sfida të mëdha: nga kostot e larta të shtypjes, mungesa e mbështetjes fiskale (p.sh. mungesa e TVSH-së së reduktuar), te qasja e kufizuar në distribucion dixhital dhe mungesa e fondeve për promovim.

Duke qenë një treg i vogël dhe pa incentiva të qarta, botuesit stepen për të krijuar “ofertë verore” ose për të promovuar leximin si pjesë të kulturës së pushimit.

Arlinda Dudaj, nga shtëpia botuese “Dudaj”, thotë për “Monitor” se vetëm nismat e botuesve nuk mjaftojnë dhe se duhet një strukturim e bashkëpunim më i gjerë i tregut. Sipas saj, panairi ende shihet si momenti i vetëm për të blerë masivisht libra.

Sipas saj, nëse duam të kemi një shoqëri më të informuar, më krijuese dhe ekonomikisht më të zhvilluar, leximi duhet të jetë pjesë e përditshmërisë – edhe gjatë verës.

Institucionet publike mund të marrin hapa të thjeshtë por të rëndësishëm, si p.sh. Ministria e Kulturës mund të hapë thirrje për projekte verore të leximit në zonat turistike; apo bashkëpunime mes botuesve dhe operatorëve turistikë mund të sjellin libra në hotele, bujtina dhe struktura akomoduese.

REKOMANDIMI I LIBRAVE PËR T’U LEXUAR:

“Nexus” i Yuval Noah Harari

Në “Nexus”, Yuval Noah Harari ndërthur historinë e rrjeteve të informacionit — nga tregimet me gojë të epokës së gurit, burokracia e shteteve të mëdha, shpërthimi i shtypit, e deri te rrjetet dixhitale dhe inteligjenca artificiale — për të treguar se si informacioni është themeli i lidhjes së njerëzve në të gjitha kohërat.

Harari argumenton se informacioni shpesh nuk pasqyron realitetin, por është një mekanizëm lidhjeje që mund të ndërtojë mitologji dhe mashtrime masive, siç ndodhi me gjuetinë e magjistarëve apo totalitarizmin.

Rrjetet moderne të AI-së përbëjnë një lloj burokracie, që mund të manipulojë sjelljet njerëzore pa ndërhyrje fizike./ The Times.uk

“Ditari i CEO-s” i Steven Bartlett

The Diary of a CEO nga Steven Bartlett është një reflektim personal dhe praktik mbi mësimet më të rëndësishme që autori ka nxjerrë nga përvoja si sipërmarrës dhe nga intervistat me figura të njohura në podcast-in e tij me të njëjtin emër.

Libri, i ndarë në katër pjesë – vetja, historia, filozofia dhe ekipi – përmbledh 33 “ligje” që lidhen me zhvillimin personal, ndërtimin e kulturës së një organizate dhe mënyrën se si të krijosh një jetë dhe biznes me qëllim.

Në vend të teorive klasike, Bartlett ofron rregulla që burojnë nga eksperimentimi dhe përballja reale me sfida, duke nxitur lexuesin të mendojë ndryshe për suksesin, lidershipin dhe vendimmarrjen./ The Times.uk

“Parimet e suksesit” të Jack Canfield

“Parimet e suksesit” nga Jack Canfield është një udhëzues i detajuar dhe frymëzues për këdo që synon të ndërtojë një jetë të suksesshme në aspektin personal, profesional dhe shpirtëror.

I ndërtuar mbi 60 parime konkrete, libri shtjellon ide të tilla si marrja e përgjegjësisë së plotë për jetën, vendosja e objektivave të qarta, zhvillimi i vetëbesimit dhe kultivimi i një qëndrimi pozitiv, duke i shoqëruar me shembuj të shumtë realë dhe ushtrime praktike.

“Manifesti kapitalist” i Robert Kiyosakit

“Manifesti Kapitalist” i Robert Kiyosakit është një thirrje kundër sistemit arsimor tradicional dhe një mbrojtje e hapur e kapitalizmit sipërmarrës.

Në këtë libër, autori i njohur për bestsellerin Babai i Pasur, Babai i Varfër argumenton se arsimi modern nuk përgatit njerëzit për botën reale, por i formëson ata për t’u bërë punonjës që varen nga paga, borxhi dhe siguria e rreme financiare.

Ai paraqet “manifestin” e vet si një kundërpërgjigje ndaj ideve socialiste dhe përhapjes së “kapitalizmit të korruptuar”, duke theksuar se forma e vërtetë e kapitalizmit është fuqizimi i individit përmes edukimit financiar, sipërmarrjes dhe pronës private.

 “Arti i negocimit” i Vasil Naçit

“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi është një udhëzues praktik dhe frymëzues për këdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë e veta në komunikim, bindje dhe arritje marrëveshjesh të suksesshme, si në biznes ashtu edhe në jetën e përditshme.

I ndërtuar mbi përvojën personale të autorit si sipërmarrës dhe trajnues i njohur në fushën e zhvillimit personal dhe profesional në Shqipëri, libri paraqet teknika konkrete, shembuj realë dhe parime universale që ndihmojnë në përgatitjen, ndërtimin e besimit dhe arritjen e rezultateve përmes negocimit etik dhe të zgjuar.

Naçi thekson rëndësinë e dëgjimit aktiv, të kuptuarit të nevojave të palës tjetër dhe të orientimit drejt zgjidhjeve ku fitojnë të dyja palët.

Stili i librit është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke e bërë të qasshëm për profesionistë të niveleve të ndryshme dhe duke shërbyer si një manual i vlefshëm për zhvillimin e aftësive ndërpersonale në çdo fushë të jetës.

“Kap majat” i Gary Vaynerchuk

“Kap majat” (në anglisht: Crush It!) nga Gary Vaynerchuk është një thirrje energjike dhe motivuese për të ndjekur pasionin personal dhe për ta kthyer atë në një karrierë të suksesshme përmes fuqisë së internetit dhe rrjeteve sociale.

I botuar fillimisht në vitin 2009, libri shërben si një guidë praktike për ndërtimin e markës personale në epokën digjitale, duke theksuar se çdo individ ka mundësi reale të krijojë ndikim dhe të gjenerojë të ardhura nëse angazhohet me përkushtim dhe autenticitet.

Vaynerchuk ndan eksperiencën e tij personale në ndërtimin e “Wine Library TV” dhe më pas të agjencisë së tij mediatike VaynerMedia, për të treguar se suksesi në biznesin online nuk ka më nevojë për ndërmjetës apo struktura tradicionale — por kërkon pasion të vërtetë, përmbajtje të vazhdueshme dhe një marrëdhënie të sinqertë me ndjekësit./ Monitor

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë