Aktualitet

U hakmorr për vrasjen e vëllait, duke ekzekutuar 9-vjeçarin në '97! Arrestohet në Greqi shqiptari me 3 emra

U hakmorr për vrasjen e vëllait, duke ekzekutuar 9-vjeçarin
 

TIRANË-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997 në Gramsh, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Nishku prej vitesh fshihej në Greqi me një identitet fals.

Policia njofton se ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin mars të vitit 1997, ku Kostandin Nishku në shoqërinë e një tjetër personi shkoi i armatosur në shtëpinë e personit që i kishte vrarë të vëllain dhe kërkoi vëllain e këtij të fundit. Familjarët nuk i kanë treguar vendndodhjen dhe Kostandin Nishku i vrau djalin 9 vjeç. Identifikimi i 59-vjeçari u bë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.

Vijon falë partneritetit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The wanted”.

Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.

Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja.

Ky shtetas fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals.

Në kuadër të kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The wanted”, koordinimi operacional i realizuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, shkëmbimi intensiv i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës dhe verifikimet disavjeçare, mundësuan lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh.

59-vjeçari, i cili është dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).

Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B..

Identifikimi i këtij shtetasi është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.

Bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it vijon, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë