Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kalanë e Beratit. Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u masakrua me thikë më 28 tetor, ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin e krimit, 63-vjeçarin Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj). Ajo pohoi se gjithçka nisi pasi vajza e saj 8 vjeçe kishte prekur kalin që ishte lidhur diku.
Kaq ka mjaftuar sipas gruas së viktimës që autori i dyshuar ta godiste në bark me thike, teksa ky i fundit ishte me vajzën prej dorë.
Mesazhi:
 Pershendetje zoti Fevziu
 Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat. Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
 Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojmë ne Britaninë e madhe, kishim ardhur ne Shqipëri per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalanë e Beratit për t’ju mësuar edhe fëmijëve me shume nga historia shqiptare.
 Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti, diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty.
 Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha, ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
 Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
 I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak. Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene, nuk hane nuk flasin.