
ELBASAN- Policia e Elbasanit vuri në pranga tre persona, pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit. Në pranga ranë, punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici. Lidhur me ngjarjen, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore e tre personave. Konkretisht, në dosje shpjegohet se si efektivi Ndriçim Kroi shpërndante lëndët narkotike brenda burgut.
Sipas dosjes, efektivi punonte jashtë orarit të punës si shitës ambulant, ku shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë, ku edhe merrte porosi nga familjarët e të paraburgosurve. Pra, Ndriçim Kroi u ka shpërndarë drogë të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Për të mos rënë në sy, këtë aktivitet ai e kryente gjatë turnit të tretë të shtunën apo të dielën, ku në burg personeli ishte i reduktuar.
Gjithashtu janë faktuar pesë episode ku Ndriçim Kroi kryen të njëjtin intenerar. Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep.
Punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi Ndriçim Kroj i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm. Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm Ndriçimi gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku Ndriçimi është shitës ambulant merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit.
Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se Ndricimi furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja të cilët janë të akomoduar në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit e mësipërm. Është marrë dhe administruar informacioni se Ndricimi këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshme e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të djele ku në institucion nuk ka personel të administrates.
Në zyrën e SHKBB-s pranë IEVP Elbasan janë këqyrur pamjet filmike te dates 17.05.2025, 24.05.2025, 26.05.2025, 05.06.2025, dhe 14.06.2025 dhe në pesë episode të ndryshme vihet re që shtetasi Ndriçim Kroj ka të njëjtin intenerar lëvizjesh e konkretisht pasi mbaron instruktazhin largohet nga rreshtimi dhe shkon tek automjeti i tij tip ford me ngjyrë gri me targë AA 857 LE, futet brënda në makinë qëndron disa sekonda, bën disa lëvizje të dyshimta dhe më pas futet në sallen e informacionit për tu future në regjimin e brëndshëm.
Në një episode vihet re që Ndriçimi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij ku qëndron disa sekonda brenda dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celsin e makines së tij sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celsin dhe e fut në xhep. Vihet re që sapo futet në sektor, hyn në dhomat e të paraburgosurve dhe qëndron disa sekonda dhe më pas del dhe bën lëvizje të pakontrolluara dhe të dyshimta.