Aktualitet

“Tragjedia në Durrës ishte e paralajmëruar”/ Muçollari: Betoni vrau fëmijërinë, qytetet pa parqe po kthehen në kurth!

“Tragjedia në Durrës ishte e paralajmëruar”/

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, duke e cilësuar si pasojë të një modeli qeverisës që ka vendosur “betonin mbi jetën”.

Në një reagim të gjatë publik, Muçollari shprehet se qytetet shqiptare po ndërtohen pa hapësira për fëmijët dhe pa siguri për qytetarët, ndërsa thekson se shprehja “kujdes, luani vetëm në trotuar” është kthyer në një normalitet alarmant.
Muçollari thekson se tragjedi të tilla nuk janë aksidente të papritura, por rezultat i një modeli që ka lënë pas cilësinë e jetës dhe hapësirat publike.

Kujdes, luani vetëm në trotuar!

Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo se duke kaluar një ditë apo dy, ajo tragjedi do të zbutej. Por më shumë se të bëhesha pjesë e reagimit masiv, të fortë, të zhurmshëm, i përligjur padyshim, kalova shumë kohë duke menduar, analizuar e ngritur pyetje me veten time, si qytetar, si prind, si njeri i angazhuar.

Por sot kam detyrimin të mos hesht për një çështje që kerkon një reflektim të thellë të shoqerise pasi kjo nuk eshte një ngjarje që duhet të kaloje. Nuk është një aksident. Eshte një pasojë.

Pasojë e një modeli qeverisës që ka ndërtuar qytete pa menduar për njerëzit që jetojnë aty. Që ka vendosur betonin mbi jetën, ndërtimin mbi mirëqenien, fitimin e shpejtë mbi sigurinë. Që ka kthyer çdo hapësirë publike në potencial pasurimi dhe çdo metër tokë në interes ekonomik. Shpesh here kriminal.

Le të flasim për të vertetën e madhe që të gjithë e flasin por që nuk reagojmë si duhet.
Në qytetet e mdha sot në Shqiperi parqet janë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë, hapësirat e sigurta për të vegjlit ose të moshuarit, janë zhdukur, qytetet janë vetëm shprehje e betonit dhe makinave, s’kanë asnjë tipar human.

Në këtë situatë, një pjesë prej nesh kemi zgjedhur t’i mbajmë mbyllur në shtëpi femijët, nën efektin e kompjuterave apo telefonave. Një lloj rreziku tjetër dhe ky. Ka dhe shumë të tjerë që i lejojnë të luajne me plot të drejtë në hapësira të vogla pa makina poshtë pallatit apo banesës së tyre. Por prapë, nuk kemi argëtim, por një torturë në një zonë shumë të ngushtë e të kufizuar, sërish me alarmin për të mos e kaluar atë perimetër. Dhe mes ketij realiteti një fjali e tmerrshme është bërë normale: “kujdes, luani vetëm në trotuar”.

E pra kjo shprehje duhet të ishte ulëritëse, por mesa duket është kthyer normalitet.
Normalitet që më duhet ta ritheksoj:
FEMIJET mbahen brenda sepse jashtë nuk kanë ku të luajnë. Dhe kur dalin, RREZIKU është pjesë e lojës.

E pra ky eshte rezultati. Një rezultat i drejtpërdrejtë i një qeverisjeje që ka zgjedhur prioritetin e saj: BETONIN. Ndërkohë që hapësirat publike, siguria,. cilësia e jetës – janë lënë pas.

Me vjen keq ta them por ngjarje të tilla nuk janë të papritura. Janë të paralajmëruara. Janë produkt i një modeli që nuk ka patur kurrë në qendër qytetarin.

Padiskutim që, përgjegjësia kryesore është e këtij modeli dhe e atyre që e drejtojnë. Por ka edhe një përgjegjësi tjetër: e një shoqërie që është mësuar ta pranojë këtë realitet, ta tolerojë, ta lejojë dhe në fund ta votojë.
Ndërkohë që, do duhej ta kapnim prej leckash këdo që promovon e përfiton nga ky model dhe ta hidhnim sa me larg femijeve tanë që duan thjesht të kenë hapësirë, të luajne të pashqetesuar, të parrezikuar.

Kjo duhet të jetë një pikë ndalese. Nuk mund të vazhdojme me të njëjtin model dhe të presim rezultat tjetër.
Nuk mund të ndërtojme qytete pa hapësirë për fëmijët dhe pastaj të habitemi kur ndodhin tragjedi.

Reagimet tona si pjese e nje revolte të përligjur për humbjen e jetës së dy femijëve duhet të jenë edhe të vendosura dhe të qendrueshme që këto ngjarje mos ndoshin përsëri. Ky realitet duhet te ndryshoje me kontributin e gjithsecilit. Nuk është e pamundur, as ëndërr, dita ku femijet tanë të na drejtohen:po sbres tek parku apo fusha!

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale