
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bashkë me tre përfaqërues të kësaj force Politike, Erisa Xhixho, Etmond Haxhinasto dhe Brunilda Haxhiu kanë prezantuar zyrtarisht kandidatët për deputet që do të garojnë në listat e koalicionit me Berishën.
Bëhet me dije se do të jenë 12 kandidatë për deputet nga Partia e Lirisë. Vetë presidenti i kësaj partie, Ilir Meta do të konkurrojë në listën e hapur të Qarkut Tiranë, ndërsa në listën e mbyllur do të jetë Blushi dhe Erisa Xhixho.
Për Qarkun e Elbasanit do të kandidojë në listë të mbyllur Etmond Haxhinasto ndërsa për Qarkun e Fierit po në listë të mbyllur do të kandidojë Brunilda Haxhiu, ndërsa në listë të hapur do të jetë Arben Çuko.
Për Qarkun e Korçës do të kandidojë në listë të hapur Gentjan Çala, ndërsa për Qarkun Shkodër do të kandidojë Elmira Ndrevashaj.
Ndërkohë për Qarkun e Beratit do të kandidojë në listë të hapur Lefter Maliqi, ndërsa për Qarkun e Durësit do të kandidojë Adriatik Hoxha.
Për Qarkun e Lezhës kandidat do të jetë Viktor Tushaj, ndërsa në Elbasan do të kandidojë Dashamir Xhika.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi
Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi për të prezantuar jo 12 kandidatët, por 12 deputetët fitues të Partisë së Lirisë, që garojnë në listën e koalicionit madhështor dhe triumfues absolut në 11 Maj
“PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Së pari dua të theksoj se Partia e Lirisë ka nisur marshimin drejt fitores historike për Shqipërinë Madhështore që meritojnë të gjithë shqiptarët.
Është e qartë se në kampin e kundërshtarit, frika dhe paniku janë të dukshme. Vetë Kryetari i Organizatës, që herë premtonte futjen e vetes në lista të hapura, herë deklaronte se nuk do të kandidonte fare, ka përfunduar tani i kyçur në bunker, i vetëdijshëm për orët që po I numërohen mbrapsht dhe ndëshkimin fatal që po afrohet më afrimin e 11 Majit.
Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, që nga viti 2008, dhe më 11 Maj listat e hapura do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë.
Në krye të ekipit tonë fitues qëndron lideri ynë i sprovuar, lideri i fortë i sfidave të vështira që i ka shndërruar ato gjithmonë në fitore të mëdha, lideri i fjalës së mbajtur, atdhetari dhe burri i shtetitqë ka udhëhequr gjithmonë me vision dhe integritet: Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta!
Ish-President i Republikës, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar i Kuvendit, Z. Meta ka qenë gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, një atdhetar i vërtetë që nuk e ka tradhtuar kurrë dhe për asnjë arsye interesin dhe kauzat e mëdha kombëtare, si dhe interesin e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.
Me guxim dhe sakrificë, por i bindur plotësisht në Fitoren e padiskutuar të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” Presidenti I Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të konkurrojë në 11 Maj në listën e hapur të Qarkut Tiranë, duke vendosur përballë një sfide madhore të gjithë klasën politike, dhe duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm që motivon dhe frymëzon betejën tonë që do të kurorëzohet më Fitoren e Koalicionit “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.
Ashtu si në 2005, kur Z. Meta nuk krijoi një parti për interesa personale dhe as për një mandat deputeti, por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit, edhe sot Presidenti I PL, Ilir Meta vendos interesin kombëtar mbi gjithçka, edhe në kushtet e izolimit ekstrem ku Narkoregjimi po e mban dhunshëm, do të garojë dhe do të fitojë pa diskutim ë zgjedhjet e 11 Majit si deputet I Qarkut të Tiranës I zgjedhur drejt për drejt nga qytetarët e këtij Qarku.
Ky është një shembulli i një burri shteti që ka vënë fatet e vendit dhe të demokracisë përpara çdo interesi personal duke u treguar të gjithëve në opozitë se pa sakrifica ekstrem nuk ka Fitore Madhështore!
Së dyti, dua të prezantoj deputetin e ardhshëm të Partisë së Lirisë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, kandidatin e PL në listën e hapur të Qarkut të Korcës, Doktorin e mirënjohur Gentjan Cala. Gentian Cala është një nga kandidatët më të votuar të Lëvizjes Socialiste për Integrimnë zgjedhjet e fundit Parlamentare.
Një mjek I mirënjohur jo vetëm në qarkun e Korcës, jo vetëm në qytetin e Pogradecit, por edhe përtej kufijve, referuar faktit se ai ka qenë për një periudhë të gjatë kohe në krye të klinikës së Psikiatrisë në “Qendrën Klinike Universitare” të Kosovës ku ka shërbyer me dinjitet dhe me integritet të larë.
Një mjek I jashtëzakonshëm, një intelektual I rrallë, një aset jo vetëm I PL, jo vetëm I komunitetit të mjekëve të ndershëm dhe humanist të Shqipërisë, por një personalitet Kombëtar, I cili do të fitojë me votën e qytetarëve të Korcës në listën e hapur të koalicionit “PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 Majit.
Gjithashtu dua të prezantoj përpara jush kandidaten e Partisë së Lirisë në Qarkun e Shkodrës, Znj. Elmira Ndrevashaj.
Një vajzë e re, e kualifikuar, aktualisht një nga këshilltaret dhe përfaqësueset më të denja jo vetëm të PL, por të gjithë komunitetit shkodran në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, e cila në më pak se një vit me angazhimin e saj publik dhe politik, ka dëshmuar se është përfaqësuesja më e denjë jo vetëm e të rejave dhe të rinjve shkodranë, por edhe zëri I qytetarëve të Shkodrës, me qëndrimet e saj publike, me qëndrimet e saj politike, me vendimmarrjen e saj, gjithmonë duke kundërshtuar aferat e tmerrshme korruptive të Bashkisë së Shkodrës, të rrëmbyer për fat të keq një vit më parë nga bandat e lidhura me Narkoshtetin dhe direct me Edi Ramën.
Në emër edhe të tre kolegëve të mi të nderuar, Znj. Erisa Xhixho, Z.Edmond Haxhinasto dhe Znj. Brunilda Haxhiu, falenderojmë Presidentin e Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta dhe forumet e larta drejtuese të Partisë së Lirisë për besimin absolut dhe përgjegjësinë shumë të madhe që na kanë dhënë për përfshirjen tonë, në listën e mbyllur të koalicionit, ndarje që bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë: Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.
Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.
Z. Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin.
Por kemi edhe një figurë të re për Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.
Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit.
Nuk mundemi dot për më tepër se 12 deputetë për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.
Një falenderim të veçantë me mirënjohje për kandidatët tanë të shkëlqyer që me keqardhje dhe për shkak të të papriturave në moment të fundit, nuk u regjistruan dot në këto zgjedhje, Av. Artan Kukeli (Dibër), Klodian Gradeci (Vlorë) dhe Myrvete Asqeri, garantoj se ata janë pjesë e ekipit tonë dhe do të jetë pjesë edhe e qeverisjes së ardhshme pas 11 Majit.
Me votat e Partisë së Lirisë, që do të jenë më shumë se sa 12 mandatet që ne do të fitojmë, ne do t’i garantojmë koalicionit të paktën 20 mandate të sigurta në të gjithë Shqipërinë.
Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo vetëm objektivin tonë për grupin parlamentar dyshifror por edhe për të garantuar të paktën 84 votat e domosdoshme kushtetuese për të realizuar dhe vënë në jetë Shqipërinë madhështore që meriton çdo shqiptar.
Fjala e Zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Kam kënaqësinë e vecantë që të paraqes përpara jush kandidatin dhe deputetin e ardhshëm të Parlamentit Shqiptar për Qarkun e Durrsit, Z. Adriatik Hoxha. Z. Hoxha është qytetar dinjitoz I qytetit të Durrsit.
Mjeshtër I Madh I Sportit dhe Rekordmen Kombëtar. Pjesëmarës në Lojrat Olimpike në Londër 2012, gjithashtu Kampion I Ballkanit për të rinjtë në vitin 2008.
Një bashkëshort I përkushtuar, familjar dhe baba I dy fëmijëve.
Është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim prej 2020-tës, si një luftëtar, qëndrestar I kauzave të Opozitës.
Gjithashtu prej 2023-shit, Sekretar I Sporteve pranë Partisë së Lirisë, Shumë I kujdesur për qytetarët, I angazhuar me Strukturat tona të Durrsit në Kryesinë e Durrsit, por gjithashtu dhe anëtar I KDK- së të Partisë së Lirisë.
Sic ka nderuar Flamurin tonë , duke qenë Kampion në fushën e sporteve, jam e bindur se do të jetë një Kampion në 11 Maj si përfaqësuesi me dinjitoz I Qarkut të Durrsit në Parlamentin e Ardhshëm të Shqipërisë.
Kam kënaqësinë të prezantoj kandidatin tonë të listës të mbyllur në Qarkun e Tiranës, Tedi Blushin, mikun tonë.
Diplomuar për gazetari, një gazetar i mirënjohur për të gjithë ju, me një eksperiencë të gjatë në mbrojtje të interesit publik dhe një zë shumë I fortë në media.
Luftëtar i kauzës së drejtë të mbrojtjes së Kushtetutës, që për të gjithë ju u finalizua me një manifestim madhështor, atë të 2 Marsit në kauzën e madhe për Kushtetutën.
Gjithashtu Z. Tedi Blushi është themelues i Partisë së Lirisë si një parti patriotike që qëndron lart në vlerat e familjes, identitetit tonë kombëtar dhe ka kauza madhore për të shëruar plagët më të mëdha që ka Shqipëria sot.
Z. Tedi Blushi është Sekretar I Përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Drejtuesi Politik I Qarkut të Tiranës.
Gjithashtu një familjar I përkushtuar dhe baba I një vajze.
Tedi Blushi gjithashtu është I paepur dhe pa kompromis kundër Narkoshtetit, korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Gjithashtu sic ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Tiranës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ashtu si një qëndrestar I vërtetë, do të jetë një zë I fortë në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.
Fjala e Kryetatrit të KDK, Edmond Haxhinasto
Kam kënaqësinë dhe nderin të prezantoj dy figura emblematike të Partisë së Lirisë dhe paraardhëses së saj të LSI-së. Viktor Tushën dhe Dashamir Xhikën.
Të dy bashkëluftëtarë të hershëm, të cilët kanë vendosur emrin e tyre, reputacionin e tyre, kanë vendosur eksperiencën e tyre dhe gjithë rezultatet e karrierës së tyre, tashmë të lidhura me veprimtarinë politike të Partisë së Lirisë dhe paraardhses së saj.
Viktor Tusha është gjithashtu themelues I Partisë së Lirisë, është një Administrator efikas në të gjitha detyrat që ka patur gjatë karrierës së tij si I zgjedhur Vendor, si Kryetar I Bashkisë Lezhë apo edhe në detyrat e tjera si Administrator Publik në Institucione shumë të rëndësishme ku ka spikatur me aftësitë e tij dhe me moralin e tij të lartë qytetar.
Ai gjithashtu është një biznesmen I suksesshëm në fusha të rëndësishme si në ndërtim, në energji të rinovueshme dhe agrobiznes. Sigurisht dhe me një dimension të fortë estetik si njeri I Artit dhe Kulurës. Ai është gjithashtu një familjar I përkushtuar dhe shëmbullor.
Dashamir Gjika , gjithashtu një qëndrestar I jashtëzakonshëm, një luftëtar I paepur. Themelues I Partisë së Lirisë dhe paraardhëses së saj. Me një formim të shkëlqyer në shkollat më të mira në Itali në fushën e Sigurisë dhe Shkencave Politike, sic janë shkollat e Torinos dhe të Modenës.
Një funksionar model në detyra të rëndësishme në Administratën Vendore dhe në Institucione dhe Agjensi Kombëtare.
Një familjar shembullor dhe qytetar me vlera të rralla për të gjithë ata që e njohin.
Ai është një shërbyes, vecanërisht një shërbyes I palodhur ndaj njerëzve ne komunitetin e Elbasanit, por dhe gjithë komunitetet e tjera ku ai ka punuar dhe ka lënë një emër të jashtëzakonshëm si një shërbëtor I ndershëm dhe një djalë me vlera të larta I atyre komuniteteve.
Fjala e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së aLirisë, Brunilda Haxhiu.
Detyrimi yne ndaj qarkut te Fierit eshte shume I madh sepse na ka mbeshtetur gjithmone, ndaj e kemi detyrim moral te zgjedhim nje figure shume fisnike si Z. Arben Cuko. Nje qendrestar I kauzave patriotike, nje misionar i permbushjes se programit tone te shkelqyer politik.
Me nje angazhim te gjate dhe te vazhdueshem ne Partine e Lirise jemi te sigurt qe do te kete mbeshtetje maksimale nga qytetaret e Fierit , Mallakastres dhe Lushnjes. Ai do te jete zeri I qytetareve ne parlament.
Ai ka drejtuar kompani te ndryshme private, duke treguar aftesi te shkelqyera administrative. Ka mbajtur pozicionin e sekretarit te pergjithshem ne Prefekturen e Qrkut Fier gjate periudhes 2013 2016
Dhe se fundmi nenkryetar I Keshillit Bashkiak Fier, kryetar I grupit per subjektin politik Partia e Lirise. Me ane te ketij funksioni ka ngritur zerin per te gjitha problematikat e komunitetit fierak.
Sekretar politik per Qarkun e Fierit, ka organizuar maksimalisht te gjitha strukturat e Partise se Lirise per te garantuar keshtu fitoren e Aleances Per Shqiperine Madheshtore dhe mandatin e tij te padiskutuar ne kete Qark.
Partia e Lirise perfaqesohet ne Qarkun e Beratit me nje personalitet shume te njohur ne fushen politike. Njeri I fjales se mbajur dhe punes se palodhur. Lefter Maliqi eshte nje kandidat dinjitoz , gjithmone I gjendur per qytetaret. Ai eshte nje dere e hapur per kedo . Me nje karriere te shkelqyer ne fushen e rendit dhe sigurise . Shef policie,shef komisariati dhe Pedagog ne Akademine e Policise. Nje karriere po aq te pasur ne fushen politike.
Kryetar I komunes me te madhe ne Qarkun Berat, NE Otllak, me fitore te thelle .2007 2009 Deputet I kuvendit te Shqiperise per Qarkun Berat. 2009 2013 Zv. Drejtor I pergjithshem I burgjeve. 2017 2019 Deputet ne mandatin e dyte ne Kuvendin e Shqiperise. 2019 2021
Sekretar politik ne Qarkun e Beratit. Lefter Maliqi eshte nje model I organizimit te fushates ne terren. Ata e karakterizon fryma pozitive dhe puna e pandalur per Fitoren ne 11 Maj te Aleances Per Shqiperine Madheshtore dhe kandidatit tone te shkelqyer. Fitorja jone do te jete historike.