Aktualitet

"Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në 2013!" Rama-komentuesit: Shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë në 3 mandate nuk është investuar në dekada

"Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në
 

TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kometues i shkroi Ramës se Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa qeveria e vendosi si zonë pjesërisht me ujë 24 orë. Sipas komentuesit fakti që kjo qeveri nuk pranon realitetin, i bën më pak të besueshëm se në 2013. 

Këtij komenti Rama iu përgjigj duke thënë se kanë investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie.

Ai theksoi se shkop magjik nuk ka, por sipas tij, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada të tëra të marra së bashku.

Rama shtoi se sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4, sipas tij, përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale.

I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013. Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s'ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.

Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente. Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë. 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë. Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku. Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24  orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.

Open Youtube

“Presioni i politikës më i rrezikshëm se ai i krimit”/ Mentor Kikia për deklaratat e Altin Dumanit

“Presioni i politikës më i rrezikshëm se ai i krimit”/ Mentor Kikia për deklaratat e Altin Dumanit

“SPAK nuk ka goditur vetëm personazhe të politkës, por edhe krimin”, Hila: E vështirë t’u zgjatet...

“Rama të ndryshojë qasje dhe të japë llogari”/ Baçi për fushatën e PS: Duhet ta pranojmë se...

“LaCivita i kuptueshëm, në pak minuta tha gjithçka”, gazetari Kikia: PD është mbrapa me komunikimin

???? Dumani foli për presion të krimit dhe politikës, çfarë fshihet pas deklaratës së kreut të SPAK

"Politikanët e PS kërcyen si ariu në cirk", Nesho: Rama po ngre një kult të ri personaliteti

Hapjet e fushatave PS-PD / “Asgjë e re, PS nuk ka program”, Kikia:Si do përmbushë kriteret për në BE

"PS e ka fokusuar fushatën tek integrimi europian!",Kikia: Kryeministri po tenton të bëjmë...

Nesho: Si do të futemi në Europë duke sjellë kriminelët e Melonit? Hila: s’e kanë problem Lezhjanët

Noizy në fushatën e PS / “Godet anën irracionale”,Hila: Po kap çdo shtresë,rebelët dhe tradicionalët

???? Hapja e fushatës, Rama apo Berisha, kush e fitoi garën e ditës së parë

“Erdhe të na mbushësh mendjen se fiton PS”/ Lubonja-Muçës debate të forta për sondazhin

Nga PS-PD te partitë e tjera, çfarë zbuluan sondazhet e para për News24? Debate të ashpra

"Basha më shumë se Arlindi, s'e kuptoj", Lubonja komenton sondazhin/ Plasin debate mbi rezultatin

46% të votave për PS/ Noto analizon sondazhin: Lojë e veçantë! Parti e fortë, por mund edhe të...

49% e vlerësojnë negativisht punën e Qeverisë. “Shpërthejnë” votuesit e PD! Rezultatet e sondazhit

“Llahtari, s’është qeveri kjo”, Zekthi për sondazhin: PS ka bazë votuesish solidë, s’duan t’ia dinë

“Qenit ja jap pushtetin, Ramës jo”, debate për sondazhet/ Muça-Lubnjës:Ikën nga Basha te doktorri e…

"Kryeson PS"/ Partitë e vjetra apo të reja? Ja çfarë zbuluan sondazhet e para për News24

"Diferncë opozitë-mazhorancë", Muça për sondazhin: Ja çfarë më bëri përshtypje nga votuesit

Sondazhi i News24! 38% mendojnë se cilësia e jetës në Shqipëri është përmirësuar/Plasin debate

“Më lër ta mbaroj!”,debatë të ashpra për sondazhin/ Muça-Zekthit: Socialistët pritën të punësoheshin

“Votat nuk tregojnë përkrahje për qeverinë”, Zekthi për sondazhin: Njerzit po mendojnë politiksht

Shqipëria në drejtimin e duhur? Noto analizon sondazhin: 48% votuan për…

“Opozita është ndarë, po reflekton në sondazh”, Noto-Lubonjës për zgjedhjet:Shqipëria ndikohet nga..

“S’ka të moshuar që thotë u pëmisua jetesa”, debate për sondazhin/ Sulo: Përgjigjen politikisht

Sigurimet shoqërore sot apo 4 vite më parë?/Noto zbulon sondazhin:Sipërmarrësit votuan për përmisim

"Shqipëria sot, apo 4 vite më parë?", debate/ Muça për sondazhin: Shifrat reale,dy realitete ndryshe

“Jetesa në Shqipëri sot në raport me 4 vite më parë?/ Sulo për Notosondazhin: Pyetja politike janë..

“Cilësia e jetës nuk matet vetëm nga kuleta”, Lubonja për sondazhin: Mungon diaspora

Kush qeveris më mirë? Ja çfarë nxorri sondazhi i parë i zgjedhjeve/ Muça: Shifrat optimiste

Beteja PS-PD, çfarë zbuloi sondazhi i parë? Antonio Noto ndan detaje nga votuesit: 58% prej tyre...

Ja si do të funksionojnë kampionet, Antonio Noto zbulon sondazhin e zgjedhjeve

Kush i fiton zgjedhjet? Antonio Noto zbulon metodologjinë e sondazhit të parë Notosondaggi

???? Sondazhi i News24, nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

“Rama në problem me SHBA prej Mc Gonigal”, Zhulali i kthehet Hilës, plasin debatet

“A do të arrijë La Civita të kthejë rrotën?”,Lubonja:S’kam parë asgjë deri tani, nëse bind Rubion...

“Njerzve i shkëlqejnë sytë kur i përmend 200 euro minimum jetik”, Zhulali: Për bukën e gojës...

“Nuk erdha të dëgjoj ty!”, Kaçaj ndez debate/ Zekthi: Opozita i detyrohet shqiptareve

“Erdhi të mundë Ramën e Soros”, Kaçaj për La Civita: Nuk është lobim, por person politik

“La Civita e morëm si strateg”, Zhulali zbulon risitë e fushatës së PD, ja çfarë pritet

"PS duhet të shkarkonte Veliajn"/Kaçaj: Të bënte zgjedhje për bashkinë brenda 45 ditëve

"S'mund të shantazhohet prokurori"/ Zekthi për Veliajn, plasin debate të ashpra me Lubonjën

“Veliajt vetëm 41 biss i mungon”, Hila kapet me Zhulalin: Kreu juaj dilte në ballkon, ka lën nam!

"Veliaj dirigjon nga qelia punët jashtë", Zhulali e ashpër: Ja rreziku i tij për të prishur provat

"Veliaj jepte instruksione si të përgjigjeshin të tjerët në prokurori", Bajrami: Kishte rrezikshmëri

"I dolën dosjet pa shkuar në gjykatë”/ Kaçaj: Ja çfarë ndodhi në rastin e Berishës

"Dokumentet e SPAK, i nxjerr dikush nga brenda"/ Hila: Politike, i pëlqen ballafaqimi mediatik

“SPAK i nxjerr vetë dosjet”/ Lubonja analizon: Ja arsyet, Zekthi: Mund të vriten njerëz nëse del...