
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me deputetin Agron Shehaj lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor. Balla theksoi se komisioni duhet të nisë punën sa më shpejt, me qëllim përgatitjen e draftit për financimin e partive brenda datës 31 dhjetor.
Gjatë përplasjes në Kuvend, Taulant Balla iu drejtua Agron Shehajt duke thënë se “nuk di as të lexosh” dhe e kritikoi për përfshirjen e tij me Partinë Demokratike, duke shtuar se “ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë, ulesh me këta në tavolinë dhe u shan bukën”.
Taulant Balla: Kemi marrë parasysh të gjithë traditë parlamentare. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë. Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partie me 2 mandate. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të çdo njeriu.
Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime.
E rëndësishme është që të shkojmë përpara me depolitizimin e komisioneve. Zgjedhjet e fundit treguan që partie politike kanë humbur besimin t numërimi i votave me përfaqësues të partive.
Është e pamundur që të bëhet një komision i posacëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara që kemi konsensus 99%.
Dua të falënderon kolegët nga mazhoranca e opozita që kanë bërë të mundur negocimin e tekstit përfundimtar për projektvendimin për komisionin e Reformës Zgjedhore. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjithë partitë politika. Për herë të parë kemi përfshirë të gjithë partitë. Ata që e kanë Parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë këtë që them se, sepse nuk di të lexosh. Gënjeve publikun.
Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë. Ulesh me këta në tavoline dhe u shan bukën.
Ajo që ka rëndësi për grupin parlamentar të PS është të hodhën hapat për ngritjen e komisionit. Duhet t’i japim fund mënyrës se si financohen partitë në këtë vend.