TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se opozita do të zbardhë për qytetarët aferën ‘McGonigal’ dhe farsën zgjedhore. Më tej Kryedemokrati nënvizoi Shqipëria është nën sundimin e një regjimi autoritar që përfaqësohet nga Edi Rama dhe ministrat e tij, disa të lidhur me rrjetet ndërkombëtare të Sorosit.
"Natyrisht, ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë fort, me gjithë përpjekjen tonë për zbatimin e ligjshmërisë, në informacionin e qytetarëve se çfarë qëndrimi mbajnë këto institucione ndaj ligjeve. Këta janë shndërruar në institucione mafioze të paimagjinueshme. Altin Troplini mbyll në kundërshtim me ligjin, çështje në Apel, nuk i çon në Gjykatën e Lartë. I bën gazetari kërkese gjykatës, ‘top secret’ nuk ja japin. Sepse ai nuk i çon atje se është paguar, ose ka zbatuar urdhërin e Edi Ramës. Pra të gjitha këto janë objekt i një pune intensive i grupit parlamentar, deputetëve me të gjithë përpjekjen tonë.
E theksova dhe dje, e theksoj dhe sot, komision Hetimor Parlamentar për zgjedhjet. Ne jemi opozitë. Ne dy gjëra kemi më themeloret, të drejtën e votës, të drejtën e fjalës, të drejtat e njeriut. Për këto qëndrojmë ne më shumë se për çdo gjë tjetër. Ndaj dhe do bëjmë radiografinë para qytetarëve shqiptarë të farsës elektorale më të shëmtuar që ka njohur Shqipëria dhe Europa, pa rënies së perdes së hekurt. Do bëjmë radiografinë me dokumente zyrtare të avokatisë së kësaj farse nga institucionet e dala nga krimi dhe dhunimi i votës.
Natyrisht Edi Rama nuk mund ti shpëtojë kurrsesi komisionit ‘McGonigal’. McGongial është bërë një skandal botëror. Ministria e Drejtësisë e SHBA-së publikoi dimensionin kinez të skandalit, të cilin nuk e kishim. Bardhi e ka denoncuar, prej 3 vitesh Altin Dumani e mban në sirtar. Jo, McGonigal dhe Edi Rama janë strumbullar në këtë organizatë kriminale. Se kjo mund të quhet pa asnjë lloj hezitimi, organizatë kriminale. Të dashur miq!
Ishte një zhvillim madhor në historinë e SHBA, Europës dhe botës, kualifikimi i Xhorxh dhe Aleks Soros nga presidenti Trump, si organizatë kriminale në SHBA, mbi bazë të aktit RICO. Tani do të bëjë për qytetarët që e dëgjojnë këtë, çfarë është akti RICO. Ky akt u lobua dhe u votua nga i famshmi, Eduard Huver, ai donte të shpëtonte vendin e tij nga kriminaliteti. Dhe çfarë thotë ky akt. Krimineli dhe ti që e mbështet në mënyra të ndryshme, por që faktohen se ke pasur një mbështetje, dënohen një lloj, ti merr dënimin që merr dhe ai atje.
Në ka djegë, merr dënimin si zjarrvënësi, pavarësisht se ti mund të rrish në pallate luksoze, detyra luksoze. Është madhor ky akt, çka do të thotë se veprimtaria e tij, ish-gruaja dhe gruaja aktuale. Tani na solli nga Sorosi dhe një ministre. Po, na pruri një ministre, ajo e Shëndetësisë. U emërua ministre Shëndetësie. Pra dhe desorifikimi i vendit do të jetë një nga objektivat e vështira, por shumë madhor të grupit tonë parlamentar në betejën tonë," tha Berisha.